VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Homazhe të shumta me rastin e tre vjetorit të Ibrahim Rugovës

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 05:50am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » SHQIPTARËT
 
Homazhe të shumta me rastin e tre vjetorit të Ibrahim Rugovës
E Enjte, 01.22.2009, 08:44am (GMT+1)

3-vjetori i vdekjes së Presidentit historik, Ibrahim Rugova

 

Trevjetori i ndarjes nga jeta të Presidentit historik, Ibrahim Rugova, vizionarit dhe arkitektit të pavarësisë së Kosovës, do të shënohet me një sërë aktivitetesh. Nën përkujdesjen e Presidentit të Republikës, Fatmir Sejdiu, në Teatrin Kombëtar në Prishtinë në orën 12.00, do të mbahet një akademi përkujtimore. Ndërkaq në orët e paradites Presidenti Sejdiu do të bëjë homazhe para varrit të Presidentit Rugova, si dhe do të vizitojë familjen Rugova. Po ashtu edhe Kryesia e LDK-së ka paraparë disa veprimtari në shënimin e këtij përvjetori. Fillimisht Kryesia qendrore do të mbajë një konferencë për shtyp, pastaj do të bëjë homazhe dhe do të vërë lule mbi varrin e Presidentit Rugova si dhe do të vizitojë familjen Rugova. Po ashtu edhe degët e LDK-së dhe të Forumit Rinor do të bëjnë homazhe te varri i Presidentit Rugova.

 

Homazhe të shumta me rastin e tre vjetorit të vdekjes të Ibrahim Rugovës

 

Voal-online- Në trevjetorin e ndarjes nga jeta të Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, edhe drejtues të partive, kryetarë komunash, Unioni Studentor i UP, zyrtarë të lartë të LDK-së, të degëve të saj, shumë qytetarë në grupe apo individualisht që nga orët e mëngjesit kanë bërë homazhe pranë varrit të tij. Homazhe në mënyrë të organizuar ka bërë Kryesia qendrore e LDK-së, Forumi i Gruas, ai i Rinisë dhe degët e saj. Duke folur në emër të delegacionit të lartë të LDK-së, anëtari i Kryesisë Sabri Hamit, tha se Ibrahim Rugova është themelues i shtetit të Kosovës, duke kërkuar më shumë angazhim për të përmbushur kërkesat rugoviane. "Duhet të punojmë shumë më shumë që kjo njohje ndërkombëtare të jetë e plotë dhe të merremi me zhvillimin e Kosovës, e kam parasysh zhvillimin ekonomik, kulturor dhe zhvillimin demokratik të Kosovës, që nënkupton , rritje kapacitetesh, konkurrencë, punë, vlerësim pune dhe ndershmëri. Mendoj se këto janë esenca e kërkesave rugoviane", tha Hamiti. Po ashtu homazhe kanë bërë edhe liderë të partive të tjera si ai i AAK-së Ramush Haradinaj, ai i LDD-së Nexhat Daci. Ndërkohë familjen Rugova e kanë vizituar në shtëpinë e tyre delegacione të ndryshme të institucioneve dhe partive politike. Homazhet kanë vazhduar edhe gjatë orëve të pasdites.

 




Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]