E Premte, 03.29.2024, 10:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Netanjahu kërkon në qeverinë e tij Cipi Livnin dhe Ehud Barakun
E Shtunë, 02.21.2009, 09:18am (GMT+1)

Voal-online Një koment të sotëm The New York Times e hap me takimin që lideri i Partisë Likud Benjamin Netanjahu pati verën e shkuar në Jeruzalem me Presidentin Obama, i cili në atë kohë ishte kandidat demokrat. Në mbarim të takimit Z. Obama mori mënjanë Netanjahun në një dhomë të King David Hotel dhe I tha: "Ti dhe unë ngjajmë shumë. Unë fillova majtas dhe përfundova në qendër. Ti fillove djathtas dhe shkove në qendër. Ne jemi të dy pragmatistë që duam t'i bëjmë gjërat." Në këtë kontekst e shikon gazeta edhe kërkesën e bërë të premten nga Netanjahu, të cilit sapo i është besuar krijimi i qeverisë, për të patur në kabinetin e tij centristen Cipi Livnin të Partisë Kadima dhe të majtin Ehud Barakun të Partisë Laburiste.

Netanjahu, 59 vjeç, është diplomuar në Masaçusets në Institutin e Teknologjisë, është rritur në Jeruzalem dhe në periferi të Filadelfias, është autor i disa librave, ka një vajzë nga gruaja e mëüarshme dhe dy djem nga gruaja e tanishme. Ishte ambasador në Kombet e Bashkuara kur ishte ende në të tridhjetat. Ishte kryeministër midis viteve 1996-1999. Ka mbajtur gjithnjë linjën e ashpër kundër çështjes palestineze. Cipi Livni këto ditë ka deklaruar se Izraeli duhet të dorëzojë territore në shkëmbim të paqes me palesntinezët. Ftesa që Netanjahu ia bën Livnit dhe Barakut mendohet të jetë shenjë e prirjes së tij për ta zgjidhur në mënyrën realiste çështjen palestineze.




Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]