E Premte, 03.29.2024, 12:33pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » INTERVISTË-PRESS
 
Muzgu i oligarkëve të stepës
E Mërkurë, 01.07.2009, 06:15pm (GMT+1)

7 janar (Voal-online) Ditë më parë dukej befasuese që në krye të listës së pronarëve më të pasur të futbollit anglez, botuar në një revistë të atjeshme, nuk ishte më oligarku rus Roman Abramovic, pronari i klubit Chelsea. Ai bie sivjet në vendin e tretë. Kreun e zë tashmë sheiku Mansour bin Zayed al Nahyan nga Abu Dhabi, i cili në shtator 2008 bleu klubin e qytetit të Mançesterit. Ndërsa vendin e dytë e ka zënë industrialisti indian Lakshmi Mittal, i cili bashkë me Bernie Ecclestone dhe Flavio Briatore kanë investuar në klubin londinez Queens Park Rangers.

Pak muaj më parë Abramovic dukej perandori i pashfronëzueshëm i futbollit anglez. Oligarkët rusë dukeshin pronarë të padiskutueshëm të botës. Ata koleksionin vila përrallore, si të një mijë e një netëve, klube të kategorive të parë dhe gra gjithnjë e më njomëzake. Hidhnin miliona në ankandet e së famshmes Christie's me të njëjtën kollajësi që blinin ndërmarrje në të gjitha anët e botës. Tani fati iu është përplasur në fytyrë. Edhe tek oligarkët rusë ka arritur, pa pritur e pa kujtuar, era e akullt e krizës. Naftës dhe lëndëve të para iu ka rënë çmimi, përbërësit kryesorë të pasurive të tyre kanë marrë rrokullimën. Ekonomia ruse është plasaritur. Rënia e bursës, - 70% nel 2008, dhe zhvlerësimi i rublës 12 herë me radhë midis tetorit dhe dhjetorit, ka ripërmasuar thellësit llogaritë e tyre në banka. Institutet e mëdha të kredive ndërkombëtare, të cilat i kishin llastuar miliardierët e lindur e të rritur brenda natës nga hiri i perandorisë sovjetike, kanë ndërruar sjellje. Ato nuk japin më hua. Borxhi i jashtëm i oligarkëve rusë më 2009 është 110 miliardë dollarë, dyfishi i borxhit të jashtëm të Brazilit, Indisë dhe Kinës marrë së bashku.

Kështu që 25 kryeoligarkët e Rusisë kanë kërkuar me urgjencë ndërhyrjen e shtetit për t'i shpëtuar nga fundosja totale. Ky vend që tashmë ka një elitë prej 110 milirdierësh, katërfishin e atyre që i kishte më 2004 nuk ka përjetuar kurrë një panik të tillë.

"Nuk po ua qajmë hallin oligarkëve shkruan Izvetzia ata janë vetëm një bandë kopracësh pa shpirt që janë pasuruar jashtë vendit me paratë e rusëve." Por politika, e cila prej kohës së së privatizimeve të Perestrojkës është lidhur me një fill të dyfishtë me këtë bandë të "dhelprave të Kremlinit,", nuk ka ndenjur durakryq. Moska ha provuar ta mbrojë rublën duke djegur një të tretën (163 miliardë dollarë) të rezervave valutore të grumbulluar falë bumit të shitjes së naftës. Pastaj ka ngritur flamurin e bardhë, duke miratuar me ngut e tërbim një plan shpëtimi prej 200 miliardësh në ndihmë të ndërmarrjeve kombëtare.

Njëqind e sa oligarkët, kanë lënë mënjanë krenarinë, kanë marrë kapelën në dorë dhe iu kanë paraqitur Moskës duke kërkuar ndihmë shtetërore, siç bëhej në BRSS. Dhe Putini, i bindur se s'ka rast më të mirë për t'i futur në dorë qendrat nevralgjike të ekonomisë kombëtare, ka dhënë dritën jeshile për shpëtimin e super të pasurve, duke ua besuar administrimin e VEB, bankës të cilin Kryeministri e ka nën mbikqyrje. Me qëllim që të përfitojë nga rasti, si më 1998, për t'i ndarë të mirët nga të këqinjtë.

I keqi më i pari ishte Vladimir Potanin, 47 vjeç, ish fëmijë i përkëdhelur i rinisë komuniste sovjetike, protagonist atëherë i Perestrojkës, si shumëkush nga kolegët e tij i cili kreu një rrethrrotullim spektakolar ideologjik, duke u bërë  njeriu i 25-të më i pasur i botës me 19,6 miliardë dollarë pasuri. "Kriza aktuale do t'i çojë oligarkët në kapitujt e harruar të historisë ka paralajmëruar në mënyrë profetike numri një i Norilsk, grupit më të madh minerar të vendit, në një intervistë të dhënë në tetor. Ashtu ndodhi. Më 26 dhjetor VEB-i, duke ndërhyrë me një hua të jashtëzakonshme në mbështetje të grupit, ka kërkuar kokën e Potanin, duke e zëvendësuar atë me Alexander Voloshin, as më pak e as më shumë, ish shef i kabinetit të Boris Jelcinit e Vladimir Putinit.

Fati i oligarkisë ruse është gjithnjë në pajtim me luhatjet e aparatit pulsmatës. Mikhail Khodorkovsky e kishte shkallëzuar një vijë përpara me bekimin e Kremlinit, duke arritur në timonin e Yukos (nafta) dhe në cilësinë e njeriut më të pasur të vendit në vitin 2003. Pastaj ka gabuar duke filluar të interesohet për politikën. Një proces për mashtrim, me shumë pika të errëta, ia ka ndërprerë karrierën, duke u dënuar me tetë vjet, të cilët i vuan në Siberi. Ish fizikani bërthamor Oleg Deripaska e sidomos Roman Abramovich, tani i pari herë i dyti ndër të Patokët e Moskës, janë pronarë të një natyre tjetër. Kanë bërë pasur nëpërmjet gabimeve të të tjerëve, kanë qejfe më të padëmshme se politika. E ndoshta jo rastësisht janë oligarkët e parë që kanë marrë ndihmë konkrete nga Putini. Deripaskas i cili në prill zotëronte një pasuri prej 28,3 miliardë dollarësh në fushën e çelikut, gazit dhe të metaleve - i kanë filluar në verë telashet, kur bankat, përballë rënieve të titujve të perandorisë së tij në Bursë, kanë kërkuar të rihyjnë në pjesë të tijat.
Bankave huadhënëse ua ka shitur pjesët e veta (kuotat e aksioneve) në kompaninë kanadeze Magna e në atë gjermane Hochtief, ka vënë në ankand Soyuz Bank e Ingosstrakh, që i interesojnë kompanisë italiane Generali, e i ka mbajtur 25% të Norilsk falë një ndihme prej 4,5 miliardë nga VEB-i. Xhirollogaria e tij në bankë është ripërmasuar, duke rënë në 6,5 miliardë, por ka shpëtuar.
Edhe më mirë kanë shkuar punët deri tani për Abramovich. Në gjashtë muaj ka humbur 20 miliardë, por falë 6,5 miliardëve hua shtetërore ka arritur të ruajë pronësinë në firmat e tij, përfshirë klubin anglez të futbollit Chelsea, për çka në Rusi është thënë gjithmonë se pronar në hije i këtij klubi është Kremlini. Në dyert e VEB-it, për të marrë një gllënjë ajri shpëtimtar, kanë trokitur edhe emra të përmendur rusë në mediat ndërkombëtare. Kanë trokitur, ndër të tjera, pesë familjet ruse, shndërruar në padrone të çelikut sovjetik në epokën e privatizimeve të Jelcinit. Në krizë është edhe uzbeku Alisher Usmanov (Metalloinvest) që ka kërkuar para nga shteti, por që nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kuota e tij e aksioneve në klubin futbollistik Arsenal. "Futbolli është si një femër më të cilën jam dashuruar ka thënë ai me nota romantike nuk është në shitje."

Dikush ka dalë pa u lagur. Si tejet largpamësi Mikhail Prokorov, i cili duke mbllaçitur jo vetëm nga politika po edhe nga financa, ka ikur nga Norilsk në çastin e duhur, bashkë me 10 miliardët e tij para të thata, duke u përgatitur që sot të mbledhë kofshët e shpupluara të kolegëve më pak të zgjuar. Procesi i shpërfytyrimit të botës së praruar të olgarkëve nuk është kurrsesi një proces kalimtar e pa dhimbje as për Rusinë, as për botën. Moska vret mendjen si të ripërmasojë në sistemin e saj industrial hartën e pushtetit të saj të brendshëm. Me një Putin që po bën gjithçka për të dalë fitimtar nëpërmjet ndërhyrjeve për shpëtimin e oligarkëve, është e qartë se çfarë mund të pritet. Prandaj këlyshë si Abramovic e të tjerët tundin bishtin dhe i lëpihen dorës që i ushqen.

 

Elida BUÇPAPAJ



Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]