VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Paqja është çështje e vullnetit

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 03:20am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » INTERVISTË-PRESS
 

Paqja është çështje e vullnetit


E Shtunë, 12.13.2008, 10:32am (GMT+1)

Shkëlqesia juaj, Lartëmadhëria Juaj Mbretërore, të nderuar anëtar të Komitetit norvegjez të Nobelit, të dashur miq dhe kolegë nga mbarë bota, ndjehem edhe i përulur, edhe kryelartë në pranimin e Çmimit Nobel për Paqe për këtë vit. Kjo është mirënjohja me e madhe që mund t'i jepet çdokujt që punon në këtë fushë. Ajo që po e ndjej tani mund të krahasohet vetëm me kënaqësinë që e kam ndjerë kur shikoja ndryshimet që paqja u ka sjellë jetërave të njerëzve. Kur njerëzit, të cilët kanë duruar luftëra dhe kriza, fillojnë t'i ndërtojnë jetërat e tyre në atmosferë paqeje - Kur kthehet besimi në të ardhmen. Edhe unë si fëmijë kam qenë prekur nga lufta. Isha vetëm dyvjeçar, kur si rezultat i një marrëveshjeje në sferën e interesit midis Gjermanisë së Hitlerit dhe Bashkimit Sovjetik të Stalinit, shpërtheu lufta, duke e detyruar familjen time të largohej menjëherë nga qyteti Viipuri. Si edhe disa qindra-mijëra bashkëqytetarë karelians, ne u bëmë refugjatë në vendin tonë, kur politikat e fuqive të mëdha i rishkruajtën kufijtë e Finlandës dhe qytetin tim e lanë si pjesë të Bashkimit Sovjetik. Kjo eksperiencë e imja fëmijërore, kontribuoi në angazhimin tim për të punuar në zgjidhjen e konflikteve. Të gjitha konfliktet mund të zgjidhen Luftërat dhe konfliktet nuk janë të paevitueshme. Ato shkaktohen nga qeniet njerëzore. Gjithmonë ekzistojnë interesa që shtyjnë drejt luftës. Kështu që ata që kanë fuqi dhe ndikim, mund edhe t'i ndalojnë luftërat. Paqja është çështje e dëshirës. Të gjitha konfliktet mund të zgjidhen, dhe nuk ka justifikime për lejimin e tyre që të bëhen të përjetshme. Thjeshtë është e patolerueshme që konfliktet e dhunshme të mos i përfillin rezolutat për dekada, duke shkaktuar vuajtje të pamasa humane, dhe duke penguar zhvillimin ekonomik dhe social. Në një konflikt, njëra palë gjithmonë mund ta shpallë fitoren, por në ndërtimin e paqes duhet të përfshihen të gjithë: i dobëti dhe i plotfuqishmi, fituesit dhe të mposhturit, burrat dhe gratë, të rinjtë dhe të vjetrit. Sidoqoftë, negociatat paqësore shpesh drejtohen nga një elitë e vogël. Në të ardhmen, duhet të jemi më të aftë për të arritur një pjesëmarrje më të gjerë në proceset paqësore. Në mënyrë të posaçme, ekziston nevoja për të siguruar angazhimin e grave në të gjitha etapat e proceseve paqësore. Proceset dhe marrëveshjet paqësore rezultojnë nga dhënia fund e dhunës. Por puna e vërtetë fillon vetëm pasi të përfundohet marrëveshja për paqe. Marrëveshjet e arritura duhet që të implementohen. Ndryshimi social dhe politik nuk ndodh brenda natës, dhe rindërtimi dhe themelimi i demokracisë kërkon durim. Kjo kërkon qasje të hollësishme në ndërtimin e paqes dhe mbështetje për shoqërinë civile. Pabarazia shkakton konflikt Pabarazia në rritje përbrenda shteteve dhe në mes rajoneve thellohet në çarjet ekzistuese. Është detyra jonë që të krijojmë një të ardhme dhe shpresë për rajonet dhe shtetet në krizë ku njerëzit e ri vuajnë nga papunësia dhe kanë pak shpresë që t'i përmirësojnë jetët e tyre. Pos nëse nuk e rregullojmë këtë sfidë, konflikte të reja do të ndizen dhe do t'ia japim edhe një gjeneratë tjetër luftës. Ka pasur mjaft bisedime këtë vit rreth krizës financiare. Kjo krizë financiare gjithashtu thekson rëndësinë e mbajtjes së premtimit të komunitetit ndërkombëtarë që të zhvillojë bashkëpunimin. Ndikimi i kësaj krize mund të dëshmohet të jetë një pengesë e madhe për botën në zhvillim. Njerëzit më të varfër tashmë janë goditur më së keqi nga ndikimi i ndryshimit klimatik, rritjes së çmimeve të ushqimit dhe niveleve më të ulëta të tregut të jashtëm. Shkurtesa në ndihmat e huaja dhe investimeve do të jetë katastrofale për rritjen aq të nevojshme ekonomike. Në këtë kohë të vështirë, i thërras të gjitha qeveritë që të mbesin të përkushtuara ndaj synimeve të tyre të deklaruara drejt zhdukjes së varfërisë. Ne të gjithë duhet të jemi në gjendje të kontribuojmë drejt së ardhmes sonë dhe të ardhmes së komuniteteve tona. Nëse gjërat vazhdojnë kështu si janë, ne do të përballemi me një situatë ku qindra milionë njerëz të ri do të jenë pa punë nëpër shtetet të cilat janë në nivelet fillestare të zhvillimit. Nëse nuk bëhet diçka, ne do të krijojmë një vend efektiv për rritjen e krimit, jo stabiliteti dhe luftë gjersa njerëzit e ri humbin të gjitha shpresat. Besoj se lufta kundër varfërisë gjithashtu është masa më efektive në luftimin e terrorizmit në afat të gjatë. Para dhjetë dite u ktheva nga Liberia, dhe me veti solla ndjena të përziera. E para, një ndjenjë pikëllimi për shkak shkallës së shkatërrimit të cilin e la lufta në Liberi, si dhe madhësia e sfidës për qeverinë dhe komunitetin ndërkombëtar. E dyta, një shkallë optimizmi që njerëzit të cilët i takuam, mund të fillojnë të bëjnë ndryshim të vërtetë, por vetëm nëse komuniteti ndërkombëtar mund të mban premtimin e bërë Libisë në afat të gjatë. Zgjidhja e konfliktit kërkon injektimin e optimizmit dhe shpresës, të lindura nga punësia dhe mundësitë ekonomike. Përndryshe, marrëveshjet e brishta paqësore rrallëherë mund të mirëmbahen.
Duhet gjetur një zgjidhje për konfliktin e Lindjes së Mesme/Procesi më sfidues i ndërtimit të paqes me të cilin po përballemi është gjetja e një zgjidhjeje ndaj konflikteve në Lindjen e Mesme, të cilat kanë vazhduar me dekada. Tensionet dhe luftërat në rajon po ndodhin për aq kohë të gjatë sa që shumica kanë filluar të besojnë se nyja e Lindjes së Mesme kurrë nuk do të mund të zgjidhet. Unë nuk e ndaj këtë besim. Të gjitha krizat, përfshirë edhe ajo në Lindje të Mesme, mund të zgjidhen. Zgjidhja do të kërkonte një kontribut nga të gjitha palët e përfshira si dhe nga komuniteti ndërkombëtar si tërësi. Ne mund të fuqizohemi me vendosmërinë tonë nëse shikojmë në të ardhmen dhe paramendojmë se si do të mund të dukej bota nëse shtetet në rajon do të fillonin së bashku të zhvillonin potencialin e tyre ekonomik, të lidhin lidhje transportuese, të shfrytëzojnë plotësisht popullatën e tyre të edukuar dhe të fillojnë të korrin përfitimet e një lokacioni me avantazh që gjendet në udhëkryq të tre kontinenteve. Shpresoj që presidenti i ri i SHBA-së, i cili do të bëjë betimin muajin e ardhshëm, do t'i japë prioritet të lartë konfliktit të Lindjes së Mesme gjatë vitit të tij të parë në zyre. Bashkimi Evropian, Rusia dhe OKB-ja duhen përkushtuar seriozisht gjithashtu në mënyrë që të gjendet një zgjedhje për këtë konflikt, i cili shtrihet nga Izraeli e Palestina deri në Irak dhe Iran. Nëse duam të arrijmë rezultate që zgjasin, ne duhet të shikojmë në tërë rajonin. Kredibiliteti i komunitetit ndërkombëtar është në pyetje. Ne nuk mund të vazhdojmë, vit pas viti, thjeshtë duke u bërë sikur po bëjmë diçka për t'i ndihmuar situatës në Lindje të Mesme. Ne gjithashtu duhet të tregojmë rezultate. Për shumë njerëz, tensionet në mes religjioneve kanë dhënë një shpjegim të thjeshtë për kokëfortësinë e krizës së Lindjes së Mesme. Unë nuk mund ta pranoj këtë pikëpamje. Gjatë karrierës sime kam parë shumë kriza gjatë të cilave religjioni është përdorur si armë apo si një instrument për të zgjatur konfliktin. Sidoqoftë religjionet vetë janë paqedashëse. Ato gjithashtu mund të jenë një forcë konstruktive në ndërtimin e paqes, dhe kjo njëlloj vlen për Lindjen e Mesme.
Ndërmjetësuesit e paqes nuk funksionojnë vetëm/Të gjitha palët në konflikt luajnë rol kyç në gjetjen e një zgjedhjeje paqësore dhe në zbatimin e saj në praktikë. Gjithashtu, një parti e vetme rrallë është në gjendje të luan të gjitha rolet të cilat kërkohen që një proces paqësor të ketë sukses. Të gjitha detyrat e mia për paqe më kanë mësuar se një proces paqësor është kryesisht çështje e bashkëpunimit dhe partneritetit në mes vepruesve të ndryshëm, palëve në konflikt, ndërmjetësuesve paqësore, qeverive, shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare. Edhe pse shpesh të gjitha sytë janë mbi ndërmjetësuesit paqësore, është me rëndësi të theksohet roli i ekipeve ndërmjetësuese dhe vepruesve tjerë me rëndësi jashtë vetë procesit direkt të negociatave. Gjatë punës sime gjithmonë kam qenë në një pozitë të privilegjuar që të ndërtoj vetë ekipin tim, përfshirë kolegët e mi në organizatën të cilën e themelova pas presidencës sime finlandeze, Nisma për Menaxhim të Krizës. Kam pasur mundësinë që të punoj me shumë kolegë me kualifikime të larta në procese të ndryshme paqësore. Pa ata nuk do të isha sot këtu. Shpresoj se të gjitha ata burra dhe gra trima të cilët kanë punuar për paqe në shtetin e tyre do të ndiheshin se do të mund ta ndanin këtë çmim me mua. Sidoqoftë, burimi im më i madhi i fuqisë është familja ime. Gruaja ime Eva dhe biri im Marko gjithmonë kanë qenë pranë meje. Ata më kanë dhënë përkrahje dhe kriticizëm konstruktiv. Ju jap falënderimet e mia nga zemra. Të dashur miq! Shpresoj se ky çmim i shquar me të cilin u shpërbleva do të inkurajojë individë dhe organizata që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për paqe. Gjithashtu shpresoj që ata do të marrin përkrahje të plotë për punën e tyre në të ardhmen. Nëse punojmë së bashku, ne mund të gjejmë zgjidhje. Më nuk duhet të pranojmë asnjë arsyetim nga ata të cilët janë në fuqi.
Paqja është çështje e vullnetit. Faleminderit!
-
(Nga fjala e Martti Ahtisaarit pas marrjes së çmimit Nobel për Paqe, Oslo, 10 dhjetor 2008)

 

 




Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]