VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BULEVARDI I YJEVE - ALKIMIA QË JU MËSON SI LAVDIA TË BËHET PREJA JUAJ

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 12:51am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » HOLLYWOOD
 
BULEVARDI I YJEVE - ALKIMIA QË JU MËSON SI LAVDIA TË BËHET PREJA JUAJ
E Martë, 01.27.2009, 05:00pm (GMT+1)

 

Mos kujtoni se ju jeni préja e lavdisë. Jo, e keni gabim. Është e kundërta, lavdia është préja juaj. Mjafton që ju të besoni, jo aq tek magjia si rit, sa tek magjia si energji e pafund juaja që  ju duhet të shpenzoni për të arritur në finish i pari ose e para. Besoni se gjithçkaja varet tek ju, jo si term makiavelist, që ju të përdorni që të gjitha mjetet, të mirat, të lejueshmet, dhe ato që përbëjnë veset. Gjithçkaja varet tek energjitë tuaja pozitive, që ju, kur posa e keni filluar jetën, i keni të pashtershme, si burime drite.

Përpara se të bëheshin yje, ata ishin njerëz të zakonshëm, të rinj, djem dhe vajza që dinin vetëm të ëndërronin shumë dhe që të gjithë ishin hedhur në rrugën e panjohur dhe të pamëshirshme të fatit. Dhe fati i ndihmoi, sepse fati të ndihmon, atëhere kur ti ngulmon me çdo kusht, me të gjitha mundësitë që të ka falur talenti, i cili të ndih, të jep dorën, të shtyn pas kurrizit që ti të kalosh tunelin e monotontë të njeriut të zakonshëm, për t'u futur në orbitën e të përkëdhelurve të Zotit.  Sot ata janë njerëz të famshëm, por dje ishin të zakonshëm si ty që nesër mund të jesh më apo më e famshme se ata që sot kanë arritur kulmin. Pra jepini, zbulojeni talentin dhe veten tuaj, atje ku ylli juaj ndrit më shumë. Dhe Zoti ju ndihmoftë.

Për t'ju treguar të rinjve, atyre që shohin ëndërra me sy hapur,  rrugën e vështirë por jo të pamundshme që të çon tek suksesi, po ju sjell disa të dhëna konkrete se si e kanë startuar jetën emra që tashmë janë pavdekësuar në Bulevardin e paperëndim të Lavdisë. Dje Sharon Stone, Cameron Diaz, Clint Eastwood, Sean Connery ishin të rinj anonimë, ndërsa sot janë ata që janë, ata të cilët ju i lakmoni të bëheni si ata, në fakt, ju jeni më fatlumë se ata sepse i përkisni gjeneratës së ëndërrimtarëve të mileniumit të tretë...

Sipas Revistës Elle, mësojmë se në Amerikë, që të gjithë të rinjtë punojnë në verë me orar të plotë ose me part-time, dmth, me orë jo të plota nëpër punë të ndryshme dhe të zakoshme për të përballuar studimet. Revista Elle na njeh me vështirësitë që kanë kaluar yjet më të spikatur të Hollywoodit, për një fillim të vështirë, tepër të lodhshëm që pastaj i ka nxjerrë në autostradën e lirisë që të jep personaliteti i formuar. Për shembull, "Al Pacino karierën e tij e ka filluar si postier në një agjenci, dhe për të kursyer paret e metrosë, detyrohej që të shkonte më këmbë. Pastaj filloi punë si tregues vendesh dhe kontrollues biletash në një kinema në Bronks të New York-ut. Ky ishte edhe takimi i tij i parë me skenën. Ja ç'thotë vetë Al me gojën e vet: "I shoqëroja spektatorët nëpër vendet e tyre, dhe kështu arrija që të shihja fragmente filmi gratis, duke u përpjekur që të mësoja përmendsh dialogje dhe të interpretoja". Pastaj Al Paçino ka punuar si portier në një rreth banesash, duke ndërruar llampadinat që digjeshin, duke riparuar rubinetat dhe duke u kujdesur për mirëmbajtjen e godinave.
Më vështirë ka filluar kariera e Clint Eastwood, i cili mblidhte drunj nëpër pyjet përreth Monterey dhe pastaj i shiste duke shkuar shtëpi më shtëpi. Për një periudhë ka punuar edhe si rojtar pylli, duke u kujdesur që t'i mbronte pyjet nga zjarri. Kur u vendos në Los Anxhelos, gjeti punë duke punuar si fatorino tek Universal. Por ka punuar edhe si zdrukthëtar, magazinier dhe si punëtor i ngarkim-shkarkimit. Pastaj, për fatin e tij (dhe tonin) shkruan Revista Elle, dikush e vuri re dhe i afroi rolin e parë në film. Shumë i vështirë ka qënë edhe starti i Samuel Lee Jackson, i cili 17 vjeçar përziente bojërat në një fabrikë çeliku në Tennessee duke pununar prej orës 10 të mbrëmjes deri në 7 të mëngjesit në një stabiliment me një nxehtësi të padurueshme. Disi më romantike ka qënë e shkuara e Robin Williams, i cili shiste gazeta nëpër rrugët e Çikagos dhe pastaj bënte ushtarë prej druri e hekuri, dhe i veshur si klloun u lutej kalimtarëve dhe fëmijëve që t'i blinin. "Zbavitesha dhe punët më ecnin mbarë", tregon sot Williams. "Nuk më vinte aspak rëndë kur për të tërhequr vemendjen e blerësave e hidhja kapelën si një akrobat. Në të kundërtën, kënaqesha tej mase kur kapelja mbushej me të holla, edhe të shitjes së gazetave, edhe ato që më takonin vetëm mua. Me këto para, arrita që të paguaja studimet në shkollën dramatike, ku mësova aktrimin."

Pisk e ka pasur fillimin e tij edhe Sean Connery. "Vija nga një familje shumë e varfër- tregon vetë aktori skocez dhe prej moshës 9 vjeç kam filluar që të sjell para, që i kam fituar nga puna ime dhe shërbenin për të mbajtur familjen. Zgjohesha çdo mëngjes në orën 4, ende kur gjithçka ishte e mbuluar prej territ, dimër dhe verë, vjeshtë dhe pranverë duke shpërndarë nëpër shtëpi qumështin dhe shtypin". Disi më i lehtë ka qënë fillimi i Robert Duvall, i cili për të paguar studimet në shkollën e aktrimit në San Diego grasatonte dhe lante autoveturat. "Fitoja mjaft tregon sot të vetmin problem që kisha ishte që t'i kisha duart e pastra kur shëtisja me vajza, pasi gjithmonë më dukej se mbaja erë benzinë dhe graso..." Pastaj ishte transferuar në New York duke jetuar në të njëjtin apartament me Gene Hackman, Dustin Hoffman dhe një shok tjetër, me të cilët shkëmbente edhe detyrat. "Nëse më duhej që të interpretoja në mëngjes, punën time si kamionist e vazhdonte Gene Hackman, dhe nëse i duhej atij që të interpretonte rolet e tij, unë e zëvendësoja në punën e tij si shitës këpucësh..."
Edhe aktoret nuk e kanë pasur të lehtë. Për shembull, Cameron Diaz ka punuar në një dyqan ku bëhej dhe shitej kosi, duke u mbajtur për një verë të gjithë duke ngrënë vetëm vazo të vogla me çokollatë me ajkë qumështi, ndërsa e famshmja Sharon Stone shiste hamburgera tek  McDonald's. E bukura Bo Derek, punonte në Fish 'n' Chips nëpër bankinat e Long Beach në Kaliforni. Prej asaj eksperience Derek ruan një kujtim të hidhur: "Ishte e palezetshme fare, të rrije në mes të gjithë atyre makinave tiganisëse të peshkut ! Në mbrëmje kur kthehesha në shtëpi isha e gjitha e përlyer me vaj dhe lëshoja një aromë të padurueshme... "  Ndërsa Michelle Pfeiffer, e ka filluar karierën si shitëse në një supermerkat të Orange County, në pjesën lindore të Los Anxhelos. Ja si e kujton këtë periudhë: " U shërbeja klientëve me hare dhe gëzim, më pëlqente puna sepse më jepej mundësi që të komunikoja me njerëzit. Këtu jam mësuar të socializohem, të rri me të tjerët, të sillem me ta me sjellje shembullore, të kem durim për t'i dëgjuar dhe kështu të më zgjidhet gjuha..."

Këto janë disa nga startet e yjeve nga Bulevardi i Lavdisë. A nuk ju thashë se të gjitha fillimet kanë qënë të vështira, por jo të pamundura për t'u tejkaluar, mjafton që të jeni ëndërrimtarë me sy hapur, sikur jeni edhe ju. Dhe duhet të jeni të bindur, se ata nuk kanë qënë kurrë ëndërrimtarë si ju, gjenerata që i përkisni mileniumit të tretë. Atëhere çka ju mbetet. Nisuni. Zoti ua priftë rrugën./ Elida BUÇPAPAJ                                                                                                              
Elida Buçpapaj



Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]