E Premte, 03.29.2024, 06:49am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » INTERVISTË-PRESS
 
FMN: Në Shqipëri ngadalësim ekonomik jo krizë
E Mërkurë, 03.11.2009, 10:50am (GMT+1)

 

 

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka thënë se kriza globale financiare po i godet shumë vendet e varfëra.  Kreu i FMN-së, Dominique Strauss-Kahn i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të veprojë urgjentisht dhe me bujari për të shmangur efektet me potencial katastrofik të kësaj krize tek shtetet më të cenueshme.

 

Ragip Luta i BBC-së bisedoi me Përfaqësuesen e Përhershme të Misionit të FMN-së në Tiranë, Ann-Margaret Westin, dhe fillimisht e pyeti përse kjo thirrje në këtë moment?

Westin: Që nga fillimi i krizës globale financiare në vjeshtën e kaluar, bota është përqëndruar thuajse ekskluzivisht në ndikimin mbi shtetet e avansuara, dhe së fundi në ekonomitë me tregje të reja që po marrin paketa të mëdha ndihmash financiare. Ne në Fond kemi qenë të preokupuar me vëmendjen e pamjaftueshme që i është kushtuar ndikimit mbi ekonomitë më të vogla dhe të cenueshme, në veçanti në shtetet në zhvillim të cilat natyrisht nuk kanë pasur asnjë rol në krijimin e kësaj krize por që pa marrë parasysh do të preken shumë. Mendoj se mesazhi i drejtorit tonë menaxhues është se bashkësia ndërkombëtare tani ka përgjegjësi të ndërhyjë dhe të ndihmojë edhe këto vende, duke përshkallëzuar në mënyrë të konsiderueshme sasinë e ndihmës financiare në dispozicion të tyre, përfshirë edhe resurset e vetë Fondit.

 

BBC: A është Shqipëria një prej tyre?

Westin: Më lejoni s'pari të tregoj diçka për këto vlerësimet e cenueshmërisë dhe natyrën e tyre shumë hipotetike. Ato janë të bazuara në atë se çfarë mund të ndodhë në rastin e disa tronditjeve të konsiderueshme pra të gjitha po të ndodhin në ndonjë kombinim dhe si shtesë ndikimit rajonal të krizës. Ajo që dua të them është se kjo është në masë të madhe si një ushtrim 'çfarë nëse?' dhe nuk është parashikim. Dhe sigurisht që nuk është vlerësim i probabilitetit të krizës. Tani t'i kthehem Shqipërisë, e cila është në situatë shumë më tjetër se sa shumica e shteteve me të hyra të ulta. Në fakt edhe mund të argumentohet se Shqipëria më nuk është shtet me të hyra të ulëta, më nuk kualifikohet për shembull për resurse IDA, dhe me ne ka përfunduar marrëveshjet e saj për uljen e varfërisë. Në këtë studim Shqipëria ka qenë relativisht më pak e rrezikuar nga tronditjet e shteteve tradicionale me të hyra të ulëta, siç janë tronditjet për eksporte, çmime të mallrave, të hyra nga emigrantët (remitancat), FDI (investimet e huaja direkte). Në vend të kësaj, nëse shikohet rritja në Shqipëri - që është në pajtim me përvojat e shteteve më të avansuara - është më e prekur nga zhvillimet globale financiare. Përkundër kësaj, ne edhe më tej parashohim rritje të konsiderueshme në 2009 dhe 2010. Pra për ta përmbledhur, do të dëshiroja të them se derisa parashikojmë një ngadalësim të konsiderueshëm ekonomik në Shqipëri, sigurisht nuk parashikojmë krizë.

 

BBC: Dmth mund të thuhet se aktualisht Shqipëria nuk është goditur në këtë moment nga kriza?

Westin: Më lejoni s'pari të them se në rend të parë kur të kihet parasysh shtrirja globale e kësaj krize, ne besojmë se të gjitha vendet në botë do të preken në ndonjë pikë dhe në ndonjë masë dhe ne besojmë se edhe Shqipëria do të preket dhe po i bëjmë korrigjimet për të ulur parashikimet e rritjes bazuar në uljen e qarkullimit tregtar, bazuar në rënjen e remitancave, hyrjes së kapitalit dhe për shembull rënja në fushën e tregtisë, këtë kemi filluar të shohim në fund të 2008-s dhe fillim të 2009-s. Përkundër kësaj, po e përsëris, ne edhe më tej shohim rritje pozitive për 2009-n për Shqipërinë.

 

BBC: Por ju thoni se në një moment ajo do të prekte. Kur?

Westin: Absolutisht. Ne po bëjmë korrigjim në tendencën e uljes së parashikimeve të rritjes ekonomike. Për shembull vitin e kaluar do të thoshim 6 përqind rritje për këtë vit. Në këtë moment, në raportin tonë më të fundit të para një jave, ne themi tre pikë shtatë përqind dhe këtë mund ta korrigjojmë edhe më tutje. Pra, natyrisht që bëjmë korrigjimin me tendencë rënjeje të rritjes së projektuar, siç kanë bërë të gjitha shtetet e avansuara në botë në këtë moment por Shqipëria është një prej shteteve të pakta ku ne ende shohim rritje pozitive për këtë vit.

 

BBC: Dhe ju nuk shihni asnjë element të krizës që ka prekur shtetet e tjera të zhvilluara?

Westin: Ne nuk do ta quanim krizë atë që shohim në Shqipëri në këtë moment. Ne e quajmë ngadalësim, ngadalësim shumë normal deri tani.

 

BBC: Por kështu filloi kudo. Së pari ngadalësim, pastaj pas disa muajsh thonë është më serioze se sa që kishim menduar, pastaj fillojnë dhe e klasifikojnë si recesion. Këtë nuk mund ta themi për Shqipërinë në këtë moment, apo jo?

Westin: Ajo që shohim në Shqipëri janë një numër faktorësh lehtësues. Për shembull rritja. Shikoni eksportet, dhe këto janë me rëndësi për rritjen. Eksportet sot në Shqipëri edhe më tej përbëjnë vetëm 25% të GDP-së. Dhe kjo tregon se ku ndodhet Shqipëria në gjendjen e saj të traniziconit. Dhe kjo në fakt po ndihmon në këtë moment. Por kur të ndodh rënja e eksporteve - sepse do të bien edhe në Shqipëri si në vendet e tjera - kjo nuk do ta tërheqë poshtë ekonominë bashkë me vete siç ka ndodhur në vendet e tjera.

 

BBC: Kur Shqipëria të fillojë të ndiej efektet e krizës globale, a do ta ndihmojë FMN-ja?

Westin: Ne gjithmonë jemi të përgatitur. Kemi dialog të vazhdueshëm politik me autoritetet, dhe edhe pse nuk kemi ndonjë program në këtë moment, ne po e monitorojmë ekonominë dhe po japim këshilla. Dhe nëse qeveria do të jetë e interesuar për ndonje marrëveshje, natryrisht që do të jemi të përgatitur. Voal-online.



Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]