E Hënë, 07.22.2019, 12:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » SHQIPTARËT
 
Dimri arktik paralizon verilindjen dhe juglindjen e Shqipërisë
E Djelë, 01.04.2009, 12:34pm (GMT+1)

4 janar (Voal-online) - Bora nuk resht prej më shumë se 24 orësh. Kjo vazhdon të krijojë vështirësi në zonat veriore, verilindore dhe lindore të Shqipërisë. Dhjetëra  komuna dhe fshatra janë izoluar nga dëbora dhe vuajnë nga mungesa e energjisë. Mjetet borëpastruese po punojnë të mbajnë të hapur akset nacionale, ndërsa akset rurale janë të bllokuara.

Nga Puka bëhet e ditur se 16 udhëtarë të një furgoni të linjës Bajram Curri- Tiranë janë shpëtuar nga forcat policore. Prej orës 22.00 të mbrëmjes së të shtunës ata ishin bllokuar në vendin e quajtur Përroi i Plepit dhe nuk mund të kalonin Qafën e Malit, për shkak të një orteku. Pas alarmit të dhënë nga pasagjerët janë vënë në lëvizje të gjitha strukturat vendore. Forcave policore i është dashur të ecin në këmbë për orë të tëra pasi reshjet e pareshtura të dëborës bllokonin këtë aks nacional. Vetëm rreth orës 08. 30 minuta është bërë e mundur lirimi i rrugës dhe furgoni të vazhdonte udhëtimin drejt Tiranës. Zona fshatare vazhdojnë të jenë të bllokuara, ndërsa rrugët Qafë Mali- Fushë Arrëz dhe segmenti Shkodër- Pukë qarkullimi është i vështirë dhe i kalueshëm vetëm me zinxhirë. Komuna Blerim është pa energji elektrike për shkak të defekteve në rrjetin elektrik. 

Edhe në Mirditë janë bllokuar të gjitha komunat. Më problematike janë komunat Fan, Orosh. Aksi nacional Tiranë- Rrëshen- Kukës- është i kalueshëm vetëm me zinxhirë. Firmat e mirëmbajtjes po marrin të gjitha masat për të mos lejuar bllokimin e këtij aksi nacional. Në ndihmë të mirëmbajtjes janë vënë në dispozicion edhe mjetet borëpastruese të firmës Bechtel Enka e cila po ndërton aksin Rrëshen- Kalimash. 4 maune janë bllokuar dhe nuk janë lejuar të lëvizin për shkak se mund të bllokojnë qarkullimin rrugor. Aksi Rrëshen- Lurë, i pakalueshëm
 Në qarkun e Shkodrës problematike janë zonat malore, ndërsa bora ka shtruar edhe qytetin e Shkodrës. Në Malësinë e Madhe akset që të cojnë në Vermosh dhe Theth janë të pakalueshme nga dëbora e cila i kalon 50 centimetra dhe akulli. Në Malësinë e Madhe janë bllokuar komunat e Fierzës, Iballa, Shllaku dhe Dukagjin.
Më problematike është zona e thellë malore e Vermoshit. Mbi 2200 banorë janë të izoluar nga dëbora. Problematikë është mungesa e shërbimit mjekësor. Ndërsa në zonën e Kelmendit, situata është paralajmëruar dhe janë marrë të gjitha masat.
Qyteti i Lezhës prej 12 orësh është pa energji elektrike. Sipas Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes janë dëmtuar dy linja 110 kilovotëshe dhe po punohet për riparimin e tyre. 
 Sipas tv NEWS24 i gjithë qarku i Dibrës është paralizuar nga reshjet e dëborës, trashësia e së cilës arrin deri në 1 metër në zona të thella malore. Fshati Selitë dhe komuna Komesi janë të bllokuara tërësisht. Problematike është dhe komuna e Ostrenit.
Në rrethin e Bulqizës shumë fshatra janë të izoluara totalisht nga dëbora, ndërsa kalimi në akset nacionale është i mundur vetëm me zinxhirë. 
Dëbora vazhdon pa reshtur prej 48 orësh në Tropojë. Në qytetin e Bajram Currit trashësia e saj arrin në 35 cm. Në komunën e Kërnajës dëbora arrin në 1 metër ndërsa në Valbonë arrin deri në 1.5 metër. Dëbora vazhdon të bjerë pareshtur cka vështirëson situatën dhe qarkullimin rrugor në akset rrugore nacionale dhe rurale të këtij rrethi. Të gjitha rrugët rurale janë të pakalueshme, ndërsa Bajram Curri- Qafë Mali dhe Bajram Curri- Qafë Morinë janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. 
Reshjet e dendura të dëborës në qytetin e Kukësit, aktualisht kanë krijuar një trashësi prej rreth 40 centimetrash, ndërsa në zonat mbi 700 metër trashësia e dëborës ka arriur në mbi 1 metër. Nga 14 komunat e rrethit të Kukësit 9 prej tyre janë të bllokuara nga dëbora që vazhdon pa reshtur prej 48 orësh. Në disa prej tyre si në Arrën, Grykë Cajë, Kalis, Zapod trashësia e dëborës i kalon 1. 5 metra. Reshjet po vazhdojnë me një dendësi të madhe duke rritur nga momenti në moment trashësinë e duke vështirësuar mbajtjen hapur të akseve rrugore.  Aksi Morinë- Kukës - Qafë Shllak është i kalueshëm me shumë vështirësi për shkak të dëborës që kalon 1 metër. Në ndihmë ka ardhur edhe një borëpastruese e forcave të ushtrisë nga Tirana.
Në segmenti kryesor rrugor që lidh Kosovën me Shqipërinë janë përqëndruar të gjitha forcat për mbajtjen hapur të këtij aksi. Trashësia e dëborës ka arritur në mbi një metër ky aks rrugor është i kalueshëm në një drejtim nga mjetet duke përdorur zinxhirë. Nga drejtoria rajonale i ndërmarrjes së mirëmbajtjes së rrugëve mësohet se po punojnë pa ndërprerje 3 borëpastruese dhe një kamion 24 tonësh për hedhjen e kripës. Po ashtu në aksin rrugor Kukës - Domaj, po punon një borëpastruese dhe një kamion 12 tonësh për hedhjen e skorjes e kripës. Aksi rrugor Kukës - Shishtavec, aktualisht është i pakalueshëm, ndonëse 3 mjete kanë lëvizur, por janë bllokuar në afërsi të Topojanit, rreth 16 kilometra larg Shishtavecit, duke i detyruar pasagjerët që këtë segment rrugor ta bëjnë në këmbë. Po ashtu është krejtësisht i bllokuar edhe aksi rrugor nacional Kukës - Peshkopi.
Dëbora ka krijuar vështirësi dhe probleme dhe në zonën lindore të Shqipërisë. Në Qarkun e Elbasanit rruga nacionale që lidh Tiranën me Maqedoninë dhe Korcën paraqet probleme në Qafë Thanë dhe Qafë Krrabë. Akset Librazhd- Përrenjas- Qafë Thanë qarkullimi është mjaft i vështirë dhe me zinxhirë. Fshatra të thella të këtij qarku janë izoluar nga dëbora. Problematike janë segmentet rrugore që lidhin Elbasanin me rajonin juglindor.
Policia është në gadishmëri dhe po punon për të mbajtur situatën nën kontroll. Firmat e mirëmbajtjes kanë vënë në terren të gjitha mjetet për të bërë të mundur mbajtjen të hapur të akseve nacionale por dëbora që vazhdon të bjerë pa reshtur po i vështirëson punën.


 




Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 

 
VOAL
[Shko lart]