E Martë, 10.15.2019, 06:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » INTERVISTË-PRESS
 
"Economist": Njëvjetori i shtetit të Kosovës
E Premte, 02.13.2009, 05:41pm (GMT+1)

Më 17 shkurt Kosova do të shënojë përvjetorin e parë të pavarësisë. Padyshim, shumica shqiptare do të festojë gëzueshëm dhe zhurmshëm. Por falë pengesave ruse, Kombet e Bashkuara nuk kanë mundur të miratojnë ndonjë rezolutë të re, çfarë ka bërë që pavarësia e Kosovës të mbetet ende një çështje kundërthënëse.
Deri tani 54 nga 192 shtete anëtare të OKB-së e kanë njohur Kosovën. Në mesin e atyre që e refuzojnë njohjen janë dhe pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian.
Por, pavarësisht të gjithave, nuk u vërtetuan parashikimet e shumë kritikëve, sipas të cilëve, shpallja e pavarësisë së Kosovës do të shkaktonte dhunë dhe spastrime të reja etnike, një valë të pakontrolluar emigracioni, një forcim të trafikut të drogës, si dhe rritje të nacionalizmit të egër serb.
Kosova sot është në shkallë të gjerë në paqe, ndonëse mbetet një vend i varfër.
Pakica serbe dhe qendrat e saj kulturore e fetare mbrohen nga NATO-ja, kurse EULEX-i është shpërndarë në gjithë vendin, përfshirë dhe zonat e banuara me serbë.
Sa i përket kërcënimit të dëgjuar para pavarësisë se Kosova paraqet një precedent të pakëndshëm për rajone të tjera të paqeta në botë, ka qenë e qartë qysh në fillim se ky argument do të përdorej nga Rusia.
Megjithatë askush nuk e beson seriozisht se po qe se Kosova do të ishte ende pjesë e Serbisë, Rusia nuk do të kishte hyrë në luftë me Gjeorgjinë e nuk do të kishte njohur pavarësinë e Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë. Për fat të mirë, vetëm Nikaragua e ndoqi shembullin rus dhe askush tjetër.
Pavarësisht të gjithave, pozicioni i Kosovës mbetet i pasigurt. Ajo do të forcohet nëse pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur ende, ta marrin një hap të tillë. Këto vende, pavarësisht keqkuptimeve për problemet e tyre të kufijve, do të duhet ta njohin një ditë Kosovën.
E vërteta është se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, aktualisht, deri në një farë mase, përballen me trazira. Kriza ekonomike, e në veçanti rënia e remitencave dhe investimeve të huaja, si dhe rritja e papunësisë, kanë ndikuar në këtë situatë.
Ballkani ndoshta nuk është më në titujt ndërkombëtarë ashtu siç ishte në vitet e '90-ta, por tensionet dhe nacionalizmi primitiv që ndihmoi në fillimin e shumë luftërave, ende mbetet.
Ndonëse nuk ka ndonjë oreks të madh për luftë në Ballkan, madje as në mesin e nacionalistëve më radikalë serbë, rreziku i dhunës dhe jostabilitetit politik ende mbetet.
Ashtu siç kanë pranuar shumë analistë në Ballkan dhe në Bruksel, zgjidhja më e mirë është që të futen të gjitha vendet e Ballkanit në rrugën e sigurt drejt anëtarësimit në BE.
Vetëm kështu mund të jetë e sigurt e ardhmja paqësore dhe e lumtur si për Kosovën, edhe për pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor.




Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 

 
VOAL
[Shko lart]