VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Xhejms Huper: Bajdën dhe Klinton rolin kryesor në Ballkan

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 10:42am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » INTERVISTË-PRESS
 
Xhejms Huper: Bajdën dhe Klinton rolin kryesor në Ballkan
E Mërkurë, 01.28.2009, 01:20pm (GMT+1)

 

 

 

"Mendoj se presidenti Obama do t'ia lërë nënpresidentit Biden dhe sekretares së shtetit Clinton të udhëheqin me çështjet që kanë të bëjnë me Ballkanin. Në esencë ky është një lajm i mirë", thotë për Radion Evropa e Lirë, James Hooper, ish diplomat amerikan.



RADIO EVROPA E LIRË: Zoti Hooper, çfarë mund të pritet nga admministrata e re amerikane në raport me Ballkanin, veçanërisht me Kosovën?
JAMES HOOPER: Fillimisht, mendoj se presidenti Obama mbase do ta vërë Kosovën dhe Ballkanin në përgjithësi në sfond, duke ia lënë nënpresidentit Biden dhe sekretares së shtetit Clinton të udhëheqin me çështjet që kanë të bëjnë me Ballkanin.
Mendoj se në esencë ky është një lajm i mirë, duke marrë parasyshë faktin se Biden e njeh Ballkanin jashtëzakonisht mirë.
Unë kam dëshmuar disa herë përpara Komitetit që ai ka kryesuar në Senat dhe mendoj se ai është një personalitet shumë i qëndrueshëm, i ndershëm dhe i balancuar. Ai e kupton rajonin mirë dhe është i gatshëm të marrë një qëndrim më të ashpër. Mendoj se kjo është gjë e mirë.
Për sekretaren e shtetit Clinton mendoj se gjëja e fundit që ajo do të donte të bëjë është të ndërmarrë ndonjë hap që do ta zhvlerësonte luftën e të shoqit, presidentit Clinton, ndikimin dhe pasojat e asaj lufte.
E gjithë kjo mendoj se është e mirë për Kosovën dhe e mirë për Ballkanin, për faktin se do të ketë njerëz pra që kanë shumë njohuri për rajonin, të cilët do ta kenë rolin kryesor.
Ka shqetësime në rritje mbi disa aspekte në Ballkan dhe me sa e kam kuptuar, janë duke u zhvilluar diskutime për të emëruar një të dërguar të posaçëm në Ballkan. Ky person duhet që më së paku të ketë besimin e zotit Biden, nëse nuk zgjedhet nga ai vetë dhe besimin e zonjës Clinton. Nuk ka dyshim se një sërë emrash janë duke u shqyrtuar, por cilido që të zgjedhet, natyrisht nëse vendoset për emërimin e një të dërguari të posaçëm, do të jetë dikush që është shumë i pranueshëm për Kosovën.
Megjithatë, mendoj se fokusi i emisarit dhe shkaku i shqetësimeve në rritje ka të bëjë më shumë me situatën në Bosnjë, por natyrisht edhe raportet midis Kosovës dhe Serbisë do të jenë të rëndësishme.

RADIO EVROPA E LIRË: Z. Hooper, ju sapo përmendët faktin se administrata e re është e përbërë nga personalitete që kanë njohuri të thellë mbi rajonin, pra nënpresidenti Joe Biden dhe sekretarja e shtetit Hillary Clinton. Thatë se zoti Biden mund të marrë një qëndrim më të ashpër. A mund të jeni më specifik?
JAMES HOOPER: Mendoj se zoti Biden ka qenë një kundërshtar i vërtetë i Millosheviqit dhe politikave të tij ultranacionaliste. Nuk mendoj se ai dëshiron një Serbi nacionaliste që shkakton telashe në Ballkan. Këtë është mësuar ta shohë në të kaluarën dhe tani dëshiron ta shmangë një gjë të këtillë.
Mendoj se nënpresidenti Biden sheh atë që fshihet në agjendën e ish kryeministrit serb Vojisllav Koshtunica.
Z. Biden ka ndjenja më miqësore me popullin në Kosovë dhe Bosnjë.
Ai do të dëshironte ta shihte Serbinë të demokratizuar, do të donte të shihte reforma serioze dhe zhvillimin e demokracisë në Serbi, këtu s'ka asnjë dyshim. Por, mendoj se ai nuk do të bie pre e disa truqeve të vjetra dhe do të jetë shumë i kujdesshëm në raport me çfarëdo fryme të re nacionaliste në Serbi, të disenjuar për ndryshimin e kufijve me forcë, qoftë në Kosovë apo në Bosnjë.

RADIO EVROPA E LIRË: Në këtë kuadër, ku mendoni se do të jetë Kosova dhe rajoni në agjendën e prioriteteve të administratës amerikane?

JAMES HOOPER: Nuk mendoj se Kosova dhe rajoni do të jenë prioritet, sepse po të ishte kështu, me to do të merrej vetë presidenti Obama. Pra, ai do ta lë Bidenin dhe Clintonin të marrin rolin udhëheqës.
Mendoj se kjo çështje hyn në kategorinë e dytë të prioriteve, përfundimisht jo në të parën. Megjithatë, fakti se janë duke shqyrtuar emërimin e një emisari është shenjë që dëshmon se ata duan stabilitet, nuk duan probleme dhe duan të shmangin çfarëdo konflikti dhe duan të përqëndrohen më shumë në diplomaci dhe jo forcë ushtarake.
Prandaj, mendoj se kemi të bëjmë me kategorinë e dytë, mbase edhe të tretën, por më parë do të thosha të dytën.

RADIO EVROPA E LIRË: Ndërkohë, dy figura të njohura, me përvojë të madhe në Ballkan, Morton Abramowitz dhe Daniel Serwer, duke folur për Kosovën dhe Bosnjën, së fundi kanë tërhequr vërrejtjen për "trendin e kthimit prapa dhe për ta ndalur atë, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet të tregojnë një vendosmëri më të palëkundur dhe qartësi më të madhe".
A do të pajtoheshit?
JAMES HOOPER: Mendoj se është e drejtë, kjo është çfarë duhet bërë. Megjithatë, atë që unë e quaj rrezik të vërtetë, është fakti se po vjen një kohë telashesh për Amerikën dhe Evropën, në rrafshin ekonomik. Kjo do të ndikojë në mënyrë thelbësore në faktin nëse Shtetet e Bashkuara mund të ruajnë rolin ndërkombëtar që kanë përballë ekonomisë në rrënie.
Kam frikë se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa do të mund të detyroheshin të humbin interesimin për Ballkanin për shkak të telasheve ekonomike. Në një situatë të këtillë, nacionalistët dhe të tjerët në Ballkan mund të rikthejnë disa nga agjendat e tyre të dikurshme. Ky është shqetësimi im.
Populli dhe udhëheqësit kosovarë duhet që në dy vitet e ardhshme të jenë shumë të mençur dhe të kujdesshëm, për të mundësuar kujdesin ndaj interesave të tyre. Nuk mund të llogarisin në vazhdimësi në mbështetjen amerikane dhe evropiane në nivelin që ka qenë deri më tash ose edhe më pak.
Në këtë kuptim, kam qenë shumë i habitur nga fakti se nuk ka pasur delegacion të lartë zyrtar nga Kosova në festën e inaugurimit të presidentit Obama. Nuk kishte thjesht asnjë gjurmë nga Kosova.
Mendoj se ky nuk është fillim i mirë në raportet me administratën e re. Është humbur një rast i mirë.

RADIO EVROPA E LIRË: Zoti Hooper, Brukseli synon të ketë një rol të madh në Kosovë, por a mendoni se mund të ketë sukses pa një angazhim më të fuqishëm të Washingtonit?
JAMES HOOPER: Jo, nuk mendoj se Brukseli mund të ketë sukses. Bashkimi Evropian s'mund të ketë sukses pa një përfshirje më aktive nga Shtetet e Bashkuara.
Fundja, Shtetet e Bashkuara e kanë për synim që të jenë të përfshira në mënyrë më aktive, duke e shikuar mundësinë e emërimit të një të dërguari të posaçëm, megjithëse po e përsëris, nuk po them se vendimi është marrë për të emëruar një emisar, por diskutimet janë duke u zhvilluar.
Por, nëse Shtetet e Bashkuara duan të kenë një rol më aktiv diplomatik dhe të bëhet një partner i plotë dhe më aktiv i Brukselit për të ruajtur stabilitetin dhe për ta çuar Ballkanin përpara, atëherë i dërguari i posaçëm do të jetë i domosdoshëm.



Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]