VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - RIKI MARTIN MBRET I PASHFRONËZUESHËM I MUZIKËS LATINE POP

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 08:15am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » HOLLYWOOD
 

RIKI MARTIN MBRET I PASHFRONËZUESHËM I MUZIKËS LATINE POP
E Premte, 12.26.2008, 11:37am (GMT+1)

Këngëtari i famshëm i muzikës, Enrique Jose Martin Morales IV, njohur në mbarë botën si Ricky Martin, lindi më 24 dhjetor 1971, si nesër tridhjetë e pesë vjet më parë, në San Juan, Puerto Rico. Ai është konsideruar ylli më i madh i muzikës latine pop dhe si këngëtari që ua hapi dyert në botën anglishtfolëse disa prej këngëtarëve të tjerë të suksesshëm të stilit hispanik si Enrique Iglesias, Shakira dhe Juans. 

Ricky filloi qëkur ishte i vogël, gjashtë vjeç, të shfaqet në spotet publicitare të televizioneve lokale. Në vijim, pati tri pjesëmarrje në grupin e djemve, boy band, "Menudo", para se të fitojë një spot televiziv më 1984. Pesë vjet rresht, me grupin "Menudo", Ricky Martin shëtit botën dhe këndon në gjuhë të ndryshme. Kur ishte tetëmbëdhjetë vjeç (mosha maksimale për të mbetur në grupin e krijuar në tavolinë nga industria e regjistrimeve muzikore ), rikthehet në Puerto Rico, në kohën e duhur për të përfunduar shkollën e lartë dhe për t'u nisur për në Nju Jork, ku të përpiqej të afirmohej si këngëtar solist. Debutimi i tij nën këtë petk, me albume single, është ai i vitit 1988 dhe mban etiketën "Sony Latin Division", vazhduar më 1989 nga një përpjekje tjetër me titullin "Me Amaras". Ai regjistron albumin e tij të parë me përmmbledhje këngësh, Ricky Martin, në vitin 1991 - i cili përfshin këngën hit "Fuego Contra Fuego". Albumi shiti mbi 500000 kopje në mbarë botën.

Udhëton përgjatë Meksikës i ftuar në manifestime të panumërta muzikore. Rasti e çon të ketë një rol si këngëtar solist në një telenovela në gjuhën spanjolle (është viti 1992). Telenovela e bën atë kaq popullor sa detyrohet ta riinterpretojë rolin në një version kinematografik të serialit. Në vitin 1993 nxjerr albumin e dytë me përmbledhje këngësh, "Me Amaras", i cili shiti mbi një milion kopje. Po atë vit Ricky është në Los Anxhelos ku ai bën debutin e tij amerikan në një serial të situatave komike (sit-com ) të televizionit NBC. Është një periudhë e mrekullueshme për të. Gjatë gjithë vitit 1995 ai luan në një serial të përditshëm soap opera, me tema nga jeta e rëndomtë e shoqërisë, në televizionin ABC, "General Hospital", e në vitin 1996 merr pjesë në prodhimin e teatrit Broadway të "Les Miserables".
Ndërkohë që është aktiv në frontin e karrierës si aktor, ai nuk harron pasionin e tij për këngën, duke vazhduar të realizojë albume dhe duke kënduar drejtpërdrejt në skenat e koncerteve. Fillon të jetë tejet i njohur në vendin e tij Puerto Rico dhe në mbar popujut latino-hispanikë për të gjitha veprimtaritë e tij. Albumi i tij i tretë "A Medio Vivir" dalë më 1997, po atë vit kur zëri i tij do të ishte në versionin spanjoll të filmit animativ Disney, "Hercules". Albumi i tij i katërt, "Vuelve", realizuar më 1998, përfshin këngën e suksesshme single, "La Copa de la Vida" (Kupa e Jetës ), këngë të cilën Ricky do ta këndonte në edicionin e vitit 1998 të Kupës së Botës në Futboll, luajtur në Francë (e ku është realizuar pjesa e një spektakli i cili do të dërgohej në mbarë planetin ). Kënga do të dilte në krye të klasifikimeve muzikore në 90 vende të ndryshme, duke u bërë një nga hitet më eksplozive të të gjitha kohërave. Albumi "Vuelve" do të shiste mbi tetë milionë kopje.

Tashmë famoz në gjithë globin jo vetëm për bukurinë e tij të jashtëzakonshëm dhe për talentin e kërcimit artistik, por edhe për energjitë e pashtershme që transmetonte  ai tek shikuesit, Ricky do të ketë një numër tejet të pallogaritshëm adhuruesesh fanatike të të gjitha kateogirve dhe moshave. Në kulmin e këtij popullariteti, në shkurt të vitit 1999, ai do të jepte një koncert vullkanor, me titullin "La Copa de la Vida" në Los Angeles's Shrine Auditorium, ku bëhen ceremonitë e përvitshme të dorëzimit të Grammy Awards, pak para se të merrte çmimin si "Artisti më i mirë latin", pikërisht për albumin "Vuelve".

Pas arritjes së kulmit të sukseseve me albumet spanjisht për vite të tëra, Martin përgatitit albumin e tij të parë anglisht. Albumi pati përkrahjen e disa prej producentëve më të shquar të industrisë muzikore, si Desmond Child, Dianne Warren, William Orbit dhe miku i tij i një kohe të gjatë, që nga fëmijëria (producenti dhe këngëtari ) Robi Draco Rosa. Gjithashtu albumi pati mysafirë spcialë, si Mbretëresha e Muzikës Pop, Madonna (në duatin spanjisht-anglisht "Be Careful (Cuidado con mi Corazón)" Ki shumë kujdes ) dhe Meja (në këngën single të albumit të tij të quajtur "Private Emotion" ). Kënga single më e hatashme dhe më e paharrueshme ishte "Livin La Vida Loca", e cila do të bëhej hit kolosal, duke arritur Numër 1 në vende të ndryshme të kontinenteve të ndryshme, përfshirë SHBA, Britani, Argjentinë, Australi, Brazil, Francë, Greqi, Indi, Izrael, Itali, Japoni, Guatemalë, Meksikë, Rusi dhe Afrikën Jugore. Ky album u bë ndër më të suksesshmit e vitit 1999, duke qëndruar në krye të klasifikimit të SHBA për javë të tëra dhe duke pasur vlerësimin e jashtëzakonshëm të kritikës. Ky album shiti më shumë se 17 milionë kopje, duke e bërë atë fenomenin e muzikes pop latine në gjithë planetin.
Menjëherë pas kurorëzimit me çmimet Grammy, Ricky Martin është imponuar përfundimisht jo vetëm si sex symbol, por edhe si përfaqësues i padiskutueshëm i kulturës latine dhe të mënyrës së shfrenuar të gëzimit të jetës. Jo rastësisht, albumi i tij "Livin' La Vida Loca" (që do të thotë në shqip "Jeto çmendurisht, në mënyrë të trënuar" ), është një himn i kësaj filozofie. Ricky Martin, në kontekstin e kësaj atmoisfere, është shfaqur edhe në ballinën e parë të Time Magazine, një tjetër konfirmim i mbretërimit të tij të pashfronëzueshëm në kulturën pop latine të përhapur tashmë kudo.
Në nëntor të vitit 2000 ka realizuar "Sound Loaded", një paraprirje e albumit të mëvonshëm me përmbledhje këngësh. Kënga single "She Bangs" ia ka dhënë këngëtarit tri kandidatura të tjera për çmimet Grammy si artisti më i mirë mashkull dhe ka çuar në delir, edhe një herë tjetër, adhuruesit e tij tejet të veçantë. Në vitin
2001, Martin nxori albumin Spanish Greatest Hits ku përfshihej kënga La Historia, e cila arriti Numër 1 në Latin Charts dhe qëndroi në atë poitë për pesë javë rresht. Po atë vit nxori hitet më të mira të tij anglisht The Best of Ricky Martin.  Në vitin 2003, Martin nxori një album të ri spanjisht Almas Del Silencio. Kënga single e këtij albumi "Tal Vez" ishte Numër 1 në Latin Charts dhe qëndroi atje për 12 javë rresht. Albumi shiti më shumë se 4 milionë kopje.

Më 11 tetor 2005 Martin nxori albumin tjetër anglisht, parin pas Sound Loaded të vitit 2000 dhe albumin e dhjetë të karrierës së tij. Shumë nga këngët e albumit, quajtur Life, ishin bashkëshkruar nga Martin. Ai e ndjen se ky album është një nga më personalët e jetës së tij.

Kënga e parë single e albumit ishte "I Don't Care"/"Qué Más Da," Nuk dua t'ia di ) ku këndon me Fat Joe dhe Amerie. Pas suksesit të kësaj kënge, Martin shpalli turin e tij të koncerteve latinomaerikan, të quajtur Una Noche Con Ricky Martin, për të mbështetur albumin e tij Life. Pastaj nxori këngën tjetër single "It's Alright - Spanish Version: Déjate Llevar). Një tjetër version shoqëruar nga këngëtari francez hip-hop Matt Pokora.

Ricky Martin këndoi në 2006 Winter Olympics Closing Ceremony në Torino. Pak ditë më vonë shpalli pjesën e dytë të turit botëror (në Europë dhe Afrikë ) quajtur One Night Only/Una Noche Con Ricky Martin World Tour.  Turi filloi më 21 prill në Mançester dhe përfundoi më 3 qershor në Tel Aviv. Pastaj këndoi në World Cup Fan Party në Berlin (Brandenburger Tor) më 7 qershor 2006, dhe pastaj dha disa koncerte në botën arabe, sipas premtimit që ia kishte dhënë Mbretëresh Nur të Jordanisë. Gjatë kësaj kohe ai regjistroi versionin arabisht-spanjisht të këngës "Drop it On Me" me këngëtarin yll të muzikës pop arabe Cheb Mami. Deri tani Ricky Martin ka shitur mbi 55 milionë albume dhe 8 milionë single në mbarë botën. Prej katër vjetësh ai aktivizohet në veprimtari bamirëse si "Pedriatic AIDS Foundation", "Carousel of Hope" dhe "Rainforest Foundation".

Jeta personale e Ricky Martin është shumë e pasur. Ai është përcaktuar si njëri nga 50 më të Bukurit e Botës nga Revista People dhe People në Spanjisht në vitin 2000 dhe 2006. Në të shkuarën Ricy pati një lidhje dashurie të gjatë me yllin e TV Meksikan, Rebecca de Alba një histori që zgjati me të përpjeta dhe të tatëpjeta për 14 vjet, por me daljen e Albumit "Life" Ricky Martin deklaroi se ata i kishin prerë lidhjet me njëri-tjetrin përfundimisht.

Gjatë periudhës kur doli me albumin  Livin' la Vida Loca, jeta personale Martin u përfol pa fund përsa I përket orientimit të tij seksual. Më në fund në një intervistë tek Plus 7 Days ai tha:  "Unë jam një njeri modern që e jetoj jetën dhe e perceptoj atë pa tabu, për mua tabu është vetëm aktiviteti kriminal, por unë nuk jam homoseksual. Unë jam një burrë normal që i do gratë. Unë jam me gjak të nxehtë me prejardhje nga Porto Riko dhe kurrë në jetën time nuk kam pasur tërheqje fizike për një burrë."Në Gusht të 2008 Ricky Martin u bë baba binjakësh, ardhur në jetë përmes metodës "surrogate motherhood", që do të thotë përmes një amësie surrogato. Në 10 Dhjetor  2008 Ricky Martin i tregoi revistës People se djemtë e tij quhen Matteo e Valentino.Më 12 dhjetor revista "Hola" e publikoi atë bashkë me binjakët.

Ricky Martin ka pasur edhe një angazhim të plotë në jetën politike. Në vitin 2001 ai ishte ftuar në festën inaguariale të Presidentit Xhorxh W.Bush. Ai e ftoi Presidentin e sapozgjedhur që të ngjitej në skenë dhe fotot pastaj pushtuan botën duke u keqinterpretuar nga mediat antiBush. Në fushatën presidenciale të 2008, Ricky Martin mbështeti Hillary Clinton. Ai mbetet mbreti I muzikës pop-latine.

Elida Buçpapaj



Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]