VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Mynih: Sjediu kërkon më shumë njohje të reja

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 01:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » SHQIPTARËT
 
Mynih: Sjediu kërkon më shumë njohje të reja
E Shtunë, 02.07.2009, 05:54pm (GMT+1)

DW: Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka thënë se Kosova meriton të njihet nga më shumë shtete. Sejdiu e tha këtë para mbi 350 politikanëve, ushtarakëve dhe ekspertëve, pjesëmarrës në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Për herë të parë në konferencën e Mynihut presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, mbajti një fjalim gjatë darkës së punës. Siç bëri të ditur përfaqësuesi diplomatik i Kosovës në Berlin, Vilson Mirdita, në fjalën dhjetëminutësh dhe pa letër Sejdiu u përqëndrua në arritjet e deritanishme të shtetit më të ri në botë: "Presidenti theksoi të arriturat e Kosovës, theksoi që Kosova tashmë ka kushtetutën e saj, që është një kushtetutë me parimet planit të Ahtisaarit, që i respekton të gjitha të drejtat e njeriut, e posaçërisht të pakicave, dhe Kosova është në rrugë të mbarë për të plotësuar parakushtet dhe ta shkurtojë rrugën për në Unionin Evropian", i tha Mirdita Deutsche Welles.

Dhjetë ditë para përvjetorit të parë të shpalljes së pavarësisë, Sejdiu tha se pret që të ketë njohje të tjera. "Këtë e kemi merituar, sepse përkundër dyshimeve të shumë vendeve të tjera kemi treguar veten që jemi në gjendje të mbajmë shtet," tha Mirdita duke cituar Sejdiun. Para presidentit të Kosovës fjalën solemne e kishte mbajtur ministri i jashtëm i Çekisë Karel Schwarzenberg, si kryetar i radhës së BE-së.

Një vit më parë në të njëjtin vend kishte folur presidenti i Serbisë Boris Tadiç. Fjalimi i tij, asokohe vetëm disa ditë para se Kosova të shpallte pavarësinë, u transmetua drejtpërsëdrejti në sallën e mediave dhe mund të dëgjohej kështu nga qindra gazetarët e akredituar nga e gjithë bota. Kryetari i ri i konferencës së Mynihut, ambasadori Wolfgang Ischinger, e ndryshoi këtë vit procedurën dhe nuk lejoi që ceremonia të përcillej nga mediat. Kështu që edhe jehona e fjalës së Sejdiut mbeti brenda mureve të sallës.

Konferenca u hap të premten paradite me një panel për çështjen e çarmatimit. Ministri gjerman i punëve të jashtme Frank Walter Steinmeier bëri thirrje për një frymë të re bashkëpunimi: "Ejani të punojmë që tani për ta rinovuar konceptin e arkitekturës së sigurisë, të punojmë në projekte konkrete që i shërbejnë ripërtëritjes së mirëbesimit, tha ministri gjerman i punëve të jashtme", tha ai.

Por shpresat e Steinmeier-it u avulluan menjëherë: Kryetari i parlamentit iranian, Ali Larixhani, tha se ShBA-ja nuk ka të drejtë që të influencojë programin bërthamor të Iranit, sepse është Amerika ajo që ka shkaktuar luftë, vdekje dhe shtypje në Lindjen e Mesme. Ndërsa nga një takim i zëvendëskryeministrit rus Sergej Ivanov me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jap de Hoop Scheffer nuk u arrit asnjë hap përpara në përmirësimin e marrëdhënieve mes NATO dhe Rusisë të ngrira qysh nga Lufta e Gjeorgjisë.

Krahas kancelares Anglea Merkel dhe presidentit francez Nicola Sarkozy, në konferencë merr pjesë edhe zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden. Konferenca e Mynihut njihet ndryshe dhe si Davosi i çështjeve të sigurisë. Ajo zhvillohet tashmë për herë të 45-të. I pranishëm është edhe ministri i jashtëm i Shqipërisë, Lulëzim Basha. Voal-online.



Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]