E Djelë, 07.21.2019, 04:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » SHQIPTARËT
 
U mbushën 10 Vjet nga masakra e Reçakut
E Enjte, 01.15.2009, 04:23pm (GMT+1)

Sot u mbushën 10 vjet nga Masakra e Reçakut

 

Voal-online- U mbushen 10 vjet nga masakra e Reçakut. Dhjetë vjet më parë ndodhi njëra prej tragjedive më të përgjakshme në fshatin Reçak të Shtimes, që ngriti botën në këmbë, kur forcat serbe të sigurimit vranë të paktën 45 civilë shqiptarë. Ish-shefi i Misionit vëzhgues të OSBE-së, ambasadori Uilliam Uoker, këtë ngjarje e pati cilësuar si "krim kundër njerëzimit". Masakra e Reçakut njihet si një nga ngjarjet kryesore që ka shënuar kthesë në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë dhe Kosovën, duke u paraprirë proceseve që ndikuan në fushatën e bombardimeve të NATO-s. Në këtë përvjetor, ish-ambasadorit Uiliam Uoker i dha mirënjohja speciale nga Kuvendi komunal i Shtimjes “Paketa e Artë për Humanizëm dhe Liri”. Në fshatin Reçak sot është përkujtuar dhjetëvjetori i masakrës së Reçakut, ku u masakruan 42 civilë. Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi thanë se Reçaku ka qenë dhe vazhdon të jetë dhimbje e të gjithë shqiptarëve sepse në mënyrë mizore u vranë shumë civilë shqiptarë.

Në kompleksin memorial të Reçakut ku prehen trupat e 42 martirëve dhe dëshmorëve të rënë 10 vite më parë u zhvillua ceremonia e kujtimit. Ambasadori Uiliam Voker që ishte në krye të Misionit verifikues të OSBE-së, kishte ardhur sot për të bërë homazhe tek varrezat. Ai pohoi se ndonëse kanë kaluar 10 vjet, masakra e Reçakut mbetet ngjarja më trishtuese në jetën tij. Në ceremoni merrte pjesë edhe  babai, i dëshmorit Mehmet Jakupi, Qerim Jakupi ndonëse në pleqëri të thellë tha se tani duhet të kujdeset për nipërit dhe mbesat që i kanë mbet jetim nga i vetmi djalë. Në orën përkujtimore të mbajtur në Shtime, folën edhe presidenti Famir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi. Sejdiu tha se sot është një ditë dhembje ku në të gjithë shprehim nderimin tonë për viktimat e kësaj masakre të tmerrshme. Kryeministri Hashim Thaçi tha se dhjetë vjet më parë emri i një fshati të Kosovës po hynte në analet historisë moderne të Kosovës. Emri i Reçakut po hynte në analet e ndërgjegjes së njerëzimit.




Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 

 
VOAL
[Shko lart]