E Hënë, 12.09.2019, 12:14am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » SHQIPTARËT
 
Nis aplikimi i Kartave të Identitetit - Berisha: Shteti garant për suksesin
E Hënë, 01.12.2009, 02:42pm (GMT+1)

Voal-online - Një fluks i madh qytetarësh janë vënë re sot pranë njësive bashkiake të kryeqytetit për të aplikuar për kartat e identitetit. Qindra qytetarë janë dyndur që në mëngjes drejt zyrave të postave për të vërë pagesën fillestare prej 12 mijë lekëve për pajisjen me karta identiteti. Por fluksi i ka gjetur të papërgatitur punonjësit e zyrave postare të cilat duke mos parashikuar një fluks të tillë qytetarësh ishin pajisur me 4 mijë kupona. Brenda orës 08.30 minuta në zyrat postare nuk ka pasur më asnjë kupon.
Vetë kryeministri Berisha i cili vizitoi sot njësinë bashkiake numër 3 dhe 4 të Tiranës për të parë nga afër procesin e aplikimit pranoi problemet që ishin hasur. Ai justifikoi mungesën e kuponave me ditën e parë të fillimit të këtij procesi ndërsa shtoi se do të nxirrej mësim nga kjo ditë. ”Garantojmë se shteti do t’i përgjigjet me seriozitet dhe do ta cojmë deri në fund edhe me sukses këtë proces” shtoi kryeministri Berisha.
Është një moment shumë i rëndësishëm, pasi vendoset në një sistem nga më modernët sot në botë, identiteti i qytetarëve shqiptarë”, vazhdoi Kryeministri Berisha, duke shtuar se “qytetarët e këtij vendi pajisen me dokumenta të një cilësie shumë të lartë, duke i lejuar të lëvizin të qetë për sa i përket identitetit të tyre në të gjithë botën”.

Aplikimi

Hapi i parë për të marrë kartën e identitetit është pagesa e tarifës prej 12 mijë lekësh të vjetra pranë çdo zyre postare për letërnjoftimin dhe pasaportën biometrike. Ndërkohë që pagesa mund të bëhet edhe pranë institucioneve ku qytetarët punojnë, nga ku duhet të marrin një kupon që dëshmon kryerjen e pagesës.
Pas këtij veprimi, qytetari duhet të shkojë në njësinë bashkiake ku është regjistruar, së bashku me kuponin e derdhjes së lekëve si dhe një dokument identifikimi që mund të jetë, pasaportë, certifikatë, patentë për drejtim automjeti, apo edhe fletëhyrje për në institucione shtetërore. Të dhënat gjenerohen direkt nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile; operatori, qytetari dhe nëpunësi i gjendjes civile i kontrollojnë ato dhe nëse i gjejnë në rregull, e printojnë formularin e aplikimit që firmoset nga të tre personat: qytetari, nëpunësi i gjendjes civile dhe operatori i regjistrimit. Nëse jo, qytetari shkon në Gjendjen Civile për të korrigjuar gabimet që mund të ekzistojnë. Në momentin që të dhënat janë korrekte, punonjësi do t'i marrë shenjat e gishtave qytetarit, i cili do të dalë në fotografi dhe do të japë edhe nënshkrimin elektronik.

 




Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 

 
VOAL
[Shko lart]