E Premte, 03.29.2024, 02:57pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » HOLLYWOOD
 
"Benjamin Button" e "Millionaire" më shumë kandidatura për çmimin Oskar
E Enjte, 01.22.2009, 06:01pm (GMT+1)

 

 

Vëmendjen e mediave e tërheq fakti se dyshja Brangelina, ose Brad Pitt e Angelina Jolie, janë kandidatë në kategorinë e aktorëve protagonistë. Mes më të mëdhenjve të për5jashtuar nga gara bie në sy Leonardo Di Caprio, për Revolutionary Road. Partnerja e tij në film, Kate Winslet kandidohet për The Reader.

 

22 janar (Voal-online) Në Los Anxhelos u shpallën sot fituesit e mundshëm të çmimit më të lartë të Hollivudit. Me 13 kandidatura gjithësejt e prin garën e sivjetme Oskar filmi

"The Curious Case of Benjamin Button" (Rasti kurioz i Benjamin Batën), një film dramë i regjisorit David Fincher ku Brad Pitt luan një burrë i cili kthehet mbrapsht në moshë. Ndërsa "Slumdog Millionaire" (Milionieri rrjepacak), fitorja e paparë e një jetimi në një lojë teleivizive në Indi pasohet me 10, vijuar nga "The Dark Knight" Kalorësi i errët (nga seria Batman) dhe "Milk" (Qumështi) me nga tetë.

Fincher, në kategorinë e filmave më të mirë, do të ketë përballë "Frost/Nixon" të Ron Howard, që ndërton një nga intervistat më të famshme të gazetarisë amerikane; "Milk" të Gus Van Sant, me një Sean Penn të jashtëzakonshëm nën petkun e një kreu të politikës deklarativisht pervers; historia indiane e "Slumdog Millionaire" e regjisorit Danny Boyle, triumfuese në Golden Globe; kundërthënësi "The Reader" (Kalorësi) i Stephen Daldry, që tregon raportin mes një ish nazisti dhe një djali shumë të ri. Këta tituj përbëjnë edhe listën e kategorisë së regjisë më të mirë.
Në kategorinë e aktorëve protagonistë janë, nga gratë: Anne Htahaway nga "Rachel getting married", Kate Winslet për The Reader, Meryl Streep për The Doubt (Dyshimi), Angelina Jolie për Changeling (Foshnja e ndërruar fshehurazi), Melissa Leo për Frozen River (Lumi i ngrirë); nga burrat: Richard Jenkins për "The Visitor" (Mysafiri), Sean Penn per Milk, Brad Pitt per
"The Curious Case of Benjamin Button", Mickey Rourke per "The Wrestler" (Lojtari i restlingut), Frank Langella për "The Duel".

Në kategorinë e aktorëve joprotagonistë: Heath Ledger për rolin e Joker në "The Dark Knight", Josh Brolin (Milk), Robert Downey Jr. (Tropic Thunder), Philip Seymour Hoffman

(The Doubt), Michael Shannon (Revolutionary Road). Gratë: Penelope Cruz për "Vicky Cristina Barcelona", Viola Davis për The Doubt, Marisa Tomei për The Wrestler, Amy Adams për The Doubt, Tarajo P. Hanson për "The Curious Case of Benjamin Button".

Në kategorinë e filmave të huaj: Banda Baader Mheinof; francezi La classe; izraeliti Valzer con Bashir; japonezi Departures; austriaku Revanche. Filma animativë: dy tituj Disney - Wall-e e Bolt - e një Dreamworks, Kung-Fu Panda.

Vëmendjen e mediave e tërheq fakti se dyshja Brangelina, ose Brad Pitt e Angelina Jolie, janë kandidatë në kategorinë e aktorëve protagonistë. Mes më të mëdhenjve të për5jashtuar nga gara bie në sy Leonardo Di Caprio, për Revolutionary Road. Partnerja e tij në film, Kate Winslet kandidohet për The Reader.

Ceremonia për dorëzimin e shtatoreve është më 22 shkurt në Kodak Theatre të Los Anxhelosit. Mbrëmja për herë të parë drejtohet nga divi australian Hugh Jackman.




Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]