E Enjte, 01.23.2020, 11:27pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » POLITIKË
 
Jozefina Topalli reporterëve të KE-së: Monitoroni zgjedhjet dhe ligjin e lustracionit
E Martë, 02.10.2009, 02:11pm (GMT+1)

Voal-online - Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u takua me David Ulshire dhe Jako Lakso, dy reporerë të Këshillit të Europës. Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike dhe për veprimtarinë e Kuvendit. të Shqipërisë. Kryetarja e Kuvendit bëri një ekspoze mbi përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, mbi bazën ligjore dhe infrastrukturore të tyre. Ajo vlerësoi frymën e konsensusit politik për miratimin e kodit elektoral dhe për zgjedhjen e organeve që do të administrojnë zgjedhjet. Kryetarja e Kuvendit ftoi anëtarët e Asamblesë Parlamentare të KE-së për të monitoruar nga afër këtë proces zgjedhor dhe shprehu vullnetin e plotë se prioritet mbi të gjitha prioritetet mbetet realizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Më tej, Kryetarja e Kuvendit bëri një paraqitje të gjithë procesit parlamentar, të diskutimit dhe miratimit, të ligjit të lustracionit. Ajo theksoi se ky ligj, pavarësisht nga historia e egër e krimeve të komunizmit në Shqipëri, është një variant edhe më i butë se në vendet anëtare të BE-së. “Ky është një ligj i domosdoshëm, për t’u ndarë nga e kaluara dhe për të parë me besim nga e ardhmja”, theksoi ajo. Kryetarja e Kuvendit garantoi se zbatimi i ligjit do të jetë transparent dhe në përmbushje të standardeve. Kryetarja e Kuvendit ftoi, përmes raporterëve, Këshillin e Europës të monitorojë zbatimin e këtij ligji.

 

 

 




Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Janar 2020  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]