VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Rrugë e vështirë për rehabilitimin e viktimave të komunizmit

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 02:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Rrugë e vështirë për rehabilitimin e viktimave të komunizmit
E Hënë, 02.09.2009, 02:39pm (GMT+1)

Gjermania ka pasur përvojën e rehabilitimit të viktimave të nazizmit. Por ajo nuk u përdor për rehabilitimin e viktimave të komunizmit. Çfarë rruge ka ndjekur Gjermania për rehabilitimin e të përndjekurve nga SED?

 

Radio DW- Rehabilitimi i viktimave të komunizmit në Gjermani ka nisur herët. Që në mes te viteve pesëdhjetë, në Gjermaninë perëndimore ekzistonte "Ligji për të ndihmuar refugjatët politikë". Ai ndihmonte ish të burgosurit ose të përndjekurit politikë që nga Gjermania lindore përfundonin në atë perëndimore, që të njiheshin si refugjatë politikë. Ky proces ka qenë shpesh i vështirë për shkak të mungesës së dokumentave dhe dëshmive të përndjekjes. Personat që njiheshin si "refugjatë politikë", mund të merrnin një  dëshmi për këtë dhe të përfitonin materialisht shpërblim nga shteti gjerman.

Por edhe në RDGJ (DDR) ekzistonte mundësia që dënimet të shpalleshin të pavlefshme, pra të bëhej rehabilitim nga pikëpamja juridike. Për shembull në vitet tetëdhjetë, mund të quheshin të padrejta disa dënime të viteve pesëdhjetë, të kohës së Stalinit. Ky rehabilitim, ishte vetëm një akt formal. Në RDGJ nuk ekzistonte mundësia për dëmshpërblim

Dr. Jens Planer Friedrich, punon në zyrën e Berlinit të të ngarkuarin më dokumentat e Shtazit, i ngarkuar me këshillimet e qytetarëve. "Tek ne vijnë njerëz që janë viktima të përndjekjes politike në RDGJ (DDR). Që prej viteve 90 ekziston mundësia për rehabilitimin, kompesimin, dëmshpërblimin e tyre. Ne këshillojmë njerëzit si të bëjnë kërkesën, ku të drejtohen, si mund ta dëshmojnë që kanë qenë viktima."

Që në zgjedhjet e para të Bundestagut në dhjetor të 1990, u mendua konkretisht si për njohjen e viktimave ashtu edhe për dëmshpërblimin e tyre. "Por si duhej bërë kjo, kjo ishte çështja," thotë Planer Friedrich, i cili është duke shkruar një libër mbi rrugën gjermane për rehabilitimin e viktimave të komunizmit.

 

Ligji i parë për njohjen e përndjekjes dhe dëmshpërblimin

 

Ligji i parë që quhet edhe "Ligji i parë për të zbardhur padrejtësitë e Partisë së bashkuar socialiste (SED)" doli në vitin 1991. Ai është një ligj rehabilitimi, sipas ligjeve të shtetit të së drejtës. Ky ligj kishte në qendër të vëmendjes personat që ishin dënuar, që për arsye politike kishin qëndruar në burg, ose që ishin dërguar në spital psiqiatrik.

"Që në fillim ky ligj kishte në plan të parë "idenë e mbështetjes jo të dëmshpërblimit të përgjithshëm," që do të thotë se kishte parasysh faktin që për arsye të përndjekjes këtyre njerëzve u mungonte diçka, diçka që do tëkompesohej më anë të këtij ligji," shpjegon Planer Friedrich.

 

Si bëhet rehabilitimi ?

 

Së pari nëpërmjet rrugës gjyqësore konstatohet nga shteti se masa e dënimit ka qenë e padrejtë, dhe se për një periudhë të caktuar dënimi, duhet të bëhet rehabilitimi. Njerëzit duhet të shkojnë tek gjykatat që i kanë dënuar, ose pasueset e tyre. Atje bëhet kërkesa për rehabilitimin ligjor dhe dorëzohen dokumentat, nëse ekzistojnë. Nëse personi nuk zotëron dokumenta, ato duhet t`i kërkojë gjykata. Pas vitit 1990, dokumentat gjendeshin lehtë, sepse zyrat ishin të hapura dhe në 99 përqind të rasteve, dokumentimi ka qenë i përpiktë. Më pas me anë të një procesi, gjykata vendos nëse dikush ka të drejtën ta quajë vetën të përndjekur politik, apo jo.

 

Si merret dëmshpërblimi?

 

Për të marrë dëmshpërblim duhet bërë një kërkesë tjetër, kërkesa për dëmshpërblim të përgjithshëm. Kjo ishte fillimisht 300 marka, sot është 300, 6 euro për çdo muaj të kaluar në burg.

Jo të gjithë personat që njihen si të përndjekur kanë të drejtën të pretendojnë për dëmshpërblim. "Sepse nëse dikush ka qenë një herë i dënuar, dhe më pas ka punuar me shtazin, ose ka bërë shkelje humane, atëherë ai nuk ka të drejtë të marrë dëmshpërblim. Ai njihet si i përndjekur, por nuk merr dëmshpërblimin," sqaron Dr. Jens Planer Friedrich.

Nga ky ligj kanë përfitur rreth 150 mijë persona që kanë qenë viktima të komunizmit.

 

Ligji i dytë për rehabilitimin e të përndjekurve me metoda të tjera  

 

Pas vitit 1994, pati një ligj tjetër "Ligji i dytë", që nuk kishte më të bënte me ish të burgosurit, por me përndjekje të natyrave të tjera, ndalimin e profesionit, studimit, humbje pasurie etj. ose përndjekje psikologjike që ka shkaktuar dëme. Ky lloj rehabilitimi nuk u bë më në gjykata, por në zyra që u ngritën për këtë punë. Sepse përndjekjen nuk e kishin bërë më gjykatat, por shtazi, policia, shkollat, universitet, vendi i punës.

 

Kush punonte në zyrat e rehabilitimit?

 

"Kjo përbënte një problem të madh në fillim, sepse shumë prej punonjësve ishin juristë gjermano perëndimore, që i shihnin rastet nga pikëpamja juridike, por nuk i kuptonin shumë gjëra që kishin ndodhur në RDGJ (DDR). Aty kanë punuar po ashtu njerëz, që kanë pasë punuar për sistemin e atëhershëm në Gjermaninë lindore. Ka ndodhur që të përndjekurit gjenin përndjekësit, kur shkonin në zyrat e rehabilitimit," thotë Friedrich Planer.

Zbatimi i ligjit të dytë, ka qenë më i vështirë, sepse për këto lloj përndjekjesh mungojnë dëshmitë. Shumë gjëra nuk janë bërë me shkrim, nuk janë dokumentuar. Mund të përdoren dëshmitarë, nëse ata ekzistojnë. Pasi i përndjekuri ka bërë kërkesën dhe ka plotësuar shumë formularë, me anë të një procesi administrativ, merret një vendim administrativ.

 

Çfarë përfitohet?

 

Kjo është e komplikuar. Nëse bëhet fjalë përshembull për ndërhyrje në profesion, atëherë caktohet koha kur personi është hequr nga puna, kur është kthyer sërish. Kjo kohë për shembull i shtohet viteve të pensionit. Për studentët është e vështirë, ose për ata që janë përjashtuar nga shkolla. Ata mund të marrin dëshmi, por kjo kohë nuk u shtohet për pension. Deri në vitin 2003 ata kanë patur mundësinë të vazhdojnë shkollën që kanë ndërprerë në atë kohë, duke marrë edhe ndihmë nga shteti. Por tani kjo nuk bëhet më

 

Ligjet e rehabilitimit të lidhura me afate

 

Afati i ligjit është deri më 31 dhjetor 2012. Kërkesa për rehabilitim mund të bëhet deri në këtë afat. Më pas nuk ka më kërkush të drejtë të kërkojë.

Nga ligji i dytë kanë përfituar rreth 250 bis 300 mijë të prekur. Por duhet thënë se këto shifra përmbajnë edhe persona që kanë përfituar nga të dy ligjet. Statistikat për të përndjekurit nuk japin shifra të sakta, sepse nuk ka zyra qëndrore që merren me çështjet e tyre.

Që nga viti 2008 ekziston mundësia për të marrë një pension, por për këtë është gjetur një zgjidhje minimale. Këtë pension e marrin ata persona që kanë qenë të paktën 6 muaj në burg dhe që kanë sot të ardhura të pakta. /Voal-online

 




Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]