VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Shqipëria ndër vendet me nivelin më të lartë të vdekshmërisë foshnjore në Europë

                                                                                      

E Martë, 04.16.2024, 09:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » INTERVISTË-PRESS
 
Shqipëria ndër vendet me nivelin më të lartë të vdekshmërisë foshnjore në Europë
E Djelë, 02.15.2009, 08:53am (GMT+1)

Ekspertët e shëndetësisë vënë theksin tek faktorët ekonomikë e socialë. Nëna të ushqyera keq, shkalla e ulët e edukimit shëndetësor për femrat, mentalitetet e trashëguara nga e kaluara ndikojnë në vdekshmërinë foshnjore.

Niveli i lartë i vdekshmërisë përreth lindjes në Shqipëri, ose siç njihet në popull me termin vdekshmëri foshnjore është nga më të lartat në Europë. Në bazë të të dhënave që jep Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe mjaft organizata të tjera ndërkombëtare, niveli i vdekshmërisë foshnjore është 16 deri në 18 raste për 1000 lindje gjallë. Në bazë të parametrave të standartizuara  të OBSH-së konsiderohet si lindje e gjallë, ajo për një bebe nga 22 javë deri në muajin e fundit të shtatëzanisë. Ose e konceptuar si peshë, nga 501 gram e lart.

Prof. Rubena Moisiu, drejtuese e Spitalit Obstetrik Gjinekologjik "Koço Glozheni"në Tiranë, thotë për Dë se shifrat e vdekshmërisë foshnjore në institucionin e saj janë më të ultat, në rreth 11 raste për 1000 lindje. Për nivelin shqetësues në shkallë vendi të këtij fenomeni ajo prezanton si shkak kryesor numrin e lartë të lindjeve parakohe. Duke ju refereruar psh., institucionit të saj, që ka paciente nga i gjithë vendi, ajo thotë se "dy të tretat e lindjeve parakohe bëhen nga nënat që vijnë nga zonat rurale dhe të pazhvilluara".

 

Ekspertët e shëndetit të nënës dhe fëmijës i referohen faktorëve të tjerë socialë e financiarë për vdekshëmrinë foshnjore. Kequshqimi i nënave në periudhën e shtatëzanisë, edukata e ulët shëndetësore për femrat, por dhe e familjes në tërësi ndikojnë tek vdekshmëria.

Prof. Moisiu: "Na ndodh shpesh që gratë shtatëzane të vijnë për ndihmë mjekësore atëhere kur gjendja e tyre është e rënduar. Nuk ndjekin udhëzimet e mjekëve, nuk tregojnë kujdes në angazhimet e tyre. Këtu hyn në lojë dhe mentaliteti që ekziston në disa zona rurale, kur një grua shtatëzanë nuk trajtohet me kujdesin që nevojitet. Ndodh që vjehra i thotë se vazhdo të punosh, se unë në kohën tënde kam bërë 10 fëmijë dhe punët e shtëpisë nuk i kam lënë për asnjë çast..." Edhe infrastruktura e rënduar, largësia e qendrave të banuara nga spitalet obstetrike gjinekologjike shkakton herë herë dhe vonesa dhe agravime që e bëjnë të pakthyeshme normalitetin në lindje.

 

Ndihma nga organizmat ndërkombëtarë

 

Përballë situatës problematike me vdekshmërinë foshnjore, në mbështetje të spitaleve shqiptare ka patur vazhdimisht mbështetje me projekte konkrete nga organizma të ndryshme ndërkombëtare. Ditët e fundit u aplikua një i tillë nga përfaqësia e OSBE-së në Tiranë. Në fokus ishte specializimi i stafeve të nivelit të mesëm, mami e infermiere, nga spitale të rretheve të ndryshme. Ideja ishte për të përballuar sidomos situatat e lindjeve të fëmijëve me problem të ndryshme.

Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo e vlerësoi si mjaft të dobishme këtë program kualifikues. "Gjendja me vedekshmërinë foshnjore na bën të fokusohemi dhe tek kualifikimi I personelit, për t'i lehtesuar sa më shumë situatat kritike në spitale", u shpreh Godo.

Prof. Rubena Moisiu thotë se kualifikime të tilla të stafit bëhen në mënyrë periodike dhe në institucionin e saj, i cili është i njohur në Shqipëri si një "qendër trajnimi e specializimi" për të gjithë vendin. "Këtu vijnë stazhierë, vijnë mami e infermiere të reja, Jemi si një qëndër e vërtetë trajinimi dhe për stafet e spitaleve të tjera të ngjashme. Çojmë dhe personel në kualifikime jashtë vendit, të cilët kur kthehen e japin eksperiencën për të tjerët."

Vitet e fundit në këtë spital, që pret paciente nga e gjithë Shqipëria, kanë ardhur dhe mjaft pajisje e aparatura të avancuara, duke ofruar një shërbim më cilësor për nënat dhe fëmijët. Madje reparti i reaminacionit të foshnjeve të porsalindura është ndër më të kompletuarit në rajonin e Ballkanit.  Voal-online.



Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]