E Premte, 03.29.2024, 12:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » INTERVISTË-PRESS
 

Rasti i kryespiunit të Estonisë ia acaron nervat Natos
E Enjte, 12.25.2008, 11:15am (GMT+1)

The New York Times, 25 dhjetor- Voal-online-  Si një shtet i pavarur shfaqur këtu pas 47 vjetësh të sundimit sovjetik, një oficer i hareshëm dhe i përpiktë i policisë me emrin Herman Simm është graduar sërish e sërish. Nga viti 2001  ai zuri një vend që ia kënaqte ngashënjimin e tij ndaj sekreteve. Si Shef i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë, puna e tij ishte të siguronte gjithë komunikimin e klasifikuar midis Estonisë dhe aleatëve të saj. Dhe hetuesit thonë se ata e kanë kuptuar pse ai ishte aq i interesuar për sekretet: Ata besojnë se ai ai po ia kalonte informacionin për Shërbimin e Huaj Rus të Spiunazhit një agjenti të fshehtë. Personi i kontaktit është identifikuar në dokumente si "Jezus" dhe ka të ngjarë të jetë një qytetar portugez, thotë avokati i  Simm, Owe Ladva. Edhe pse autoritetet nuk kanë thënë se kur besojnë që të ketë filluar spiunimi, dihet se Simm ishte në këtë post në një periudhë kritike, nga 2001 deri më 2006, kur Estonia u bë anëtare e NATO-s dhe zhgënjimi i Moskës ndaj aleancës ushtarake Perëndimore u shndërrua në një qëndrim armiqësor. Ai u arrestua në shtator nën dyshimin për tradhti.

Rasti ka nervozuar NATO-n teksa ajo përgatitet të integrojë më shumë vende të Europës Lindore dikur në kuadrin e shërbimeve sekrete sovjetike. Ishte një tronditje për Estoninë, e cila sfidën ndaj Rusisë e ka bërë aspekt qendror të identitetit të saj politik. Dhe anembanë rajonit ka përhapur frikën se rrjetet ruse të spiunazhit mund të mbijetojnë, në formë të fjetur, madje edhe në nivelet më të larta të qeverisë.

"Rasti Simm është një shenjë e situatës në botën e sotme," tha Jaanus Rahumagi, kryetar i komisionit të mbikqyrjes së shërbimeve sekrete në Parlamentin Eston. "Ndërkohë që e gjithë Europa Perëndimore po mban vemendjen në Lindjen e Mesme dhe në Azi, Rusia është duke ndërtuar një sistem të frytshëm në Europë."

Aleksei Pavlov, një zëdhënës në Kremlin, hodhi poshtë idenë se Rusia po e shton spiunimin dhe tha se Simm "kurrë nuk ka pasur ndonjë lloj lidhjeje me agjencinë qeveritare ruse." Ai shtoi se çështjet e brendshme, përfshirë terrorizmin, janë tani përparësi për Rusinë.

"Nuk është ky tamam rasti ku ne do të jemi duke aktivizuar rrjetin tonë ndërkombëtar," tha ai.

Simm është duke bashkëpunuar me autoritetet estone dhe ka ofruar informacion të dobishëm rrreth spiunimit modern rus, tha Rahumagi. Dhe për personin e kontaktit të tij, ai tha se "aleanca ka kontroll të plotë mbi këtë person dhe unë nuk mund të ofroj tjetër informacion veç këtij".

Gjatë muajve të fundit, Simm iu nënshtrua hetimeve pa praninë e avokatit, me dëshirën e tij për njerëz me të cilët ai është takuar, thotë Ladva. Ai tha se klienti i tij nuk do të bënte komente për akuzat, por bazuar në njohjen e tij ndaj Simm, "është e vështirë të besosh se ai ka komplotuar për diçka në dëm të Estonisë".

Qëllimi për të dëmtuar NATO-n dhe anëtarët e saj nuk është ende i qartë. Një ekip i hetuesve të NATO-s po vazhdon së punuari në Talin, kryeqytetin e Estonisë, duke u përpjekur të përcaktojë se çfarë informacioni shkëmbeu Simm me Rusinë, tha Andres Kahar, një zëdhënës i shërbimit sekret të Estonisë.

Revista gjermane Der Spiegel raportoi këtë muaj se Simm ishte duke ua shitur gjithashtu sekretet shërbimit të huaj sekret gjerman, BND, duke informuar rreth spiunimit të Rusisë në Vendet Baltike.

Kahar thotë se Simm nuk kishte prani në rrjedhat kryesore të informacionit, përfshirë planet e NATO-s për një qendër të mbrojtjes kibernitike vendosur në Estoni, identitetin e agjentëve estonë dhe të huaj të shërbimeve sekrete dhe hollësitë rreth planeve për sistemin mbrojtës raketor në Poloni e në Republikën Çeke.

Një zëdhënës i NATO-s, James Appathurai, nuk do të spekulonte rreth shtrirjes së mundshme të dëmit. Rasti ngre çështje të qarta për aleancën, e cila kohët e fundit mirëpriti Rumaninë e Bullgarinë, po përgatitet të pranojë Shqipërinë dhe Kroacinë dhe ndoshta mund të pranojë Ukrainën e Gjeorgjinë përkundër protestave të Rusisë. Prej vitesh mosbesuesit kanë pyetur nëse ish aleatët sovjetikë dhe ish republikat sovjetike janë të përgatitur të garantojnë inteligjencën Perëndimore.

Estonia ka qenë veçanërisht e kujdesshme, thotë Olga Oliker, një zyrtare e lartë analiste për RAND Corporation., aq sa në vitet 1990 qeveria u ndërtua pothuaj e tëra me njerëz në moshën rreth tridhjetëvjeçare, të cilët më mirë i linin vendet e punës bosh sesa të rrezikonin të punësonin njerëz që kishin lidhje me sovjetikët. "Gjëja më interesante është çfarë rëndësie të madhe ka për të gjitha vendet postsovjetike përfshirë Rusinë që të mendojnë sa më thellë për ata të cilëve do t'iu besojnë?" thotë. Oliker.

Rahumagi, kryetari i komisionit parlamentar për shërbimet sekrete, thotë se ky rast do të jetë fillimi i një ere të re në shërbimin eston të sigurisë.

"Nëse Rusia la këtu lidhjet e KGB-së së vjetër, të gjithë tani e dinë se ato lidhje do të ringjalleshin, për shkak të Simm," thotë ai. "Hija pas rastit Simm është një hije shumë e madhe."

Një burrë shumë i sjellshëm nga ata që nuk harrojnë kurrë të sjellë lule kur gratë në zyrë kanë ditëlindjen Simm ishte mes pak zyrtarëve të cilët e mbijetuan tranzicionin e Estonisë pas pavarësisë. Një oficer policia me akademi sovjetike të mbaruar në Moskë, Simm ishte në të 40-tat kur u largua nga Bashkimi Sovjetik, shumë më i vjetër se partnerët e tjerë në qeverinë e tij.

Disa e mendonin atë si patriot, për shkak të një episodi në të kaluarën e tij. Më 15 maj 1990, kur një turmë prosovjetike u përpoq të merrte nën kontroll Parlamentin, Simm u plagos tek përpiqej ta mbronte ndërtesën.

Pas një qëndrimit të shkurtët si shef i forcës policore të Estonisë, Simm us transferua në Ministrinë e Mbrojtjes. Më 2001 ai u caktua drejtor i Shërbimit Kombëtar të Sigurisë.

Ai është i njohur si pedant ndaj rregullave, tejet serioz në trajtimin dhe ruajtjen e çdo dokuemnti. Ai shpesh iu thoshte se kolegëve se e ndjente se ishte duke u përgjuar dhe duke u ndjekur.

Më 2006, Jurgen Ligi, në atë kohë Ministër i Mbrojtjes, e largoi Simm nga kreu i Shërbimit Kombëtar të Sigurisë, duke e marrë atë këshilltar. Ligi thotë se e mori vendimin ngaqë kishte dyshime në "karakterin, profilin dhe aftësinë" e Simm, por jo për shkak të mosbesimit ndaj tij.

Jaak Aaviksoo, Minstri aktual i Mbrojtjes, thotë se beson që Simm i ka bërë dëme të konsiderueshme Estonisë. Ai thotë se hetimet energjike që çuan në arrestimin e Simm do ta rritin besueshmëinë ndërkombëtare të Estonisë.

Prapë ai thotë se ndjesia e një tradhtari të brendshëm është tejet e dhimbshme për shumëkënd që ka punuar me Simm.

"Përballimi i një tronditje psikologjike është pjesë e problemit," thotë Aaviksoo. "Kthimi i klimës normale të punës është një ushtrim i vështirë."/Voal-online.

 

 




Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]