VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Policia serbe arrestoi në Preshevë 10 shqiptarë

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 03:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » SHQIPTARËT
 

Policia serbe arrestoi në Preshevë 10 shqiptarë
E Premte, 12.26.2008, 06:03pm (GMT+1)

26 dhjetor (Voal-online) Radio Evropa e Lirë bëri të ditur se autoritetet e Serbisë kanë arrestuar të premtën dhjetë shqiptarë, të dyshuar se janë të përfshirë në vrasje dhe rrëmbime në Kosovë në vitin 1999, ka njoftuar zyra e prokurorisë së Serbisë për krime të luftës. Një zëdhënës i prokurisë së Serbisë për krime të luftës tha se  "Prej qershorit 1999 e deri në tetor të vitit 1999, ata ishin të involvuar në së paku 51 vrasje dhe 159 rrëmbime në qytetin e Gjilanit në Kosovë." Sipas tij "të gjithë ata ishin anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës".
Më tutje ai tha se "aksioni ishte përgatitur në katër muajt e fundit" dhe shpjegoi se disa të arrestuar nuk kanë jetuar në Serbi, por kishin ardhur për ta kaluar Vitin e Ri me familje. Nga ana tjetër, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, vlerësoi sot se arrestimet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk çojnë kah stabilizimi i situatës në këtë rajon. Ai tha se "ishte absolutisht e panevojshme që në aksionin e arrestimit të marrin pjesë më se 100 pjesëtarë të xhandarmerisë, me bllokim të rrugëve dhe me keqtrajtimin e banorëve".  Ai tha se "dikujt i duhet që në jug të Serbisë, kohë pas kohe, të ngritët temperatura, për ta arsyetuar përdorimin e xhandarmerisë". Deputeti Riza Halimi më tutje tha se "absolutisht kjo nuk është në rregull dhe nuk i kontribuon stabilizimit të këtij rajoni". Halmi gjithashtu theksoi se aksioni i arrestimit ishte realizuar me shumë tejkalime të autorizimeve zyrtare, me ç'rast është rrahur një i ri dhe "ka pasur provokime policore të pjesëtarëve të xhandarmerisë".




Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]