E Premte, 03.29.2024, 11:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » INTERVISTË-PRESS
 
Washington Post: Dita e inaugurimit
E Martë, 01.20.2009, 05:12pm (GMT+1)

Washington Post: Dita e inaugurimit

 

 

"Shpresa mbështetet në cilësitë që i mban njeriu i cili sot bën betimin mbi Bibël. Që nga zgjedhja, por edhe gjatë fushatës, Obama ka frymëzuar dhe e ka risiguruar vendin me inteligjencën, vendosmërinë, njerëzinë dhe mendimin praktik të tij".


----

Duke i mishëruar shpresat e kombit për ditë më të mira në të ardhmen, Barack Obama sot e bën betimin si president i Shteteve të Bashkuara.

Agimi i një presidence të re gjithmonë është kohë e frikës së përzier me nderim dhe e shqetësimit. E para vjen nga transferimi paqësor i pushtetit me hapjen e kapitullit të ri në historinë e vendit, ndërsa e dyta flet për një lider të ri të pa sprovuar dhe për sfidat që ai do të përballet.

Por gëzohuni, sepse vendi ka bërë edhe një hap në përpjekjet për të kapërcyer njollën e skllavërisë dhe të diskriminimit. Në natën e zgjedhjeve, John McCain e përkujtoi kombin se para një shekulli, presidenti Theodore Roosevelt nxiti lotë në sytë e njerëzve kur e ftoi Booker T. Washington për darkë në Shtëpinë e Bardhë.

Javën e kaluar, Obama tha: "Është një gjeneratë e tërë, e cila do të rritet me ndjenjën se afrikano-amerikani e zuri postin më të lartë në vend...Kjo do ta ndryshojë mënyrën se si fëmijët me ngjyrë do ta shohin vetveten. Kjo gjithashtu do të ndryshojë mënyrën se si fëmijët e bardhë do t'i shohin fëmijët e zi. Dhe, unë nuk do ta nënvlerësoja forcën e kësaj".

Shpresa mbështetet në cilësitë që i mban njeriu i cili sot bën betimin mbi Bibël. Që nga zgjedhja, por edhe gjatë fushatës, Obama ka frymëzuar dhe e ka risiguruar vendin me inteligjencën, vendosmërinë, njerëzinë dhe mendimin praktik të tij. Ai duket se e ka kombinuar njohjen e kthjellët të rreziqeve që përballet kombi me vetëbesimin e qetë se ato mund të tejkalohen.

Ai e kalit këtë vetëbesim me transparencën e argumenteve dhe ide të reja.

Ndërkohë, ekonomia e coptuar përbën sfidë të menjëhershme në shkallën që nuk ka qenë që nga koha kur Franklin Roosevelt e mori detyrën në mesin e Depresionit të Madh. Si president i zgjedhur, zoti Obama ishte i angazhuar në mënyrë aktive, madje hartoi një paketë të rimëkëmbjes së ekonomisë.

Megjithatë, rimëkëmbja do të jetë e ngadalshme dhe e dhimbshme, dhe rruga do të jetë e vështirë në saje të mos adresimit të duhur dhe me kohë të gjendjes fiskale në vend. Zoti Obama duket i vendosur rreth trajtimit të çështjes, por të njëjtën e bënin edhe parardhësit e tij.

Sfidat globale gjithashtu janë të mëdha, duke filluar nga angazhimi i forcave amerikane në dy luftëra dhe luftimet e fundit në Gaza, pastaj proliferimi bërthamor në Iran dhe Korenë e Veriut, tensionet ndërmjet Indisë dhe Pakistanit, vuajtjet në Darfur, Birmani, Kongo dhe Zimbabve. Në këtë kuadër, lufta në Irak, e cila ndihmoi zoti Obama në nominimin e tij, është ndër gjërat më të lehta në listën e tij të çështjeve ndërkombëtare.

Por zoti Obama ka para vetes edhe disa përparësi të forta, jo vetëm nga karakteri dhe aftësia. Ai tashmë ka tubuar rreth vetes një ekip të pasur me përvojë dhe me kompetencë pragmatike. Anketimet e opinionit tregojnë se edhe amerikanët janë optimistë për presidencën e Obamas, dhe janë realistë për kohën që do t'i duhet atij që të prodhojë rezultate. Popullariteti i tij jashtë vendit gjithashtu krijon mundësi të reja për lidershipin e Shteteve të Bashkuara.

Zoti Obama është njeri me premtime të mëdha, por me përvojë relativisht të vogël. Shpresat e inaugurimit shpejt mund t'i hapin rrugën cinizmit dhe zhgënjimit. Çdo administratë e re premton t'i hedhë poshtë politikat e njerëzve të mëparshëm, por pastaj kaplohet nga të njëjtat, apo nga më të këqija.

Shpesh herë, mënyra se si presidentët zotohen të qeverisin, shumë pak i ngjan mënyrës se si do të operojnë ata kur të jenë në zyrë.
Nga ana tjetër, historia luan me truket e veta. Sfidat me të cilat do të përballet presidenti, rrallë herë janë ato që parashihen në Ditën e Inaugurimit.

Megjithate, si shumë amerikanë, nuk mund të mos ndjejmë diçka të veçantë për këtë Ditë të Inaugurimit. Si shumë Amerikanë, ne do të shpresojmë që Obama të ketë sukses.




Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]