VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Vdiq Zekeria Cana burrë i shquar i Kosovës dhe kombit

                                                                                      

E Martë, 04.16.2024, 07:17am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » OPINONE-EDITORIALE
 
Vdiq Zekeria Cana burrë i shquar i Kosovës dhe kombit
E Djelë, 01.11.2009, 02:01pm (GMT+1)

Vdiq Zekeria Cana burrë i shquar i Kosovës dhe i kombit

 

Editorial Voal-online - Të shtunën, më 10 janar 2009, në moshën 75 vjeçare, vdiq në Prishtinë pas një sëmundje të rëndë prof. dr. Zekeria  Cana, burrë i shquar i Kosovës dhe i kombit, historiani dhe intelektuali, një nga figurat që ia dha tonin periudhës më të re të lëvizjes kombëtare dhe mendimit intelektual në Kosovë dhe në mbarë hapësirën shqiptare.

Prof. dr. Zekeria Cana, një nga veprimtarët më popullorë të Kosovës, ia kushtoi energjitë e tij mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të shqiptarëve. Ai bëri një punë të jashtëzakonshme për ndërtimin dhe forcimin e institucionit të sensibilizimit të opinionit botëror për të drejtën e kombit shqiptar në Kosovë që të dalë nga zgjedha e Serbisë dhe të fitojë pavarësinë dhe sovranitetin e vendit.

Në periudhën e përshkallëzimit të agresionit pushtues të Serbisë në Kosovë, kur Millosheviqi ia hiqte Kosovës autonominë dhe i rrënonte institucionet e Kosovës, përkrah Anton Çettës Prof. dr. Zekeria Cana iu përkushtua aksionit të pajtimit të gjaqeve, veprimtari që u shtri anembanë vendit. Prof. Dr. Zekeria Cana ishte në krye të ceremonisë së përmortshme të familjes Jashari në mars të vitit 1998, kur makineria serbe e luftës, në atë që konsiderohet rrethimi i tretë serb kundër kullës së Jasharajve, nuk kurseu as gratë dhe fëmijët e familjes së komandantit të parë të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.

Në vitet 1990 e deri sa vdiq Prof dr Zekeria Cana i përkrahu fuqimisht proceset demokratizuese në mbarë hapësirën shqiptare, si dhe lëvizjen kombëtare për Kosovën e lirë, të pavarur, sovrane dhe demokratike. Ai lë pas vetes një mori librash historike, tekstesh akademike dhe shkrimesh publicistike.

Siç tha sot Prof. Dr. Pajazit Nushi, një ndër bashkëmendimtarët dhe bashkëveprimtarët më të ngushtë të tij, në një akademi përkujtimore të rastit në Prishtinë,  Zekeria Cana ishte zëdhënësi i parë i dëshirimeve të mëdha të popullit shqiptar. Duke u ndarë prej Prof dr Zekeria Canës kolegët akademikë thanë se dita e ndarjes prej tij është ditë pikëllimi jo vetëm për familjen, shokët dhe e miqtë, por është ditë pikëllimi i gjithë atyre që dinë ç'është dinjiteti i njerëzor dhe mbrojtja me çdo kusht të këtij dinjiteti./




Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]