E Martë, 12.10.2019, 07:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » INTERVISTË-PRESS
 

Ekipi i ëndërruar i Lindjes së Mesme ? Jo tamam Nga Roger Cohen


E Martë, 01.13.2009, 11:46am (GMT+1)

Ekipi i Obamës nuk nxjerr informacione, por unë kam kapur lajmin se ai ka mbledhur këshilltarët e lartë për të nxitur një politikë të re në Lindjen e Mesme teksa lufta në Gaza zien: Shibley Telhami, Vali Nasr, Fawaz Gerges, Fouad Moughrabi dhe James Zogby.

Ky grup dijetarësh të shquar arabo-amerikanë dhe iraniano-amerikanë, me përvojë të gjerë rajonale, ka për qëllim të shenjojë dëshirën e SHBA që të mendojë për një politikë të re ndaj Lindjes së Mesme, me një ndjeshmëri më të madhe kulturale ndërmjet të dyja palëve, dhe një vemendje të mprehur nëse përkrahja e parezervë për Izrealin ka qenë e dobishme.

Mirë, harrojmë çka më sipër, unë e kam lejuar fantazinë time të rendë tutje bashkë me mua. Barack Obama nuk ka plane për këtë zotim ndaj problemit Izraelo-Palestinez dhe ndaj problemit të Iranit.

Në fakt, njerëzit që ka të ngjarë të luajnë rol domethënës në Lindjen e Mesme në administratën e Obamës e lexojnë këtë kryesisht në mënyra të ndryshme.

Ata përfshijnë Dennis Ross (të dërguarin veteran të administratës Clinton për paqen në Lindjen e Mesme, i cili mund të zgjerojë tani dosjen e tij me Iranin); James Steinberg (si nënsekretar Shteti); Dan Kurtzer (ish ambasador i SHBA në Israel); Dan Shapiro (ndihmës kohëgjatë i Obamës); dhe Martin Indyk (një tjetër ish ambassador në Izrael që është i afërm me Sekretaren e ardhshme të Shtetit, Hillary Clinton.)

Shikoni, unë s’kam asgjë kundër burrave të zgjuar, të shëtitur, liberalë hebrej (ose gjysmë hebrej); iu kam hedhur një sy. I njoh ose kam folur me të gjithë këta, përveç me Shapiron. Janë të ditur, mendjethellë dhe të vendosur. Prapë, në aspektin e larmisë ata janë të mangët. Edhe në aspektin e ndryshimit të besueshëm, ata lënë gjithashtu diçka për të dëshiruar.

Në një shkrim miklues në Newsweek, Michael Hirsh shkroi: “Përvoja e mëparshme e Ross si njeri i dëshmuar i palodhshëm gjatë procesit të dështuar të Oslos, ashtu edhe si negociatori kryesor me Sirinë, e bën atë të vetmin të përshtatëshëm për një përtëritje më të madhe të politikës së SHBA pothuaj në çdo front.”

Vërtetë? Unë habitem rreth aftësisë për “një përtëritje më të madhe” të dikujt që ka dështuar për një kohë kaq të gjatë.

“A e vënë re njerëzit në rajon kur arabo-amerikanët nuk janë të përfaqësuar? Sigurisht po,” thotë Zogby, president i Institutit Arabo-Amerikan në Washington. “Një mesazh duhet dërguar.”

Është e rëndësishme për Obamën ta dërgojë mesazhin bash ditën e parë. Me rrjetet Al Jazeera dhe Al Arabiya që përhapin pamje 24 orë në ditë për atë që ndodh në Gaza, ku janë më shumë se 800 të vdekur, mobilizimi në botën arabe është i madh. Mllef kundër Izrael, dhe prapa tij Amerika, paraflet keq.

Ndryshimi duhet, dhe jo vetëm në thellimin e përfshirjes diplomatike SHBA me çështjen Izrael-Palestinë. Disa pyetje themelore duhen bërë.

A ka kuptim shikimi pothuaj ekskluziv i Lindjes së Mesme në prizmin e luftës kundër terrorit? A nuk I minon interesat e SHBA në ndjenjëb vluese të palestinezëve të moderuar mbyllja e një syri ndaj vendbanimeve të Izraelit në Bregun Perëndimor, të cilat e dëmtojnë zgjidhjen dyshtetëshe?

Politika nuk duhej drejtuar ndaj ripajtimit midis dy lëvizjeve palestineze tani të ndara midis

Fatahut dhe Hamasit, pa të cilët nuk mund të ketë paqe përfundimtare? Përtej krahëve të tyre terroristë, në rrënjët e tyre të përhapura të lëvizjeve politike, çfarë elementësh të Hamasit dhe Hezbollahut mund të kandisen drejt rrjedhës kryesore?

A e kuptojmë ne Lindjen e Mesme gjithnjë e më të sofistikuar të Al Jazeera ku, si Telhami, një profesor në Universitetin e Marilandit, ma tha mua “Njerëzit nuk janë budallenj dhe besueshmëria jonë është në pikën hitorike afër zeros.”?

Shtruarja e këtyre pyetjeve nuk e ndryshon përkushtimin e Amerikës ndaj sigurisë së Izraelit brenda kufijve të tij të para vitit 1967, çka është e do të jetë e paluhatshme. Kjo nuk ndryshon papranueshmërinë e raketave të Hamasit apo faktin se Karta me të cilën luan Hamasi është e pavlerë. Por kjo do të shenjonte faktin e pajtimit se epoka e dëmshme e Bushit se Izraeli nuk mund ta ketë gabim duhet sfiduar.

Unë nuk ndjehem i trimëruar – as nga ekipi i gjoja përtëritësit Ross, as nga rezolutat zhbllokuese të miratuara javën e shkuar në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve. E para pohonte “përkushtim të paluhatur” ndaj Izraelit. E dyta njihte “të drejtat e Izraelit për ta mbrojtur veten ndaj sulmeve nga Gaza”. Asnjëra nuk e kritikonte Izraelin.

Duket se mes demokracive liberale, është vetëm Kongresi i SHBA     që një mbrojtje kundër terrorit e cila rezulton në vrasjen e qindra fëmijëve palestinezë nuk është arsye për kërkim të lektisur tokësor. Nga pikëpamja ime, e tillë “mbrojtje” e Izraelit e ka kaluar cakun.

“Ne jemi të gjithë kundër terrorizmit, » tha Telhami. “Por si të të prijë ky fakt sesi të lëvizësh përpara?“

Kjo do të kërkojë një ekip më të gjerë e më të freskët për Lindjen e Mesme sesa Obama është duke e menduar. Siç është theksuar në „Negocimi i paqes Arabo-Izraelitet: Udhëheqja amerikane në Lindjen e Mesme“, një vlerësim i mrekullueshëm i diplomacisë së SHBA bërë nga Kurtzer dhe Scott Lasensky, mungesa e eksperzitës ndaj Islamit dhe ndaj një perspektive Arabe ishte e kushtueshme në Kemp Deivid. Në një pikë, u desh të caktohej përkthyesi kryesor i arabishtes i Departamentit të Shtetit, sepse „mungesa e cilësive negociuese ndërkulturore ishte tejet urgjent“.

Obama duhet ta ketë vëth në vesh, të emërojë një arabo-amerikan dhe një iraniano-amerikan në role të rëndësishme, dhe të ndërtojë një ekip që e çon atë – dhe rajonin – drejt së ardhmes.

Ai tha gjatë fushatës se “një përkrahje e paluhatshme pro Likude ndaj Izraelit” nuk mund të jetë masa e miqësisë me Izraelin.“ Ato ishin fjalë. Tani, me gjakderdhjen e Gazës në vazhdm, të vijnë veprat./ Përkt. dhe përg.për botim: Elida BUÇPAPAJ

-

 

 

Autori Roger Cohen është kolumnist i The New York Times, shkrimi është botuar dje në këtë gazetë



Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 

 
VOAL
[Shko lart]