E Martë, 12.10.2019, 06:32pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » SHQIPTARËT
 

Pretenca ime për prokurorët e diktaturës Gëzim Peshkëpia Letër të Hapur Uidhërs
E Mërkurë, 12.24.2008, 10:40am (GMT+1)

Nuk e di se sa ia arrita t’Ju përcjell, mençurinë e Patër Meshkallës, mirësinë e At Zefit, tolerancën e Pjetër Arbnorit e të Osman Kazazit, shpirtin e lirë të Genc Lekës e Vilson Blloshmit, trimërinë dhe koshiencën e Xhelal Koprenckës, por jam i bindur se kam folur me të njëjtën gjuhë, me të cilën çdo ithtar i Abraham Lincoln, Thomas Jefferson etj., çdo ithtar i lirisë do të më kuptonte fare mirë. Në këtë ditë vendimtare për demokracinë në vendin tim ata do të ishin përkrah meje në këtë betejë të jetës time! Shpresoj që edhe Ju gjithashtu!

24 Dhjetor - I nderuar zoti Ambasador  Withers, marr guximin t’Ju shkruaj si detyrim ndaj  dhjetëra miqve të mi që nuk jetojnë më, e që jetën, rininë, familjet e tyre i shuan në burgjet e diktaturës komuniste, në kërkim të lirisë dhe demokracisë, me adhurim për fjalën dhe mendimin e lirë. Por mbi të gjitha, Ju shkruaj nën peshën që sjell borxhi që kam ndaj fëmijëve të mi dhe moshatarëve të tyre, të cilët patën fatin e lumtur të jetojnë në liri, por njëkohësisht janë të rrezikuar të pësojnë me naivitet diktaturën nga mosdija e mosvlerësimi i së djeshmes.
Nuk jam i sigurt nëse do të jem në lartësinë e duhur për këtë mision, por di t’Ju them me siguri, se nëse në vendin tim do të kishte qenë Patër Meshkalla, Xhelal Koprencka, Genc Leka, Vilson Blloshmi, Havzi Nela, Pjetër Arbnori, Osman Kazazi etj., do të kishin arritur t’Ju heqin çdo lloj dyshimi se e keqja ende vazhdon të jetë gjallë e që nuk do të kishte krim më të madh se sa mohimi, tolerimi apo ca më keq akoma, se sa iluzioni se në bashkëpunim me të do të mund të ndërtohej një demokraci. Të them të drejtën, nuk u besova syve kur pashë në media titrat që lajmëronin se ambasada e SHBA nuk është dakord me ligjin e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë për “Pastrimin e Figurave”. Së pari, mendova se bëhej fjalë për një lajthitje apo keqpërdorim mediatik, siç ndodh rëndom në Shqipëri, por ende nuk arrij të besoj se përfaqësuesin e vendit në emër të të cilit mbijetuam shpirtërisht për mbi 45 vjet, me ëndrrën për të cilin ndërtonim në mendjet tona, në qelitë e burgut Shqipërinë e ndaluar, nuk e kemi në krah, por përballë, si Zamir Shtyllën, Kosta Gazelin, Nasho Gjinopullin, Fehmi Abdiun, Skënder Brecën, Aranit Çelën e shumë e shumë të tjerë. Ajo që Ju sot e quani “ngutje”, në fakt është një vonesë e pafalshme, jo ndaj meje dhe miqve të mi, por ndaj brezave që po përpiqen të projektojnë jetën e tyre në një Shqipëri demokratike e jo më të ndaluar.  
Kjo gjë nuk do të mund të ndodhte kurrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku respekti për dinjitetin njerëzor, lirinë e mendimit dhe të fjalës, janë më shumë se një nen në Kushtetutë. Kriminelë të tillë nuk do të mund të fshiheshin pas dokumentit më të shenjtë për ju dhe çdo idhtar të lirisë e demokracisë: “Kushtetutës”.
Kam ëndërruar dhe ëndërroj një Shqipëri, në të cilën figura e prokurorit, gjyqtarit e çdo punonjësi të drejtësisë, kalon në sita tejet të imëta përpara se të marrë detyrën.
Ëndërroj një Shqipëri ku si në SHBA, organi më i lartë legjislativ të hetojë në çdo skutë, në çdo ditë të jetës, në çdo thënie e deklarim për cilëndo çështje, të atyre që pretendojnë të japin drejtësi. Në fakt jemi vonë dhe unë sigurisht nuk do të mund të arrij ditën kur si në SHBA, karriera e gjyqtarit, qoftë edhe perfekt në detyrë, varet edhe nga një deklarim pro apo kundër abortit, qoftë ky i bërë edhe në kohën kur ishte adoleshent.
Por unë nuk mund të mos të shoh të realizuar që sot, që tani, një Prokurori të çliruar nga krimbat që na torturuan, një Gjyqësor të çliruar nga krimbat që na vranë, e që një pjesë tonën e lanë edhe pa varr!
Këtë unë duhet ta kem sot, jo thjesht si një satisfaksion moral për vuajtjet e kaluara, por si një pasuri, si një garanci që ua le fëmijëve të mi, që gjaku i gjyshit të tyre, burgu i babait, internimi i familjes së tyre nuk shkuan kot, por shërbeu që ata kurrë më të mos jetojnë me frikën, se krimbat si Zamir Shtylla, Fehmi Abdiu, Skënder Breca do të mund t’u tregojnë se si duhet të mendojnë.
Asnjë prej tyre nuk i ka duart e pastra për të hapur librin e predikimeve, e aq më tepër për të dhënë pretencë “Në Emër të Popullit”. Pretenca ime, në emër të atyre që vdiqën për ajrin e pastër të lirisë, për përkëdheljen e demokracisë, për dinjitetin e mendimit e fjalës së lirë, i akuzon. Varret e tyre pa emër, eshtrat e tyre të shqetësuara kërkojnë drejtësi, jo shpagim.
Për t’u shpjeguar të vërtetën time miqve të mi në Gjermani, ku dhe jetoj prej shumë vitesh, rëndom përdor shembuj nga historia e tyre nën diktaturën hitleriane apo komuniste, si Gestapo, STASI, SS etj., por t’Ju them të drejtën, thellë brenda meje e di se për fat të keq, krahasimi as me këto struktura simbol të anti-humanes nuk mund të bëhet.
Të paktën në këto struktura ka tek-tuk ka edhe raste të shprehjes së pendesës, si ai i nobelistit Gunter Grass, katarsisi i të cilit shtoi një dimension shumë më aktual në pendesën kolektive të gjermanëve. Tek ne, asnjë oficer i Sigurimit të Shtetit, asnjë hetues, asnjë prokuror apo gjykatës nuk ka marrë mundimin të kërkojë falje. Përkundrazi, në këmbim kanë marrë dekorata mirënjohjeje, pozicione kushtetuese e nderime të tjera nga … shteti demokratik.

 I nderuar zoti Ambasador Withers,

Tek Ju shkruaja këto radhë, në mendje më rrinte porosia e mikut tim At Zef Pllumi: “Rrno për me tregue”.
Me thjeshtësi, përulësi e përvuajtje françeskane ai na e la këtë si amanet, ne bashkëvuajtësve të tij; si dëshmi, fëmijëve tanë dhe brezave që vijnë; si detyrim kujtdo që në këtë vend përpiqet për demokraci e dinjitet njerëzor.
Nëse ky ligj i miratuar më parë në vitin ’95 e i abroguar në vitin ’97, nuk do të ishte miratuar dje nga Kuvendi i Shqipërisë, do të më vinte turp prej fëmijëve të mi, që edhe sot pas 18 vitesh, ky shtet ruan të njëjtën armiqësi ndaj meje dhe kujtimit të heronjve të lirisë. Borxhi ndaj tyre nuk mund të jetë thjesht financiar, për më tepër që ky i fundit kushtëzohet nga mundësitë e kufizuara të shtetit shqiptar. Por çfarë justifikimi mund të gjendet për të argumentuar kufizimet që paska për të pastruar sistemin e drejtësisë nga krimbat e diktaturës? Antidoti i diktaturës, Kushtetuta e një vendi demokratik nuk mund të jetë kurrë pengesë!  Nuk e di se sa ia arrita t’Ju përcjell, mençurinë e Patër Meshkallës, mirësinë e At Zefit, tolerancën e Pjetër Arbnorit e të Osman Kazazit, shpirtin e lirë të Genc Lekës e Vilson Blloshmit, trimërinë dhe koshiencën e Xhelal Koprenckës, por jam i bindur se kam folur me të njëjtën gjuhë, me të cilën çdo ithtar i Abraham Lincoln, Thomas Jefferson etj., çdo ithtar i lirisë do të më kuptonte fare mirë. Në këtë ditë vendimtare për demokracinë në vendin tim ata do të ishin përkrah meje në këtë betejë të jetës time! Shpresoj që edhe Ju gjithashtu!
 
Me respekt,
Gëzim Peshkëpia
Ish i burgosur i ndërgjegjes.




Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 

 
VOAL
[Shko lart]