VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Jones. SHBA mbështesin dialogun nëse bien dakord palët

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 04:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » INTERVISTË-PRESS
 
Jones. SHBA mbështesin dialogun nëse bien dakord palët
E Hënë, 02.16.2009, 07:40am (GMT+1)

RADIO EVROPA E LIRË: Z. Jones, po mbushet një vit nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Në perspektivën amerikane, si ka ecur shteti i Kosovës?
STUART JONES: Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të urojnë popullin dhe Qeverinë e Kosovës në njëvjetorin e shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt.
Ka qenë një vit i mbushur me punë të jashtëzakonshme dhe arritje. Populli dhe Qeveria e Kosovës kanë me çfarë të krenohen.
Kemi parë gjatë një viti Kushtetutën e re, dhjetëra ligje të miratuara, kilometra të tëra rrugë të reja dhe dhjetëra shkolla të ndërtuara. Kudo që t'i hedhësh sytë në Prishtinë, dhe unë isha atje vetëm pak javë më parë, sheh shenja përparimi.
Duke folur në emër të Shteteve të Bashkuara, mund të them se jemi shumë krenarë që kemi qenë pjesë e këtij procesi.

RADIO EVROPA E LIRË: Me gjithë përparimin e shënuar, së fundi drejtori i Zbulimit Kombëtar Amerikan, Dennis Blair, përcaktoi Ballkanin, e në veçanti statusin e pazgjidhur të serbëve të Kosovës, si sfidën kryesore për Evropën. Çfarë kuptohet me status të pazgjidhur politik të serbëve të Kosovës? A është kjo shenjë e ndonjë ndryshimi të mundshëm në politikën amerikane ndaj veriut të Kosovës?
STUART JONES: Jo, jo, aspak. Më duhet të flas drejtpërdrejt me z. Blair, por ajo që ai nënkupton, është fakti se ka ende njerëz në Kosovë që nuk e njohin apo nuk e respektojnë autoritetin e Qeverisë në Prishtinë.
Ky është një problem që duhet të adresohet dhe për këtë arsye misioni i Bashkimit Evropian për rend e ligj është vendosur në gjithë Kosovën. Misioni po përpiqet të njehsojë gjithë strukturat e rendit dhe ligjit nën një administratë të vetme.

RADIO EVROPA E LIRË: Por, nuk është sekret se veriu i Kosovës paraqet sfidë për autoritetet vendore. Cili është qëndrimi amerikan ndaj zhvillimeve në veri?
STUART JONES: Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara është se respektojmë sovranitetin e Kosovës brenda kufijve të saj.
Ne po punojmë përmes EULEX-it dhe strukturave të tjera ndërkombëtare për të zgjidhur dallimet, në mënyrë që Qeveria në Prishtinë të ushtrojë autoritetin në gjithë territorin e vendit.

RADIO EVROPA E LIRË:
A po punoni me Beogradin për çështjen e serbëve të Kosovës dhe cilat janë sinjalet që vijnë nga Serbia?
STUART JONES: Padyshim, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë në kontakt me Qeverinë në Beograd. Ne po punojmë për marrëdhënie konstruktive me Serbinë, ndonëse është e qartë se kemi mosmarrëveshje rreth Kosovës.
Ne do të dëshironim që t'i zgjidhnim këto dallime dhe po punojmë në rrugë pragmatike për t'i adresuar dallimet në qëndrime.

RADIO EVROPA E LIRË: Një nga mënyrat e rekomanduara për zgjidhjen e dallimeve është dhe propozimi i Ban Ki Moonit për bisedime teknike Prishtinë-Beograd. Kosova ka thënë se do të bisedojë me Beogradin vetëm si shtet sovran dhe me ndërmjetësimin e SHBA-ve dhe BE-së. A planifikojnë SHBA-të të përfshihen në një dialog të tillë të mundshëm?
STUART JONES: Shtetet e Bashkuara do të mbështesin çdo lloj dialogu mes Prishtinës e Beogradit, për të cilin bien dakord palët. Ne kemi vullnetin të ulemi në tryezën e bisedimeve, nëse ftohemi, për të ndihmuar ecjen përpara të këtij procesi.

RADIO EVROPA E LIRË:
Por, a do ta shtyni përpara një dialog të tillë?
STUART JONES: Mendoj se ne do të mbështesim çdo lloj dialogu dhe i nxisim të dyja palët që të punojnë drejt këtij qëllimi.

RADIO EVROPA E LIRË: Por, nuk do të jeni nismëtar i një dialogu të mundshëm, apo jo...?
STUART JONES: Mendoj se iu përgjigja pyetjes suaj. Ne e mbështesim dialogun dhe mendoj se jemi të vullnetshëm të marrim pjesë në të, nëse do të ftohemi. Por, që kjo të ndodhë, varet nga palët.

RADIO EVROPA E LIRË: Tashmë shumëkush është i njohur me krizën globale financiare dhe SHBA-të janë goditur nga kjo krizë. A do të ndikojnë zhvillimet e brendshme ekonomike në përfshirjen amerikane në projektet e zhvillimit në Kosovë dhe në rajon?
STUART JONES: Keni të drejtë - gjithë bota po përpiqet t'i përshtatet kushteve të reja ekonomike. Shumë njerëz në Shtetet e Bashkuara, në Evropë dhe në Kosovë po vuajnë pasojat e kësaj krize.
Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë plan për t'u tërhequr nga angazhimet politike apo ekonomike në Kosovë.

RADIO EVROPA E LIRË: Përveç Kosovës, cilat janë shqetësimet e tjera të administratës së re amerikane në Ballkan?
STUART JONES: Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten shumë të angazhuara në Ballkan. Ne mbështesim zhvillimin dhe qëndrueshmërinë politike në gjithë rajonin. Po punojmë ngushtë në Bosnjë-Hercegovinë dhe po mbështesim proceset në tërësi në rajon.
Mendoj se ka një numër zhvillimesh pozitive, por na duhet të vazhdojmë të punojmë.




Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]