E Enjte, 03.28.2024, 02:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » INTERVISTË-PRESS
 
27 Janari - Dita përkujtimore e Holokaustit - Kujtimet e një të mbijetuari nga Aushvici - Marian Turski rrëfen në Berlin
E Martë, 01.27.2009, 04:48pm (GMT+1)

Marian Turski u ka mbijetuar kampeve të përqëndrimit të nazistëve. Si gazetar dhe historian, si kryetar i Institutit të Historisë Hebreje në Varshavë, në Komitetin ndërkombëtar të  Auzhvicit, në Këshillin Ekzekutiv në Shtëpinë e Konferencave Vanze (Wannsee), ai e konsideron kujtimin e kësaj periudhe si mjaft të rëndësishëm. Për meritat e tij të mëdha në marrëdhëniet gjermano-polake 82 vjeçari është nderuar me Kryqin e Nderit të Republikës Federale të Gjermanisë.

V

rasja e disa miliontë u mbyll në një idil.  Një vilë pasanikësh në zonën më të mirë të Berlinit, direkt pranë liqenit Vanze. Këtu nazistët vulosën fatin e hebrejve evropianë. Një vend i bukur - një vend i tmerrshëm, të cilin i mbijetuari i Auzhvicit Marian Turski preferon ta vizitojë: "Për mua kjo lidhet me gjallëri, këtu takoj të rinj, të cilët janë kuriozë, shtrojnë pyetje dhe duan të dinë diçka. Ndaj për mua kjo vizitë nuk është e trishtueshme."

 

Kështu thotë burri i lindur në Poloni gjatë bisedës, përpara se në këtë ditë të ftohtë janari të hyjë në çadrën e ngrohur, ku e presin rreth 100 vizitorë.  Në vilën e Vanzesë mungon një vend për të zhvilluar biseda të tilla me dëshmitarë të kohës. Sallat e mëdha të vilës janë të nevojshme për ekspozitën e përhershme, që dokumenton  shfarrojen e hebrejve të emërtuar me cinizëm prej nazistëve si `Endlösung` (zgjidhja përfundimtare).

 

Në çadërn pranë Marian Turski takon të rinj dhe ai gëzohet kur dëgjon pyetjet që ata shtrojnë. Kuptohet këto janë pyetje, që i shtrohen kujtdo që ka mbijetuar kampet e përnqëdnrimit.

 

"Si e keni përjetuar ju frikën e njerëzve në Auzhvic? Më intereson të di përjetimet tuaja, nëse nuk iu ngarkoj shumë me këtë.", pyet një vizitor.

 

Marian Turski: "Kjo është një pyetje mjaft e mirë... Frikë, që dikush të mos vjedhë një copë bukë. Frikë, që mos të të rrahin. Frikë, se ndoshta nuk do të kthehesh ti, ose shokët e tu."

 

"Ju në fund keni qenë në marshimin e vdekjes drejt Buhenvaldit. Desha të pyes, nëse mund të përshkruani disa përshtypje nga kjo. Ndoshta mund të na thoni, se sa e tmerrshme ishte kjo për ju duke bërë krahasimin me periudhën në Auzhvic."

 

Marian Turski: "Në kamp ti mendon: "A do të marrësh bukë sot? Apo do të të rrahin? Në marshimin e vdekjes shtrohet vetëm pyetja: do të mbijetosh apo jo?"

 

Marian Turski i mbijetoi marshimit të vdekjes drejt Buhenvaldit janarin e vitit 1945. Ashtu siç i mbijetoi Auszhvicit dhe më parë getos në Loc. Sot 82 vjeçari i kujton mjaft mirë fjalët e përhsëndetjes në kampin e përqëndirmit në Buhenvald:  ""šDjelmosha, këtu ju ndoshta do të merrni më pak për të ngënë, sepse kudo ka më pak ushqime. Por këtu asnjëherë nuk do t´ju rrahin. Do të rrihen vetëm ata që i vjedhin bukën shokëve. "˜Kur unë flas tani për këtë, ndiej të më lotojnë sytë."

 

Katër ditë pas bisedës me dëshmitarin e kohës në shtëpinë e konferencave në Vanze, Maria Turski takohet me të mbijetuar të tjerë të Holokaustit në Akademinë e Arteve. Së bashku ata kanë publikuar një shkrim memorial me titullin "Amaneti": "Çfarë doni të bëni me vende si Auzhvici? Si duhet të jetë ai? Për aq kohë sa ne jetojmë, duam, që ky të mbetet autentik. Nëse më vonë vijnë të tjerë, ndoshta ata gjejnë të tjera mënyra për t´u frymëzuar."

 

Amaneti përfundon me apelin: "šJu lutemi të rinjve, që ta vazhdojnë luftën tonë kundër ideologjisë naziste dhe për një botë të drejtë, të paqtë dhe tolerante, në të cilën të mos kenë vend antisemitizmi, racizmi, ksenofobia dhe ekstremizmi i djathtë. /Voal-online

 




Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]