VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - "Der Standard": Veriu i Kosovës pa kufij me Serbinë

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 06:04pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » INTERVISTË-PRESS
 
"Der Standard": Veriu i Kosovës pa kufij me Serbinë
E Enjte, 02.12.2009, 11:14am (GMT+1)

Veriu i Kosovës ka qënë tema ku prestigjiozja austriake "Der Standart" është fokusuar në prag të një vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Me një përshkrim të hollësishëm autorja në artikull thekson mohimin e shtetit të ri nga serbët e Kosovës që vazhdojnë të jetojnë ende duke konsideruar Serbinë shtet, dështimin e planeve të ndërkombëtareve për pjesën veriore, dhe kontrabandistët që përfitojnë nga kaosi i krijuar. Autorja rrëfen edhe për presionin që forca radikale serbe ushtrojnë ndaj serbëve të veriut.



"Edhe një vit pas pavarësisë së Kosovës veriu i vendit vazhdon të jetojë në anarki të plotë, pa kufij me vendin fqinj Serbinë, ndërsa vazhdon të lulëzojë biznesi i kontrabandës". Kështu shkruan në një artikulll kushtuar Kosovës, gazeta austriake, Der Standard. Autorja e artikullit, Adelheid Vëlf shprehet se serbët e veriut jo vetëm që vazhdojnë të bojkotojnë shtetin e ri, por po përpiqen të varrosin çdo formë shtetësie të Kosovës.
Austriakja e titullon artikullin "Pa Kufi, anarki dhe biznese".
Sipas kësaj gazete, Veriu i Kosovës edhe një vit pas shpalljes së pavarësisë vazhdon të mbetet vatër e nxehtë krize. "Nga situata e paqartë që po mbretëron në këtë pjesë të Kosovës po përfitojnë vetëm kontrabandistë". Autorja e artikullit Vëlf shpjegon se disa përpjekje të ndërkombëtarëve për të integruar dy pjesët e qytetit të ndarë të Mitrovicës kanë dështuar. Kështu edhe një treg multietnik që ishte ndërtuar në mes të Mitrovicës. "Nga ky projekt i financuar nga BE ka mbetur si relikt vetëm dëshira dhe ideja e mirë për të bërë bashkë serbët dhe shqiptarët. Mirëpo, në Mitrovicë ka një treg tjetër që funksionon në formë të përkryer, një treg brenda etnik ku lulëzon kontrabanda që nga koha kur serbët dogjën postat kufitare të Kosovës", thuhet në artikull duke vazhduar me përshkrimin se, "Benzina fjala vjen blihet e pa doganuar dhe pa tatim në vlerë prej 50 cent një litër, derisa në Mitrovicën jugore dhe në Kosovë shitët për 90 cent. Nga kjo kontrabandë llogaritet të humb dhe shteti serb rreth tre milionë në muaj".
Autorja përqëndrohet më pas në kundërshtinë që shfaq gjithmonë Beogradi për të pranuar se kjo pjesë e territorit i takon shtetit të Kosovës.
"Përkundër këtij fakti Beogradi nuk po dëshiron të pranojë kufirin. Edhe shumë serbë në veri të Mitrovicës kanë krijuar bindjen se jetojnë në Serbi dhe jo në Kosovë. Në fakt në këtë pjesë mungon çdo formë e shtetit, makinat nuk kanë fare tabela regjistrimi.
Njerëz në Prishtinë dhe Beograd thonë se ndikimin e vet në veri e ushtrojnë politikanë radikalë, si Milan Ivanovic". Autorja e artikullit citon Milan Ivanovicin t'i ketë thënë se serbët as që duan t'ia dinë për vendosjen pikave doganore në kufi me Serbinë. Ai ka paralajmëruar se një gjë e tillë do të shkaktonte trazira të reja. Ky person e quan ilegal edhe misionin europian EULEX për dallim nga politika zyrtare e Beogradit. Kjo rezistencë serbe është e paparashikueshme. Ata këto ditë kanë protestuar kundër formimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa në fillim të këtij viti ua kishin vënë flaken disa lokaleve të shqiptarëve. Autorja rrëfen edhe për presionin që këto forca radikale ushtrojnë ndaj qytetarëve serbë në pjesët tjera të Kosovës që duan të bashkëpunojnë me shqiptarët. Në pozitë të vështirë në këtë pjesë veriore pa shtet ndodhen edhe romët e shqiptarët. Të gjendur në këtë pozitë anarkike ata ndihen të lënë pas dore nga të gjithë./Voal-online.



Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]