VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Hollywood versus Woodstock - Daniel Craig kundër Noel Gallagher

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 04:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » HOLLYWOOD
 
Hollywood versus Woodstock - Daniel Craig kundër Noel Gallagher
E Enjte, 01.08.2009, 05:07pm (GMT+1)

Daniel Craig kundër Noel Gallagher 007 kundër Oasis

 

8 janar (Voal-online) Industria e filmit kundër industrisë së muzikës ose Hollywood versus Woodstock, e kanë quajtur mediat deklarimin e aktorit që aktualisht mishëron 007-tën britanik (James Bond), Daniel Craig, se ai është një kitarist më i mirë se lideri i grupit të famshëm britanik të rokut "Oasis" Noel Gallagher. Ai ishte konsideruar si aktori që më mirë mund ta luante në një film kushtuar këtij grupi personazhin e Gallagerit, domethënë personazhin kryesor të filmit. Në një intervistë të dhënë në prag të premierës së filmit të tij të ri "Defiance"

(Përçmimi) aktori shprehej kundër personalitetit të industrisë muzikore, "BANG Showbiz", pse ai nuk donte ta mishëronte Gallagherin: "Jam i bindur plotësisht se unë luaj kitarrë më mirë se ai, prandaj nuk di pse unë duhet ta vë veten në vend të atij." I njohur si adhurues i grupit të rokut "Oasis" ka bërë pastaj një hap prapa, duke thënë: "Ai nuk ma ka kërkuar mua ndonjëherë një gjë të tillë, por nëse do të kërkohej të bëhej ndonjë marrëveshje midis meje dhe atij..." Gallagher para një jave ishte marrë vetë me temën e filmit kushtuar grupit muzikor të cilin e prin: "Nëse ma propozojnë që të bëhet një film për grupin Oasis, atëherë unë do të thoja jo." Pastaj ai ka nënqeshur hidhur: "Nëse do të bëhej një film i tillë atëherë kush do ta mishëronte tim vëlla Liam (Liam Gallagher është vëllai i Noel Gallagher dhe i dyti për nga rëndësia në këtë grup muzikor shënimi ynë)? Gjithsesi unë do të propozoja që këtë rol ta merrte Julian Clary apo ndoshta Jeremy Kyle në rolin e tij të parë kryesor në një film." Ai i gjen të dy të përshtatshëm për të luajtur nën petkun e Liam Gallagherit.

Gjëja më e padiskutueshme është se Daniel Craig sot vlerësohet si aktori aktual më i suksesshëm. Në premierën e filmit "Defiance" ai ishte i shoqëruar nga partnerët në role kryesore Jamie Bell dhe Liev Schreiber duke mos i kursyer fjalët më të mira teksa përshkonte qilimin e kuq i rrethuar nga interesimi i veçantë i mediave. "Çddo histori që ne kemi vënë në qendër të filmit është e bazuar në realitetin burimor," ka thekuar aktori, duke u thelluar më tej në lavdërimet e tij: "Ne ishim më të mirët që mund ta sillnim atë në art. Ne nuk e kemi bërë këtë për paratë, por për artin. Ne u kënaqëm dhe u ndjemë të lumtur. Bënte aq ftohtë gjatë xhirimit sa desh ngrimë."

Woodstock shënon kuptimisht industrinë muzikore, si kundërvënie ndaj Hollywoodit, emri i të cilit ta kujton menjëherë kinematografinë. Ai ishte një festival muzikor i mbajtur në Bethel, në afërsi të Nju Jorkut prej 18 gushtit 1969. Ky festival i dha jetë epokës së "hippie" të viteve 1960 dhe 1970. Tridhjetë e dy muzikanët më të njohur aktualë të kohës morën pjesë në një fundjavë vere të ngarkuar me shi përballë një milionë adhuruesve të pranishëm të muzikës. Edhe pse më vonë janë bërë përpjekje për të realizuar diçka të ngjashme, kjo ngjarje burimore ka mbetur në histori si i pashoq dhe legjendar. Festivali është cilësuar si një nga momentet më të mëdha të historisë së muzikës dhe është renditur në 50 Moments That Changed the History of Rock and Roll (50 momentet që e kanë ndryshuar historinë e rokenrollit) të haruat nga ravista Rolling Stones. Kjo ngjarje është pasqyruar në një dokumentar shumë të suksesshëm, me të njëjtin titull (Woodstock) në vitin 1970.

 

 

 

 

 




Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]