E Martë, 10.15.2019, 06:39am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » INTERVISTË-PRESS
 

Barak Obama: "Mësymja ime shumëpikëshe kundër falimentimit të Amerikës" Intervistë dhënë gazetarit John Hardwood për New York Times e CNBC


E Shtunë, 01.10.2009, 03:06pm (GMT+1)

Intervistë dhënë gazetarit John Hardwood për New York Times e CNBC

 


PYETJE: Duket se paketa juaj e nxitjes së ekonomosë sillet rreth 775 miliardë dollarëve.
BARACK OBAMA: „Kështu është.”

PYETJE: Rreziku është se të bëjë tepër pak…Pse të ndaleni në një shifër si 775 miliardë dollarë? Pse nuk arrini te shifra në 1,2 trilionë dollarë të cilat janë rekomanduar nga ekonomistët? Ndoshta sepse beson që një shifër e tillë të jetë me ngarkesë të tepërt domethënëse politike? Apo mendoni se të shpenzosh më tepër do të ishim më shumë një investim se një nxitje? Apo mendoni se keni gjetur shifrën e saktë që shërben?
BARACK OBAMA: “Mendoj se duhet ta kemi parasysh se çdo ekonomist, konservator a liberal qoftë, në këtë pikë pajtohet me faktin se duhet të kemi një plan të shëndoshjes thelbësore, që të na ndihmojë për t’i dhënë vrull të ri ekonomisë sonë, e cila në periudhë të shkurtër do ta kushtojë shtrenjtë, por do të ishte tejet më e kushtueshme të shikosh ekonominë tek vërtitet në boshësi ashtu siç është duke ndodhur tani.

Kemi dëgjuar të flitet për shuma që shkojnë nga 800 në 1,3 trilionë dollarë dhe ne, nisur nga procesi legjislativ në të cilin ndodhemi e vërteta është se fillojmë nga poshtë, do të veprojmë nga mënyra si do të zhvillohen gjërat. Na shqetëson…”

 

PYETJE: Sigurisht paketa do të shtohet…

BARACK OBAMA: “Hm, ende nuk e dimë. Por çka na intereson më shumë është të jemi të sigurtë që paratë të shpenzohen me zgjuarsi, të ketë kontroll, transparencë. Do t’i përdorim këto para për të ushqyer përkohësisht ekonominë, për të krijuar tre milionë vende pune, por edhe për disa paradhënie për gjëra që duhej t’i kishim bërë tashmë në dhjetëra vitet e shkuara të cilat mund të ndihmojnë për ta bërë ekonominë amerikane më konkuruese.

Të jap ndonjë shembull: ta qartësojmë se do t’i dyfishojmë energjitë alternative, do t’i dyfishojmë ndërtimet dhe sistemet e transportit do t’i bëjmë shumë më frytdhënëse nga pikëpamja energjitike, do t’i shkurtojmë shpenzimet e ndihmës shendetësore duke përdorur teknologji të informacionit shëndetësor, do të ndërtojmë shkolla dhe klasa në lartësinë e atyre të botës, kështu që fëmijët tanë mund të përfitojnë shumë dhe mund të jenë konkurues në ekonominë globale.

Duam të jemi të sigurtë që paraja e shpenzuar të jetë, para së gjithash, e dobishme për të krijuar vende pune, për të stabilizuar ekonominë, por edhe të përdoret me maturi, në mënyrë që kur të dalim nga kjo fazë e vështirë ku ndodhemi, do të shohim një ekonomi më solide, më të mirë dhe më frytdhënëse.”

 

PYETJE: Janë bërë shumë paralelizma midis jush e John F. Kennedy, që ka bërë edhe ai histori: ishte i ri, nga një familje e zëshme dhe në administratën e tij ishte i rrethuar nga mendje të mëdha të dala nga Harvardi. Por në Vitet Gjashtëdhjetë kemi mësuar se më të mirët dhe më inteligjentët jo gjithmonë i parashikonin saktësisht gjërat.

BARACK OBAMA: “Duhet pasur kujdes gjithmonë nga të diplomuarit e Harvardit…të befasojnë gjithmonë!”

 

 

PYETJE: Sa besim keni që plani juaj do të funksionojë vërtetë? Si do të shmangni rrezikun e të qenit tepër besues ndaj tij?

BARACK OBAMA: “Mënyra që kemi zgjedhur është të mos flasim vetëm për dyshimet e zakonshme, por të flasim me njerëz që normalisht nuk pajtohen me mua. Nëse ish këshilltari ekonomik i Ronald Reagan apo ish këshilltari ekonomik i John McCain apo ish këshilltari ekonomik i George Bush të jep një këshill më me vlerë se këshilltarët e Bill Clinton apo të Jimmy Carter, atëherë mund të jesh më i sigurtë se në gjithë spektrin politik ka një pajtueshmëri."

Natyrisht, e gjitha kjo nuk do të arrihet brenda një nate. Situata është komplekse dhe e dimë që, pavarësisht sa do të arrijmë të kuptojmë rreth investimeve dhe përmirësimit, na duhet të bëjmë plot gjëra të tjera për të qenë të sigurtë që ekonomia është në formën më të mirë. Një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të bëjmë është të reformojmë mënyrën me të cilën funksionojnë sistemet tona financiare. Duhet të arrijmë që fluksi i kredive të rifillojë. Kjo do të thotë të rikthejmë besimin, të rikthejmë hapjen ndaj sistemit. Do të thotë që konteksti ynë normativ duhet të jetë i reformuar thellësisht....

Kemi një paketë të mirëfilltë reformash të cilat do t’i shpallim javëve e muajve të ardhshëm. Kjo do të thotë se do të merremi shumë më seriozisht me krizën imobiliare aktuale dhe ta stabilizojmë gjendjen. Do të thotë se duhet të mendojmë si do të sillemi ndaj përgjegjshmërisë fiskale. Ja pse kam shpallur se do të emëroj një titullar të aftë për këtë çështje, i ngarkuar për të bërë realitet zotimin që kam marrë në fushatën zgjedhore për të shikuar rrënjësisht buxhetin federal, rresht për rresht e faqe për faqe dhe për të përcaktuar cilat programe funksionojnë e cilat jo, duke eleminuar për pasojë ato që nuk funksionojnë dhe duke bërë që ato të cilat funksionojnë të funksionojnë edhe më mirë.

Bëhet fjalë për një mësymje në shumë pika përballë këtij falimentimi që jemi duke e përjetuar në këtë moment. Objektivi afatgjatë është të jemi të sigurtë se do t’i shpëtojmë e do t’i mbrojmë vendet e punës, dhe që ndërmarrjet e familjet amerikane të jenë në gjendje të përfitojnë nga fluksi i kredive sërish. Nuk dua t’i zgjeroj përmasat e qeverisë për një kohë të gjatë: parapëlqej që sektori privat të bëjë vetë gjërat që i takojnë atij. Por besoj se do të jetë një pajtueshmëri të njëzëshme midis njerëzve, edhe të atyre që nuk kanë qenë në Harvard, dhe se është e nevojshme të nxitim iniciativa të guximshme tani për të qenë të sigurtë se do të bëjmë gjithçka që të shmangim më të keqen.”

PYETJE: Nuk ju shqetëson ky besim i tepëruar?
BARACK OBAMA: “Jo, madje ndihem i ndrydhur nga sfidat që kam përballë. Por kam besim në një gjë: jam një dëgjues i mirë, jam i zoti t’i sintetizoj këshillat ngado që vijnë nga këndshikime e nga perspektiva të ndryshme dhe do të marr vendimet më të mira të mundshme duke menduar pikërisht se çfarë do të jetë në të mirë të amerikanëve të thjeshtë.

PYETJE: Presidentit Bush i është dashur shumë vjet të përgjigjet ndaj pyetjeve rreth strategjisë së tij të largimit nga Iraku. E njëjta pyetje vlen edhe për ju. Për më tepër ju pyes: cila është strategjia e daljes nga kriza e automobilëve, e sigurimeve, e sektorit financiar? Si do të përcaktosh se kur është koha të mos merresh në periudhat afatshkurtëra? Si do të përcaktosh që programet e tua kanë dhënë rezultate të mira dhe që ka arritur momenti të përqëndrohesh në përgjegjësitë e tua fiskale për një periudhë të gjatë?
BARACK OBAMA: “Duhet të jemi më i qartë se nuk do të veprojmë në faza vijueshmërie, por në faza paralele. Prandaj do të përgatis një buxhet që do t’ia paraqes Kongresit në shkurt dhe ai buxhet do të përmbajë projekime të afateve të mesme, të afateve të gjata ashtu si dhe të afateve të shkurtëra.

Nuk do të presim të kalojnë dy vjet për të filluar të shqetësohemi për atë që duhet të bëjmë për deficitin. Duam t’i shohim të gjitha gjërat që mund të bëjmë gjatë mandatit tim për të filluar të ndikojmë në pakësimin e deficitit. Në thelb, unë besoj që kur do të shoh se sektori privat po e merr veten, kur fluksi i kredive do të arrijë në familjet dhe në ndërmarrjet, kur do të jetë e mundur të blihen automobilë më këste, kur do të jetë e mundur të respektohen afatet e kësteve, kur tregu i punës do të jetë i stabilizuar, atëherë dalëngadalë do të zbrapsemi. Dhe për këtë është tejet e rëndësishme për ne që t’i ndjekim përparimet me vëmendje të madhe.

Por kërkojmë të kuptojmë  se parashikimet më të mira të momentit kanë se, pavarësisht të gjitha përpjekjeve të mëdha që do të bëjmë më tani, do të kemi përpara nesh një periudhë të një papunësie të konsiderueshme. Nuk do të jetë më një numër me dy shifra sikur do të ndodhte nëse nuk do të bënim asgjë…por mund të ndodhë në pjesën më të madhe të vitit të ardhshëm para se të shohim ekonominë të përmirësohet dhe të funksionojë ashtu siç duhet.”

PYETJE: Sipas jush, do të kemi rritje në gjysmën e dytë të 2009?

BARACK OBAMA: “Nuk kam një sferë kristali...por jam besues në një gjë – po të mos bënim asgjë, gjërat do të përkeqësoheshin, madje shumë. Me planin që kemi bërë, gjërat do të shkojnë gjithsesi më mirë se pa të. Jam besues se mund t’i krijojmë ose t’i shpëtojmë tre milionë vende pune.

I kemi humbur të paktën dy milionë. Në fund të kësaj jave mund të lexojmë një raport mbi vendet e punës, nga i cili duket se do të dalë se kemi humbur të paktën edhe një gjysmë milioni të tjera. Nëse fillojmë të shohim se vitin e ardhshëm do të humbasin tr, katër, pesë milionë vende të tjera pune, atëherë do të jemi të qartë se kiemi të bëjmë me një krizë të paparë dhe duhet të ndërhyjmë për ta ndalur këtë proces që tani.

 

PYETJE: Flasim për taksat: kur jemi takuar në qershor ju më thoshit se mund t’i shtyje disa lehtësime të taksave të propozuara për t’i bërë ballë situatës ekonomike. Dimë që në programin tuaj flitet për një shkurtim taksash me vlerë rreth 300 miliardë dollarë, por iu kërkoj: a jeni gati tani për të thënë se nuk do të veproni në heqjen e menjëhershme të rëndimeve fiskale që ua ka vënë Presidenti Bush kontribuesve që fitojnë më shumë se 250 000 dollari e për ta kthyer situatën siç ish deri në fund të vitit 2010?

BARACK OBAMA: “Nuk mund të marr në këtë moment të tillë të marr një vendim kaq të rëndësishëm dhe kaq shpejt, John, por e përsëri se më shqetëson pak nëse ndodh sivjet a vitin tjetër. Gjëja që vlerësoj është të sjell barazi e barabarësi në sistemin kontribues.

Ja pse kemi paraqitur lehtësime të sakta fiskale në përbërje të paketës së propozimeve tona. Plot 95 për qind e familjeve që punojnë do të kenë lehtësime fiskale. Duam të studiojmë edhe mënyra të tjera me të cilat t’ua rikthejmë në xhepa sa më shpejt familjeve pa ardhur koha e deklarimit të sërishëm të të ardhurave, se përndryshe nuk do të kemi atë ndikim nxites që duhet të ketë.

Por duam gjithsesi të jemi të sigurtë se po e mbajmë nën kontroll deficitin. Për njerëz si ti e si unë, që fitojmë më shumë se 200-250 000 dollarë në vit, uljet e taksave që propozonte Bush nuk ishin të nevojshme.... nuk janë as tani të nevojshme dhe prandaj do të bëjmë që të vazhdojnë të jenë pjesë e kodit tonë të dhënieve edhe për një kohë të gjatë.”

 

PYETJE: Nuk di çfarë kini ndërmend me fjalët “kaq të rëndësishëm” e “kaq shpejt”, por më duket se ju nuk do të veproni për t’i bërë ndryshimet këtë vit.

BARACK OBAMA: “Për këtë nuk kam marrë ende një vendim përfundimtar. Për më tepër kjo hyn në gjërat për të cilat duhet të këshillohemi me Kongresin.”

 

 

PYETJE: “Kur jemi tek tema e politikës bipartizane, më duket se së paku për një moment dialogu mes partive është i ndryshëm. Sa llogaritni ju në dialogun bipartizan? A jeni gati të pranoni ide të kundërshtarëve, edhe nëse nuk mendoni se janë ide më të mira?

BARACK OBAMA: “Shiko, unë e shoh këtë kështu: gjëja më e rëndësishme është ajo që jep rezultatin e duhur. Kjo është optika me të cilën e konsideroj çdo gjë. Është krijimi i tre milionë vendeve të punës? Jemi duke u përgatitur? Jemi duke hedhur themelet e një pavarësie energjitike? Jemi duke i pakësuar shpenzimet në ndihmën shëndetësote, të cilat janë të një rëndësie themelore për ta përballur deficitin tonë për një kohë të gjatë? Jemi duke krijuar një sistem arsimor të cilësisë së parë? Këto janë përparësitë e mia absolute.

Pra, unë nuk i përmbahem faktit që Partia Demokratike ka monopolin e ideve të mira. Republikanët kanë shumë çfarë të ofrojnë.

Ajo që do të bëj do të jetë që unë të dëgjoj dhe të mësoj prej kolegëve të mi republikanë. Sa herë të jenë një gjendje të dëshmojnë dhe të parashtrojnë arsye të vlefshme në favor të diçkaje që do të jetë përfituese për popullin amerikan. Unë nuk do t’i shpërfill mendimet e tyre vetëm pse ato nuk i kanë paraqitur më parë demokratët, por i kanë shpallur republikanët.

Natyrisht, do të ketë raste kur do të kemi mospajtime. Nëse dikush më paraqet një projekt me të cilin është i lidhur ideologjikisht, por nuk është në gjendje të më bindë se do të jetë frytdhënës dhe pozitiv për ekonominë, atëherë nuk do ta përfill. Do të ketë edhe raste kur duhet të ndeshemi. Por nga pikëpamja ime unë nuk jam në kërkim të betejave: mua më intereson një bashkëpunim sa më i madh i mundshëm. Do të jem i hapur ndaj çdo ideje që do të më paraqitet.

 
PYETJE: Parashikoni që kuota e lehtësimeve fiskale të planit tënd do të zgjerohet pas këshillimeve me republikanët në Kongres, në momentin kur ju të kërkoni të gjeni përkrahje sa më të madhe për programin tuaj?
BARACK OBAMA: “Qëndrimi që dua të kem ndaj lehtësimeve fiskale është i njëjtë si ai që dua për të zbatuar paketën e investimeve. A bëhet fjalë për para të shpenzuara? Këto janë para të taksapaguesve, të cilat do të rritin deficitin për një periudhë të shkurtër. Po të mos jemi në gjendje t’i justifikojmë, atëherë nuk do të shpenzohen me dhjetëra a qindra miliardë vetëm për të lumturuar dikë. Të njëjtin rregull do të zbatoj edhe për pjesën tjetër.”

 

PYETJE: Të gjithë pajtohen njëzëshëm se sektori imobiliar është në rrënjën e problemit ekonomik të sotëm. A mendin se përparësia më absolute do të jetë ringjallja e sektorit imobiliar, ndoshta nëpërmjet kredive fiskale apo kufizimit të sekuestrimeve?

BARACK OBAMA: “Kur flasim për tregun imobiliar, Këshilli Federal i Rezervave ka bërë atë që mundej për të ulur taksat, kur ishte më e mundshme. Prandaj kemi parë disa aktivitete të rifinancimeve. Kjo natyrisht nuk e zgjidh problemin e rënies së vlerave të ndërmarrjeve imobiliare.

Mendoj se gjëja më interesante, në temën e rënies së këtyre lverave, është shmangia e sekuestrimeve të mëtejshme. Ja pse mendoj se sa midis jesh janë duke paguar një këst…po, me një fjalë ndiheh nganjëherë dikush në vendin tonë duke thënë: Po unë jam qenë përgjegjës, pse duhet t’iu japim ndihma atij që ndoshta ka nënshkruar një këst që nuk i kishte mundësitë për ta paguar?

Kjo është një pyetje që të çon në një qëndrim sipas të cilit nëse shtëpia e fqinjit tënd është duke u djegur, shqetësimi yt i parë duhet të jetë shuarja e flakëve, edhe nëse fqinji yt është përgjegjës. Mendoj se kjo vlen edhe për sekuestrimet. Duhet të ndalim këtë përkeqësim të mëtejshëm të tregut imobiliar. Dhe kjo nis bash me sekuestrimet. Kjo nuk do të thotë se ne nuk mund të japim më ndihmë, të paktën nuk do të jetë e gjitha në formën e ndihmës ndaj kësteve.

Një nga gjërat që janë shumë të rëndësishëm në planin tonë të riinvestimit është të furnizojmë nxitësa për t’i bërë të leverdishme shtëpitë e të gjithë vendit. Bëhet fjalë për një tip investimi afatgjatë që mund të shkurtojë shumë pagesat e energjitike të vendit, duke rritur pavarësinë tonë energjitike, duke reduktuar gazrat serë globale. Pra, siç shihet, janë disa fusha në të cilat mund të bëjmë përparim, duke iu dhënë frymëmarrjen e lirë familjeve, duke iu ndihmuar pronarëve të shtëpive.

Por të merresh me krizat e sekuestrimeve të pasurive të hipotekuara është diçka e absolutisht e domosdoshme. Parashikoj t’i bëj të ditura planet e mia si t’i shmangim sekuestrimet pasi të jem këshilluar me Barney Frank e Chris Dodd, të cilët kanë bërë një punë të mrekullueshme në këtë drejtim, në një periudhë të pacaktuar muajin e ardhshëm ose pas dy muajsh.”

 

PYETJE: Është folur shumë për Larry Summers, ish Sekretar i Thesarit që drejton komisionin tuaj të ekonomisë kombëtare dhe që mendohet të jetë zgjedhur për të zëvendësuar Ben Bernanke si President i Federal Reserve, kur mandati i tij të skandojë më 2010. A keni këtë ndërmend apo synonin të emëroni prapë Ben Bernanke?
BARACK OBAMA: “Larry Summers ende nuk e ka marrë këtë post... Ia kam përmendur emrin, por ende nuk ka nisur punë administrata jonë. Mendoj se është e parakohëshme të spekulloj për emërime të pas dy viteve, në një kohë kur ende nuk e kam skuadrën time gati.”

 

PYETJE: Ma lejoni një pyetje për entin e kontrollit. Jemi sot në një ndërtesë që dikur i përkiste Komisionit të Sigurisë dhe Shkëmbimit. Sa e madhe do të jetë ndërhyrja e reformës së aparatit normativ financiar që ju propozoni dhe mbështetni? Kur do të vihet në jetë? Mendoni se do të jetë nevoja të krijoni një aparat normativ global? Në prill do të merrni pjesë në G-20 në Londër...
BARACK OBAMA: “Kur të jem në G-20 besoj të kem parashtruar qëndrimin amerikan për normativat financiare.
Mendoj se njëfarë koordinimi internacional duhet. Por në moment ne duhet të merremi me veten. Wall Street nuk ka funksionuar si duhet dhe sistemet tona informative të kontrollit nuk funksionojnë siç hamendej se duhe. Prandaj duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të thellë dhe thelbësore.
Duhet ta bëjmë më mirë të zbatueshëm, të ketë kontrolle më të mirë, qartësi më të mirë, transparencë më të mirë. Duhet ta kontrollojmë këtë gjë bashkë me siglat e agjencive të ndryshme dhe të gjejmë mënyra si ta bëjmë të fuknsionojë më frytdhënshëm. Duhet të mos vazhdojmë së copëtuari funksionet e ndryshme në atë mënyrë që kapitali në një formë është trajtuar ndryshe e një një tjetër është trajtuar ndryshe, sepse në këto kohë të tregjeve financiare globale, kapitalet janë të gjitha të kalbshme.

Janë rreziqe sistemore në pritë, qoftë në formë derivatesh, qoftë në formë sigurimesh api depozitash bankare tradicionale. Prandaj duhet ta përditësojmë sistemin tonë për t’iu përgjigjur kërkesave të Shekullit XXI. Kjo është një detyrë për të cilin ekipi im është duke punuar dhe besoj se do ta kemi në një kohë mjaft të shkurtër, një paketë që t’ia paraqesim popullit amerikan në të cilën kam punuar me Barney Frank e Chris Dodd.”

PYETJE: Dick Parsons do të jetë Sekretari juaj i ardhshëm i Tregtisë?
BARACK OBAMA: “Ende nuk kam marrë një vendim përfundimtar mbi të cilin do të zgjedh Sekretarin e ardhshëm të Tregtisë.
Kur ta di unë, do ta dish edhe ti, John.”

PYETJE:  Po Parsons është kandidat?
BARACK OBAMA: “Nuk do të bëj komente për këtë. Dick Parsons është një njeri i zoti, është edhe miku im.”

PYETJE:  Është e besueshme të kesh lënë pas vetes në një periudhë kaq të shkurtër kundërthënieve për zgjedhjne e Leon Panettas si shef të CIA-s? Sa beson se do të jetë e vështirë për ju të kërkoni ta bëni realiteti përkushtimin tuaj deri sa t’i jepni fund koncpetit që Shtetet e Bashkuara pranojnë torturën?
BARACK OBAMA: “Para së gjithash unë nuk kam bërë ndonjë deklaratë zyrtare për Leon Panettan. Kur ta bëj do të jetë ngaqë do të kem diçka për të thënë. Mund të them vetëm se Leon Panetta është funksionar shtetëror i jashtëzakonshëm, që ka një integritet të pakritikueshëm. Është një njeri që ka punuar në nivelet më të larta të sigurisë kombëtare dhe nëse do ta zgjedh mendoj se do të bëjë mrekullisht punën e tij.

Por ka një çështje më të gjerë me të cilën të merrem. Si të fillojmë, si t’i riemërtojmë operacionet tona të inteligjencës? Në CIA, në Departamentin tonë të Inteligjencës Kombëtare janë njerëz të jashtëzakonshëm që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme dhe dua të kenë gjithçka që iu duhet për të punuar në mënyrë frytdhënëse. Dua edhe të jem i sigurtë se të gjithë këta njerëz që punojnë kaq rëndë për ta furnizuar me informacionet më të mira inteligjente aparatin e sigurisë sonë kombëtare, që veprojnë në fshehtësi dhe konform politikave të përcaktuara, të mos gjejnë veten nën reflektorë dhe të mos jenë të akuzuar, apo të mos përfundojnë në mbajtjen e peshës së pasojave të asaj që bëjmë, nëse duam të jetojmë në lartësinëe  idealeve tona dhe të vlerave tona më të larta.”

PYETJE:  Parashikoni se do të jetë e vështirë t’i ndryshoni gjërat?
BARACK OBAMA: “Po.”

PYETJE:  Do të na duhej diçka e saktë të përcaktojmë se çfarë përkufizojmë ne si torturë, nuk besoni?
BARACK OBAMA: “Ma lejoni një shembull. Unë mendoj se kemi disa gjëra që nuk janë të vështira. Ne i përmbahemi Konventës së Gjenevës: kjo s’ka pse të jetë e vështirë. Ne kemi dhënë ndihmesën tonë për ta hartuar. E kemi mbeshtetur e na ka shërbyer mirë. Mendoj se do ta mbyll Guantanamon. Si do ta bëjmë, nuk është e lehtë ta them, sepse ka njerëz që janë të mbyllur atje dhe shumë sish mund të jenë edhe shumë të rrezikshëm. Duhet t’i gjykojmë, para së gjithash, por tani për arsye të rrethanave ku jemi ndodhur prej vitesh, është shumë më e vështirë, sepse provat kundër disave mund të jenë prishur në raport me akuzat që iu janë bërë. Prandaj duhet një rishikim i vëmendshëm i procedurave.

Gjithsesi detyra ime është kjo: asnjë torturë, pranim total i ligjshmërisë, mbështetje totale në Kushtetutën tonë, mbështetje totale në Konventën e Gjenevës. Këto gjëra janë theksuar jo vetëm për të na bërë të ndihemi mirë, por janë koncpetuar për të qenë më të sigurtë se do të vazhdojmë të shpallim se ne kemi një moral solid, të cilin Amerika e përjeton në standardet më të larta. Kjo brenda një periudhe të shkurtër do të na japë përfitime të dobishme, do të na bëjë më të sigurtë.”

PYETJE:  Ju shpesh keni pasur përqasje… apo më mirë, sfidat me të cilat jeni përballur kanë bërë që ju të përqaseni edhe me Franklin Roosevelt...
BARACK OBAMA: “Saktësisht.”

PYETJE:  ... me kohët e përkeqësimit të krizës financiare të Depresionit të Madh. Kur Franklin Delano Roosevelt mbajti fjalën përuruese ai i tha popullit amerikan: “E vetmja gjë së cilës duhet t’i druhemi është vetë frika.”

Më 20 janar kur të mbani fjalimin përurues, besoni se duhet të merrni të njëjtin rol? Ta siguroni popullin amerikan? Si do ta pajtoni këtë mesazh me nevojën për të nxitur urgjencën me të cilën duhen bërë gjërat?
BARACK OBAMA: “Është interesante.... Siç mund ta përfytyroni kohët e fundit kam lexuar një mori fjalimesh përuruese. E kam lexuar edhe fjalimin e parë të Franklin Delano Roosevelt. E vetmja fjali që kujtoj është “E vetmja gjë së cilës duhet t’i druhemi është vetë frika.” Por në fakt fjalimi merrej kryesisht me nevojën për të vepruar, madje sa më shpejt. Pastaj Roosevelt shpjegonte, besoj, natyrën e krizës, qoftë në fjalimin përurues, qoftë në shakatë e tij të famshme pranë vatrës, më shumë se kushdo tjetër.
Kjo është një këshillë që e kam marrë nga një ish president, që më ka thënë: “Barack, pjesë e suksesit tënd dhe të mënyrës si po vepron mirë në moment është se ti nuk flet me terma të përgjysmuar me popullin amrikan, ti i thua gjërat si janë, duke shpjeguar se çfarë është duke ndodhur.” Unë kam besim në popullin amerikan: po t’i flasësh qartë, duke i thënë fjalë për fjalë “Kjo është sfida jonë, kemi ardhur në këtë pikë ngaqë kemi bërë këtë, dhe ky është drejtimi që ne duhet të marrim sipas meje,” atëherë unë jam absolutisht besues se populli amerikan do të jetë në lartësinë e sfidës. Prandaj detyra ime, qoftë në fjalimin përurues, qoftë në muajt pasues, do të jetë thjeshtësisht të shpjegoj sa më ndershmërisht e çiltërsisht të jetë e mundur cilat janë rrethanat, cilat janë idetë më të mia që kemi për t’iu bërë ballë këtyre sidave. Nëse do t’ia dal kësaj, jam i sigurtë se do të jemi të bashkuar për t’i zgjidhur problemet tona.

 

PYETJE:  Qarkullojnë një mori zërash në kulturën amerikane bashkëkohore. Diskutohet për të majtën, të djathtën, në televizion, papushim, e edhe për sistemin financiar. Për ju a është e rëndësishme apo më e rëndësishme të lehtësohesh nga të gjitha këto dhe të vendosësh para se ato të kenë peshë?
BARACK OBAMA: “Unë besoj se është e rëndësishme të mos jetohet në një flluskë. Prandaj duhet të jemi të haour ndaj informacioneve që arrijnë nga jashtë, sidomos ndaj kritikave. Unë e lexoj rrallë shtypin në përgjithësi, por shpesh lexoj shtypin e “keq”, jo pse jam dakord me të, por pse dua të kuptoj në cilat drejtime jam duke vepruar keq dhe ku mund të përmirësohem.”

 

PYETJE:  Deri tani nuk ka artikuj të këqinj për ju…

BARACK OBAMA: “Jam i sigurtë se do të ketë…sa iu përket tregjeve, megjithatë, situata është paksa ndryshe. Për momentin, nisur nga dobësitë e tyre, do t’i jap rëndësi aspektit psikologjik të tregjeve, sepse pjesërisht kjo që po përjetojmë lind nga humbja e besimit qoftë ndaj tregjeve, qoftë ndaj qeverisë që e përtërin këtë besim.

Përtëritja e besimit është gjëja e parë tejet e rëndësishme. Ajo që do të bëj do të jetë siguria në komunikimin e rregullt me aktorët më të rëndësishëm të tregut dhe t’ua shpjegoj atyre me saktësi cilat janë planet tona, duke iu kërkuar atyre të jem në dispozicion të këshillimeve të tyre më të mira.

Në tërësi, pra, një nga gjërat e të qenit president të cilën e kam mjaft të qartë, është se duhet të shikoj përtej horizontit. Nuk mund t’i shikoj titujt e lajmeve të sotme, se, po t’i shikoj, atëherë ndoshta nuk do t’i merrja vendimet mbi bazën e asaj që është në më të mirën e vendit. Do të humbaj shumë kohë duke u marrë me politikën e çastit, ditë pas dite, e kjo është një gjë që dua ta shmang. »


PYETJE:  Meqë po flasim si t’i shmangim problemet e të jetuarit në një flluskë, a keni ende në xhep të tilla ? (Nxjerr nga xhepi një BlackBerry – një lloj telefoni celular – shënimi im).

BARACK OBAMA: “Në të vërtetë nuk e kam marrë me vete për shkak të kësaj interviste, por edne mbaj me vete BlackBerry-in. Duhet të ma heqin me forcë nga duart ! »

 

PYETJE:  Do të arrini të pranoni këtë ide anakronike, ndoshta, të një presidenti që nuk arrin të përdorë mjete më moderene?

BARACK OBAMA: « Bash këtë kam arritur ta kuptoj : besoj se do të arrij të kem pranë një kompjuter, diku. Nuk do të jetë në Studion Ovale! Gjëja e dytë që shpresoj është të shoh nëse do të shoh ndonjë mënyrë të më bindin të ma heqin dorë BlackBerry-n tim. E di që…”


PYETJE:  Në këtë moment ju keni ende BlackBerry-n?

BARACK OBAMA: “Në këtë moment po ende. Por duhet të shtoj se iu krijon probleme edhe Shërbimeve Sekrete, por edhe avokatëve. Siç e di ky qytet është plot me avokatë. Nuk di nëse e kuptoni…”

 

PYETJE: Po!

BARACK OBAMA: “Dhe të gjithë këta avokatë kanë një mori opinionesh të ndryshme. Prandaj ende jam duke luftuar…por dëgjo, ndoshta është gjëja më e vështirë të jesh president: si të mbetesh në kontakt me rrjedhën e jetës së përditshme? E di që kur ishim në Hawaii jam ndjerë shumë i shkurajuar nga qenia nën sytë e rojave. Edhe nëse ulesh të marrësh një guralec është ngjarje…”


PYETJE:  E ju kanë thënë të mos dilni pa bluzë?

BARACK OBAMA: “Këtë ma kanë mësuar që ditën e parë, por besoj se…”


PYETJE:  Ka qenë mërzitëse për ju? Po nëse jeni shqetësuar? Ka shumë komente për këtë.

BARACK OBAMA: “E di, ka qenë marrëzi, por në këtë punë ka shumë marrëzi.”

 

PYETJE:  Por keni marrë shumë lëvdata.

BARACK OBAMA: “Gruaja ime ka qeshur ngaqë jam skuqur deri në veshë. Por…për çfarë po flisnim? Kemi dalë nga tema, John...”

 

PYETJE:  Po thoshja se iu duhet shumë luftë ta mbani BlackBerry-n tuaj…

BARACK OBAMA: “Nuk di a do ta hedh, por jam duke luftuar ende…Por problemi është tjetër…Besoj se nuk është vetëm vërshimi i informacioneve. Dua të them se mund t’i kërkoj gjithnjë dikujt të m’i zgjedhë lajmet e agjencive dhe pjesët nga gazetat. Gjëja që kam për zemër është të kem mekanizmat me të cilët të ndërveproj me njerëzit që janë jashtë Shtëpisë së Bardhë në mënyrë domethënëse.

Duhet të gjej çdo rast të mundshëm për ta bërë…mënyra që të mos jenë të ndërlikuara, që nuk janë të kontrolluara, ku njerëzit nuk kërkojnë vetëm të të lavdërojnë ose të ngrihen në këmbë kur hyni në dhomë, mënyrë për të qenë me këmbë në tokë. Nëse ia arrij t’ua dal mirë këtyre gjërave në këto katër vite, besoj se kjo do të më ndihmojë që t’i shërbej popullit amerikan më mirë, sepse do të arrij ta dëgjoj atë që thotë ai, të dëgjoj zërin e të gjithëve. Nuk duhet të heshin nga fakti që unë jam në Shtëpinë e Bardhë.”

 

PYETJE:  Një pyetje e fundit: Florida luan të dielën në Ocklaohoma në atë që është konsideruar prej të gjithëve ndeshja vendimtare për kampionatin kombëtar. Ju keni folur për nevojën e një playoff në football-in universitar. A mendoni që Utah, i cili e ka mbaruar kampionatin pa qenë mundur nga skuadra e Alabamës që i ka mundur të gjithë, la arsye të mira të t’u deklaruar kampione e këtij viti?

BARACK OBAMA: “Mendoj se Utah ka arsye të mira. Mendoj se USC, të cilët kanë një alamet Rose Bowl, kanë mundur brutalin Penn State. Kanë arsye shumë të mira për t’u deklaruar fitimtarë. Florida e Ocklahoma, mendoj se kanë mundësi të dyja. Teksasi duhet të ndihet si të themi. « Epo luajtëm edhe ne.” Pra, unë besoj në sistemin playoff.. Kamfolur për këtë e do të flas vazhdimisht dhe besoj se të tjerët do të pajtohen me mua. Por unë duhet të zgjedh dhe të vendos në cilat beteja të zhytem: besoj se do të përqëndrohem në krijimin e tre milionë vendeve të punës më shumë!”/

 

 

 

 

 

Përk. dhe përg. për botim Elida BUÇPAPAJ



Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 

 
VOAL
[Shko lart]