E Hënë, 12.09.2019, 12:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » SHQIPTARËT
 
Selimi: TMK po i lëshon vendin FSK
E Shtunë, 12.27.2008, 12:06pm (GMT+1)

Forca e Sigurisë së Kosovës parashihet të jetë operacionale deri në mesin e vitit 2009, tha komandanti i emëruar i kësaj Force, gjenerallejtënant Sylejman Selimi. Ai tha se shpërbërja e TMK-së do të jetë e dhimbshme për faktin se të gjithë pjesëtarët e saj nuk do të mund të përfshihen në FSK.

-

Evropa e Lirë - Pas gati një dekade të funksionimit, Trupat Mbrojtëse të Kosovës do të shpërbëhen për t’i lëshuar vendin formimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, tha sot komandanti aktual i TMK-së dhe komandanti i ardhshëm i FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi. Në një vlerësim të punës së TMK-së dhe procesit të formimit të FSK-së, Selimi tha se Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë një forcë profesionale, e aftë dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve. Gjenerali Selimi tha po ashtu se shpërbërja e TMK-së nuk është aq e lehtë, për faktin se një pjesë e këtyre trupave nuk do të mund të jenë pjesë e FSK-së, e cila do të ngritët mbi kriteret e NATO-s.
Ne jemi në prag të përfundimit të misionit të TMK-së dhe ky mision do ta mbyllë thuajse një dekadë të sukseseve në vazhdimësi, të cilat i ka pasur, dhe shumë shpejt do të fillojmë me ngritjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ky është një proces jo i lehtë për pjesëtarët e TMK-së, duke ditur faktin se të gjithë pjesëtarët e TMK-së nuk do të mund të jenë në Forcën e Sigurisë dhe kjo pak na bën që të mos e ndjejmë veten komod, të mos e ndjejmë veten mirë. Mirëpo, bashkërisht me institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare, të cilat edhe i kanë dhënë zotimet, ne besojmë dhe jemi të bindur që i tëri ky proces do të kalojë në formën më të mirë të duhur”, ka thënë Selimi
Gjenerali Sylejman Selimi shprehu besimin e tij se FSK-ja do të jetë funksionale deri në mesin e vitit 2009. Ai tha se formimi i Forcës së Sigurisë në këtë fazë nuk do ta zbehë rolin që ka KFOR-i në Kosovë.
Ne jemi në proces, nëse flasim për vitin që po hyjmë, nuk besoj që do ta minimizojë rolin e vet KFOR-i në Kosovë. Ka edhe ai planet e veta, planet afatgjate. Unë jam i bindur që FSK-ja do të jetë në kuadër të përgjegjësive dhe ligjit, që të jetë sa më funksionale dhe sa më shpejt ta ketë rolin e vet operativ”, tha Selimi.
Forca e Sigurisë së Kosovës parashihet të ketë 2 mijë e 500 trupa të rregullta dhe 800 rezervë. Kjo Forcë do të pajiset me një armatim të lehtë dhe do të jetë e mbikëqyrur nga NATO-ja. Ndërkohë që një pjesë e TMK-së që nuk do t’i përmbushë kriteret për t’u integruar në FSK, parashihet të pensionohet apo të përfshihet në punë tjera institucionale.
Qëndrimi i Qeverisë së Kosovës është që asnjë prej pjesëtarëve të tashëm të TMK-së të mos mbetet pa përkujdesje institucionale. Kurse, përfshirja në FSK do të kërkojë respektimin e kritereve që parashihen edhe për forcat tjera që veprojnë në kuadër të NATO-s. Si e tillë, FSK-ja shihet nga kosovarët edhe si bërthama e ushtrisë së ardhshme të Kosovës./Voal-online.

 




Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 

 
VOAL
[Shko lart]