E Martë, 07.23.2019, 01:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » SHQIPTARËT
 
Gëzuar 1 Vit Pavarësi - Tirana ndizet me ngjyra festive kombëtare
E Mërkurë, 02.18.2009, 10:16am (GMT+1)

Voal-online - Tirana përjetoi ngjyra të forta festive në nderim të njëvjetorit të ditës së shënuar të Pavarësisë së Kosovës. Në të gjitha rrugët kryesore të kryeqytetit valëviten flamujt kuqezi si dhe disa flamuj shtetërorë të Kosovës. Shumë të rinj dhe të reja u mblodhën në qendër të Tiranës ku kremtuan përvjetorin e parë të Pavarësisë.

Ambasada e Kosovës dhe ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mundësuan një aktivitet që u iniciua nga Njësia 10 e Tiranës. Kryetari i saj, Gert Bogdani tha sot se kjo nismë e të rinjve të Njësisë Nr.10 në Tiranë e këtij komuniteti por dhe qytetarëve të Tiranës, është për t’i uruar Kosovës në këtë vit të parë te pavarësisë, gëzuar pavarësinë, sa më shumë suksese dhe sa më shumë begati dhe bekime për shtetin më të ri në botë.

Bogdani veçoi se “kjo nismë është shumë e rëndësishme dhe shumë e bukur që qytetarët e Tiranës dhe gjithë shqiptarët të festojnë pavarësinë e Kosovës, një ditë e shumë të pritur nga i gjithë kombi, ku sot i urojmë te gjithë shqiptareve këtij shteti gëzuar dhe mbarësi”. Ai po ashtu, falënderoi përfaqësuesin e Ambasadës së Kosovës dhe atë të Ambasadës Amerikane për mbështetjen e këtij aktiviteti dhe për firmën që ato hodhën në “New Born” shqiptar. “Për të gjithë ata shqiptarë të cilët nuk patën mundësinë që të ishin të pranishëm vjet dhe në këtë ditë në Prishtinë, ne e krijuam këto stenda “New Born” që te firmosin mbështetjen e tyre”, - theksoi Bogdani.

Në emër të Ambasadës së Kosovës, Gazmend Pula iu drejtua të gjithë qytetarëve të Tiranës që përkrahën këtë iniciativë. “Dëshiroj të them se ndjehem krenar i ngazëllyer, për këtë përkrahje që po i kushtohet Kosovës, në këtë ditë të madhe të pavarësisë së saj”. “Një ditë e cila u arrit pas flijimeve dhe sakrificave të mëdha të brezave të tëra të popullit Shqiptar dhe përkrahjen e madhe të miqve tanë amerikanë dhe evropianë e në veçanti të përkrahjes së jashtëzakonshme dhe të veçantë të Shqipërisë dhe autoriteteve shqiptare”, - theksoi z.Pula.

Kurse Paul Poletes nga Ambasada amerikane uroi: “Gëzuar pavarësinë e Kosovës, siç e dimë Amerika dhe Shqipëria kanë bashkëpunuar shumë afër për të mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe patjetër do të vazhdojmë këtë mbështetje për Kosovën”.




Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 

 
VOAL
[Shko lart]