VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Zgjedhjet në Irak zhvillohen të qeta: Miliona vetë votuan për këshillat provinciale

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 12:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Zgjedhjet në Irak zhvillohen të qeta: Miliona vetë votuan për këshillat provinciale
E Djelë, 02.01.2009, 08:35am (GMT+1)

Zëri i Amerikës - Miliona irakianë votuan dje për këshillat provincialë, në votimet që shihen si një provë e rëndësishme për qëndrueshmërinë e vendit. SHBA dhe udhëheqësit irakianë i përshëndetën zgjedhjet e djeshme, për mënyrën e qetë që u zhvilluan. Presidenti Obama i cilësoi zgjedhjet një hap i rëndësishëm përpara për irakianët, ndërsa vazhdojnë të marrin përgjegjësinë për të ardhmen e tyre. Kryeministri irakian Nuri Al Maliki u shpreh në mënyrë të figurshme se "gishtat me bojë të njerëzve", duke ju referuar personave që votuan, do të ndërtojnë Irakun. Këto janë zgjedhjet e para të rëndësishme në 4 vjet dhe masat e sigurisë ishin të forta. Votuesve ju desh të kalonin nëpër disa pika kontrolli për të shkuar tek qendrat e votimit. 

Këto janë zgjedhjet e para që zhvillohen në Irak që nga viti 2005 dhe megjithë kërcënimet për dhunë, votimet u zhvilluan kryesisht me qetësi. Para zgjedhjeve, Iraku mbylli kufijtë, aeroportet, ndaloi lëvizjen e makinave dhe vendosi mijëra forca të sigurisë, në përpjekje për të siguruar një ditë të qetë votimesh. Jawad al-Bolani, Ministri i Brendshëm i Irakut, tha se "Irakianët po shkojnë të votojnë me kënaqësi. Ne i krijuam atyre kushtet e sigurisë, në mënyrë që të arrinim të kishim këtë pjesëmarrje".

Votimet zgjatën për 11 orë, ato u shtuan me një orë, në mënyrë që të lejonin një numër sa më të madh votuesish të shkonin për të votuar.

Zgjedhjet shihen nga Washingtoni dhe nga Bagdadi si një masë për qëndrueshmërinë e Irakut, duke vënë në provë rënien e konsiderueshme të dhunës sektare dhe sulmeve të kryengritësve kohët e fundit. Votimet, gjithashtu i ofrojnë arabëve suni, të cilët i bojkotuan zgjedhjet provinciale të kohëve të fundit, një mundësi për të marrë pjesë edhe ata në qeverisjen e vendit.

Me ndihmën ne Kombeve të Bashkuara, Iraku po mban zgjedhje në 14 nga 18 provincat e tij. Më tepër se 14 kandidatë morën pjesë në garë, numri më i madh i politikanëve irakianë që kandidojnë që pas ndërhyrjes amerikane në Irak dhe rrëzimit nga pushteti të Sadam Huseinit më 2003. Kandidatët janë në garë për 440 vende në Këshillat provinciale të Irakut, me shumë influencë në jetën politike të vendit.

 Votimet e djeshme shihen gjithashtu si një tregues për ruajtjen e paqes në Irak nga forcat irakiane, ndërsa trupat amerikane po planifikojnë tërheqjen nga Iraku. Zyrtarët shpresojnë që zgjedhjet e suksesshme do t'i hapin rrugën zgjehdjeve të përgjithshme këtë vit. Zyrtarët e zgjedhjeve thanë se numërimi i votave do të bëhte sot, por rezultati nuk pritet të dalë para ditës së martë./Voal-online.



Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]