VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FILOZOFIA E PËRDITSHMËRISË SOT: OSE E BUKUR OSE VDIS?!

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 04:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » HOLLYWOOD
 
FILOZOFIA E PËRDITSHMËRISË SOT: OSE E BUKUR OSE VDIS?!
E Shtunë, 01.31.2009, 11:34am (GMT+1)

Sot duket se gjithçka në botë harxhohet për të qënë të bukur, ndërsa nuk harxhohet asgjë për të qënë të mirë. Nëse bukuria lind për pasojë e një etike të mirë, pra nëse kritika e vlerësimit vjen pas kritikës së arsyeve praktike, bukuria mbetet një vlerë, ndërsa po të ketë  kritika e vlerësimit vetëm arsye praktike atëhere do të na pushtojë obsesioni për të qenë të bukura me çdo kusht.  Por duket se e gjithë filozofia e shekullit të fundit është nisur prej këtij kushti. Jo më kot Niçe thoshte se "ekzistenca e botës është e justifikuar duke u nisur prej fenomeneve vetëm estetike".

-------------

Të bukura patjetër. Të bukura me çdo kusht. Edhe me buzë dhe gjinj silikoni. Edhe me bisturi dhe thika kirurgësh. Ose e bukur ose vdis. Kjo është filozofia e përditshmërisë të sotme. Apo përditshmëria jonë pa asfare filozofi. Por dikush thotë se nuk ekziston estetika pa etikë, pa përmbajtje. Pra edhe bukuria e kërkoka moralin e vet. Nëse përpara se të kërkoni të jeni të bukura, do të kërkoni diçka tjetër, kjo ka për t'ju shpëtuar prej obsesionit, prej vuajtjes që e kërkoni bukurinë sipërfaqësore, si mjetin e vetëm për të mbijetuar, si mjetin e vetëm për të qenë të lumtura. Tani ju dukeni si peshku pa ujë, dilni përpara pasqyrave dhe shihni difektet, që në thatësirën shpirtërore bëhen edhe më të dukëshme, ku difektet tuaja, nëse do të vazhdoni të mbeteni bosh, do t'ju zmadhohen 100-fish nga ç'janë në të vërtetë, dhe ju do të mbeteni në kërkim të kirurgjisë estetike, si nomadët në shkretëtirën e paujë.

Unë ju sugjeroj se ju nuk do t'i vini re asfare difektet tuaja, ose do ta konsideroni pasqyrën si gënjeshtare, nëse do të mbushni zbrazëtinë e kotësisë me ndërgjegjësimin tuaj për ta parë botën me sy të tjerë, që nuk dinë të shohin vetëm bukurinë si qëllim bosh në vetvete, por që e shohin bukurinë edhe në dimensione të tjera, sikur mund të jetë dimensioni etik. Duke i mbajtur sytë tek e bukura sipërfaqësore, sendet në botë shkojnë gjithnjë e më keq dhe duket se kapitalizmi nuk është vetëm rendi që prodhon mirëqënie, por edhe një mënyrë jetese e të privilegjuarve, e cila krijon tek të gjithë ne një shqetësim sepse me globalizimin e shoqërisë ne jemi në kontakt të përhershëm me mizerien nëpër botë, dhe mënyra më e mirë për t'iu larguar shqetësimit, është arratisja prej etikës dhe kthimi absolut tek estetika. Dhe dikush thotë se estetika sot i ngjan gjethes së fikut  për t'iu larguar etikës.

Sot duket se gjithçka në botë harxhohet për të qënë të bukur, ndërsa nuk harxhohet asgjë për të qënë të mirë. Nëse bukuria lind për pasojë e një etike të mirë, pra nëse kritika e vlerësimit vjen pas kritikës së arsyeve praktike, bukuria mbetet një vlerë, ndërsa po të ketë  kritika e vlerësimit vetëm arsye praktike atëhere do të na pushtojë obsesioni për të qenë të bukura me çdo kusht.  Por duket se e gjithë filozofia e shekullit të fundit është nisur prej këtij kushti. Jo më kot Niçe thoshte se "ekzistenca e botës është e justifikuar duke u nisur prej fenomeneve vetëm estetike".

Por nëse bukuria e Niçes ishte e dëshpëruar, sot ky lloj dëshpërimi mungon totalisht. Ngjan se obsesioni që na ka kapluar për të qenë të bukura, e ka pushtuar gjithë shpirtin tonë, duke mos na lënë asnjë vend bosh për të menduar apo për t'iu kushtuar diçkaje tjetër, më të dobishme ndofta. Vendin e librave të shenjtë apo librave prej nga marrim kulturë dhe dije e kanë zënë dietat dhe palestrat, duke harruar se çdo njëra prej nesh, ka nevojë që të paraqitet me një kod që të njihet prej të gjithëve. E megjithatë duke u kthyer tek Niçe, mund të themi se bukuria, gjithmonë ka qënë nisja. Për shembull shekulli XVI, njihet si shekulli i lulëzimit të bukurisë, që e përjashtonte çdo gjë të shëmtuar. Ndërsa nëse do të flasim për bukurinë sot, nën bisturinë e kirurgut estetik, kjo bukuri është e sofistikuar, është një lloj bukurie formaliste, që është e njohur që në kohën e grekëve të lashtë. Por grekët e lashtë kishin bërë një koncesion midis bukurisë dhe harmonisë. Grekët e lashtë thoshin: "I bukur i mirë", duke e definuar bukurinë si një "proporcion të drejtë". Prej grekëve të lashtë kemi edhe fjalën kozmetikë, që vjen prej kozmos, që do të thotë gjithësi, pra ku përfshihen që të gjitha elementët, dhe bukuria është vetëm tërësia e të gjitha elementëve që përbëjnë kozmosin, pra kurrsesi bukuria nuk ekziston si një proporcion i vetëm. Mjerisht, sot kozmetikën në botën moderne e kemi transformuar në kremra, truke, masazhe, sauna, duke ju larguar gjithnjë e më shumë rrënjës së fjalës që është gjithësia. E bukur është gjithësia, dhe ajo çka kuptohet me këtë fjalë. Bukuri pa gjithësi, është një lloj formalizmi brutal, deri edhe primitiv, apo parahistorik, merre si të duash.

Sot bukuria lidhet vetëm me rininë. Të gjitha transformimet kanë synim të të kthejnë tek rinia. Dhe të pushtohesh prej obsesionit për t'u rikthyer tek rinia, do të thotë ta dënosh vetveten me vdekje. Dhe gjithë energjia jonë shkon kundër rrjedhës së kohës. Dhe bukuria kësisoj mbetet e zhveshur nga çdolloj dimensioni etik, ndërsa ne mbetemi thellësisht të varfëra dhe të friksuara nga e nesërmja.

Në fakt, nuk duhet që të jetë kështu, nëse në ndërgjegjen tonë ne me nocionin e bukurisë do të barazojmë kozmosin, pra gjithësinë. Nëse bukuria do të mbetet vetëm tek sytë dhe shtjellat e bukura, atëhere ne do të mbetemi thellësisht të varfëra, sikur edhe po mbetemi. Ndërsa nëse bukuria do të barazohej me gjithësinë, atëhere sytë e bukura dhe shtjellat e bukura do të ishin vetëm një grimcë e së bukurës. Atëhere ne do të ishim shumë më të pasura dhe shumë më të bukura, sepse atëhere do të fillonim që ta shihnim botën me sy të tjerë dhe jo kaq ngushtë, dhe jo kaq pak, dhe jo kaq shkurt. Prandaj themi se bukuria pa etikën është gati e pamundshme, se kësisoj bukuria pa etikën mbetet një karikaturë e bukurisë së mirëfilltë, zanafillores, e asaj që e shohin vetëm sytë e zemrës dhe nuk e shohin dot sytë e zinj, blu, apo jeshilë. Duke i dhënë bukurisë atë hapësirë që i takon asaj, atëhere ne do të jemi me të vërtetë të lumtura, sepse të bukurën do ta gjejmë atje ku është, por ku ne tani nuk e shohim dot, duke varfëruar kështu jetën tonë. Nëse të bukurën do ta shohim tek e mira, dhe duke u rrekur për t'u bërë të bukura do të jemi të mira, atëhere bota do të marrë një kuptim të ri, do të bëhet më e dashur për të gjithë ne./ Elida BUÇPAPAJ



Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]