E Premte, 03.29.2024, 12:50pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » SHQIPTARËT
 

Imzot Rrok Mirdita: Të hapen dosjet


E Enjte, 12.25.2008, 10:58am (GMT+1)

" Jam që të ndahet shapi nga sheqeri."

 

25 dhjetor (Voal-online) - Në një intervistë për ALSAT në vigjilje të Krishtlindjeve Imzot Rrok Mirdita mbështeti hapjen e dosjeve. Sipas tij është koha që gjërat të vendosen në vendin që u takon. I pyetur rreth qëndrimit ndaj dosjeve, për çka aktualisht është një debat i gjerë, ai përgjigjet: "Unë uroj  që e gjithë kjo të mos degradojë në diçka që nuk i shërben kësaj shoqërie dhe këtij momenti ku kemi arritur tani, por sidoqoftë të vërtetës nuk duhet t'i ikim asnjëherë. Kjo e vërtetë duhet të zbardhet edhe sepse ata njerëz që kanë qenë viktima e meritojnë një sadisfaksion minimum moral që shoqëria më në fund përmes institucioneve zyrtare e ka njohur atë që ka ndodhur gjatë këtyre viteve. Gjithmonë jo për një hakmarrje, jo për t'ua hapur derën spekulimeve apo përçarjeve në shoqëri. Unë mendoj se është e domosdoshme, nëse me të vërtetë përqendrohet te njerëzit që pretendohet ose që janë në instancat e larta të pushtetit. Më tej ai thotë: " Jam që të ndahet shapi nga sheqeri." I pyetur a mendon se 18 vite më pas shoqëria shqiptare ka arritur të pastrohet sa duhet nga periudha komuniste, ai përgjigjet: "Të them sa duhet nuk e di nuk jam i sigurt. Që ka bërë me siguri që po. Një gjë që është nga bindja ime është ajo që thonë "Fal por mos harro" Mendoj që të gjithë ne nuk duhet të kemi kurrfarë ndjenje urrejtje dhe hakmarrje. Ai që ia do të mirën këtij vendi. Besimi nuk lejon të urresh atë tjetrin, por të duash edhe armikun. Por që të harrohen sikur nuk kanë ekzistuar asnjëherë, atëherë është rreziku që ato mund të përsëriten, jo në të njëjtën formë. Mendoj që populli shqiptar ka provuar më tepër se asnjë komb tjetër në Evropë një lloj degradimi të personalitetit me dhunë. Prandaj t'i vendosim gjërat aty ku u përket të qëndrojnë, dhe duke pasur në vëmendje që të mos biem në të njëjtat gracka." 




Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]