VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Gratë dhe sfidat e tyre..

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 01:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » INTERVISTË-PRESS
 
Gratë dhe sfidat e tyre..
E Hënë, 03.09.2009, 09:28am (GMT+1)

Në një udhëtim në Kinë përpara njëmbëdhjet viteve, u takova me aktiviste për të drejtat e grave të cilat më treguan për punën e tyre në drejtim të përmirësimit të kushteve për gratë ne vendin e tyre. Ato më dhanë një pasqyrë të qartë për sfidat me të cilat gratë përballoheshin: diskriminimin në punësim, mbrojtje joadekuate shëndetësore, dhunë familjare, ligje të vjetëruara të cilat ngadalsonin përparimin e grave.

I takova disa prej këtyre grave përsëri para disa javësh, gjatë vizitës sime të pare në Azi si Sekretare e Shtetit. Kësaj here dëgjova për progresin i cili ishte bërë gjatë dekadës së kaluar. Por edhe pse me disa hapa përpara, këto gra kineze treguan pa dyshim se akoma përballen me pengesat dhe pabarazitë, njësoj si në shumë pjesë të tjera të botës.

Kam dëgjuar tregime të tilla në çdo kontinent, ku gratë kërkojnë mundësi për t'u kyçur plotësisht në jetën politike, ekonomike dhe kulturore në shtetet e tyre. Dhe në 8 mars, kur edhe e fetojmë Ditën ndërkombëtare të gruas, ne e kemi mundësinë të vlerësojmë përparimin që e kemi bërë dhe sfidat që na kanë mbetur dhe të mendojmë për rolin qenësor që gratë duhet ta luajnë duke ndihmuar në tejkalimin e sfidave komplekse globale të shekullit 21.

Problemet globale janë shumë të mëdha dhe komplekse që të mund të zgjidhen pa pjesëmarrjen e plotë të grave. Përmirësimi i të drejtave të grave nuk është vetëm një obligim i vazhdueshëm moral është poashtu një domosdoshmëri në kohën kur përballemi me krizën globale ekonomike, zgjerimin e terrorizmit dhe armëve nukleare, konflikteve regjionale të cilat i kanosen familjeve dhe bashkësive, si dhe ndryshimeve klimatike dhe rreziqeve që ajo paraqet për shëndetin dhe sigurinë në botë.

Këto sfida kërkojnë bashkimin e të gjithë forcave. Ne nuk do t'i zgjedhim ato me masa gjysmake. Por sidoqoftë shpesh ndodh që për këto apo shumë çështje të tjera, gjysma e botës është e lënë anash.

Sot më shumë gra udhëheqin qeveri, biznese dhe organizata joqeveritare sesa në gjeneratat e kaluara. Por ky lajm i mirë ka edhe anën tjetër. Edhe më tej shumica e të varfërve, të uriturve dhe të pashkolluarve në botë janë gra. Gratë akoma janë objekt përdhunimi si pjese e taktikave nëpër luftëra dhe të shpërdorura nga trafikantët, në një biznes kriminal i cili sjell një miliardë dollarë përfitime në suaza globale.

Vrasje për mbrojtje të nderit, lëndime, lëndime të organeve gjenitale të femrave dhe praktika tjera të dhunshme dhe degraduese të cilat i kanë si cak gratë janë akoma të toleruara në shumë vende të botës sot. Vetëm para disa muajve një vajzë e re në Afganistan ishte duke shkuar për në shkollë kur një grup burash i hodhën acid në fytyrë, duke i dëmtuar përjetësisht sytë, sepse ishin kundër dëshirës të saj për t'u arsimuar. Tentimi i tyre për ta terrorizuar vajzën dhe familjen e saj nuk kishte sukses. Ajo tha, "Prindërit e mi më thanë që të vazhdoja të shkoj në shkollë dhe nëse më vrasin".

Guximi dhe vendsomëria e asaj vajze duhet të na shërbejë si inspirim të gjithëve burra dhe gra të vazhdojmë të punojmë sa më shumë që mundemi për të bërë të mundur që vajzat dhe gratë t'i kenë të drejtat dhe mundësitë të cilat i meritojnë.

Posaçërisht në mes të krizës financiare, duhet të mbajmë mend se çka na thonë studimet e ndryshme: Mbështetja e grave është një investim profitabil, që rezulton me ekonomi më të forta, shoqëri civile më lëvizëse, bashkësi më të shëndetshme dhe paqë e stabilitet më të madh. Dhe investimi në gratë është një mënyrë për të mbështetur gjeneratat e ardhëshme; gratë shpenzojnë më shumë nga të ardhurat e tyre në ushqim, shëndetësi dhe shkollim për fëmijët.

Edhe në vendet e zhvilluara fuqia e plotë ekonomike e grave është larg realizimit. Gratë në shumë shtete vazhdojnë të paguhen shumë më pak për punët e njejta një zbrazëtirë drejt mbylljes të së cilës Presidenti Obama bëri një hap këtë vit, kur nënshkroi Ligjin për pagesë të drejtë të Lili Lidbeter, e cila e përforcon mundësinë e grave për të sfiduar pagesën e jobarabartë.

Grave duhet t'ju jepet mundësia të punojnë për rrogat e tyre, të kenë qasje në kreditim dhe të hapin biznese. Ato meritojnë barazi në sferën politike, me qasje të njejtë në kabinat e votimit dhe me lirinë pët të influencuar qeveritë e tyre dhe të garojnë për pozita shtetërore. Ato kanë të drejtë për mbrojtje shëndetësore për to dhe familjet e tyre dhe të drejtën për të dërguar fëmijët e tyre në shkollë djemtë dhe vajzat e tyre. Dhe ato kanë një rol jetësor që duhet ta luajnë në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë botën. Në rajonet të cilat janë të shkatëruara nga lufta, shpesh janë gratë ato të cilat i gjejnë rrugët për t'i tejkaluar dallimet dhe për të gjetur bazamente të përbashkëta.

Duke udhëtuar nëpër botë me rolin tim të ri, çdoherë do t'i mbaj mend gratë të cilat veçmë i takova në çdo kontinent gratë të cilat i përballuan të gjitha sfidat për të ndyshuar ligjet që të mund të kenë pronën e tyre, të kenë të drejta në martesë, të shkollohen, të mbështesin familjet e tyre bile edhe të shërbejnë si paqëruajtëse.

Dhe unë do të jem një mbështetës i zëshëm duke punuar me kolegët e mi në vendet e tjera, si dhe me organizatat joqeveritare, kompanite dhe individët për të vazhduar me presionin për këto çështje. Realizimi i potencialeve të plota dhe premtimit të grave dhe vajzave nuk është vetëm çështje e drejtësisë. Është çështje e përforcimit të paqes globale, përparimit dhe prosperitetit për gjeneratat e ardhshme.



Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]