VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 10 shqiptarët e Preshevës 30 ditë arrest

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 02:01pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » SHQIPTARËT
 
10 shqiptarët e Preshevës 30 ditë arrest
E Martë, 12.30.2008, 09:28am (GMT+1)

Voal-online - Një gjykatë e Beogradit urdhëroi që një grup shqiptarësh të dyshuar të mbahen nën arrest për 30 ditë ndërsa autoritetet hetojnë dyshimet për përfshirjen e tyre në vrasje, përdhunime dhe tortura gjatë konfliktit të viteve 1990. Një zëdhënëse e gjykatës për krimet e luftës tha se arrestimet u urdhëruan sot për shkak të peshës së akuzave dhe për shkak se të dyshuar konsiderohen të rrezikshëm për tu arratisur. Policia serbe arrestoi 10 burrat të premten në Preshevë. Autoritetet thanë se të dyshuarit kanë qënë anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kryetari i parlamentit të Kosovës kërkoi të shtunën lirimin e menjëhershëm të tyre. Jakup Krasniqi i quajti arrestimet një provokim ndaj qeverisë së Kosovës. Në Shqipëri, Ministria e Jashtme shprehu sot shqetësim për gjendjen në Luginën e Preshevës duke theksuar se përdorimi disproporcional i dhunës të bën të dyshosh se arrestimet kanë prapavijë dhe paragjykime etnike.  Tirana u bën thirrje autoriteteve ndërkombëtare të vëzhgojnë situatën në Luginën e Preshevës. 




Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]