E Martë, 11.19.2019, 11:45am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » INTERVISTË-PRESS
 
"Die Welt": Gazetat duhet të vetëshpëtohen
E Enjte, 03.12.2009, 09:41am (GMT+1)

Pas një sërë sulmesh ndaj shtypit të shkruar, pa përmendur këtu ngritjen e burimeve elektronike të lajmeve me blogjet dhe forumet, të çarat janë thelluar. Në dhjetor të vitit 2008, ‘Tribune Company’, e përgjegjshme për ‘Chicago Tribune’, ‘The Los Angeles Times’ dhe ‘The Baltimore Sun’, ishin në prag të falimentimit, një shenjë e kobshme kjo edhe për ‘NBC’-në dhe ‘New York Times’, mes burimeve të tjera të mediave, të cilat po vuajnë një klimë të vështirë ekonomike. Shumica po spekulojnë rreth asaj se si do t’i mbijetojë stuhisë ekonomike kjo degë, në mesin e tyre është edhe laureati i çmimit ‘Pulitzer’, Walter Pincus, i cili ka raportuar për ‘Washington Post’ për më shumë se dyzet vjet. Pincus ka fituar famë, për shkak pikëpamjeve të tij mbi politikën, mediat, gazetarët dhe marrëdhëniet e tyre me njëri-tjetrin në peizazhin bashkëkohor. Ai mbetet kritik ndaj mënyrës se si kompanitë botuese kanë evoluar nga mjetet për ndryshim politik në kompani komerciale, të cilat shesin lajme të përgatitura nga Departamentet e Marrëdhënieve me Publikun të zyrtarëve qeveritarë dhe figurave të tjera të fuqishme. Një pyetje e rëndësishme e kujtdo të përfshirë në shtypin e SHBA-së, ka të bëjë me ndihmën e qeverisë ndaj kompanive të dështuara në këtë degë, duke pasur parasysh zotimet e mëdha, tashmë të bëra që të sigurohet industria e automobilave. Edhe pse ka shumë arsye të mira për një paketë shpëtimtare, duke lënë anash interesin e vetë qeverisë, Pincus thotë se ai mendon që kompanitë botuese duhet të “shpëtojnë vetveten.” Pavarësisht nga humbja e pashmangshme e traditës së moçme, disa nga kompanitë të cilat u prekën, i kanë merituar “fatkeqësitë” e tyre në fjalë, për shkak të arsyetimit të dobët financiar dhe dëshirës që të fitohen paratë, dhe situata e tyre e tashme është e përshtatshme, sipas Pincus. Po a ka dyshime se media e printuar mund të shkojë drejt “shkatërrimit kreativ” të përshkruar, duke i dhënë shtytje ngritjes së risive të lajmeve online. Në fakt, rëndësia që i jepet medias online është e tepruar. Shumica e njerëzve që përdorin lajme online lexojnë nga vendi i tyre i punës dhe hyjnë e dalin aq shpejt dhe rëndësia e reklamave gjithashtu është më e vogël. Pincus beson se gazetat gjithmonë do të kenë një të ardhme, për shkak të vlerës së tyre te blerësit. Zakoni i vjetër i leximit të gazetës në tren, në një kafe apo në shtëpi, e ka ruajtur vlerën, pavarësisht nga përparimet teknologjike. Pincus shpreson se gazetarëve do t’u jepet mundësia të jenë më të guximshëm dhe të kenë mendimin e tyre. Shumë gazetarë sot janë më shumë të interesuar për shtëpinë e tyre në fshat, sesa të kenë një lajm të mirë. Ai ia atribuon këtë gjë pjesërisht distancës së caktuar të gazetarëve me “makinerinë politike”. Pincus vajton ngritjen e “Shoqërisë së Marrëdhënieve me Publikun, ku një gazetar përballet me një grup të figurave të kësaj shoqërie, në mënyrë që të marrë informata nga një politikan, ndërsa kur ai e nisi gazetarinë, e kishte plotësisht të mundur të vizitonte një senator në zyrën e tij për të pyetur pyetjet e rëndësishme. Karriera e Pincus ka qenë e karakterizuar me zotimin ndaj kërkimit të së vërtetës, pavarësisht nga klima gazetareske. Ai u lavdërua pas pushtimit të dyshimtë të George W. Bushit në Irak, me kolegët e tij, të cilët lavdëronin përpjekjet e tij që të boton të vërtetën gjatë zbulimit të të pavërtetave në mediat, të cilat ishin të mbushura me atë që ai e ka quajtur, “Redaksitë e neutralizuara”, vende ku gazetarët janë të bllokuar nga konceptet e “shtypit neutral” të redaktorëve të tyre. Kur është në fjalë kjo çështje, Pincus thotë se gazetarët kanë përgjegjësi ndaj opinionit të vet, duke përdorur argumente përgjatë vijave të “secilës herë që vendosim të mbulojmë disa gjëra dhe të mos mbulojmë diçka tjetër, ne marrim një pozicion”. Në një intervistë me Thomas B. Edsall në vitin 2008, ai dha shembuj të Joseph Pulitzerit, William Randolph Hearstit dhe Philip Grahamit nga ‘Washington Post’, të cilët, “përdorën shtypin e tyre për të ndikuar në qeveri, por kjo është ajo të cilën e thoshin themeluesit e Amerikës. kur shkruan Amendamentin e Parë. Redaktorët e gazetave dhe shkrimtarët
e të gjitha llojeve mund të thoshin fjalën e tyre dhe qytetarët do të masnin të gjitha opinionet dhe faktet e prezantuara dhe të krijojnë vetë mendimin e tyre”. Në kontekstin e ideve të Pincusit, vitet që po vijnë mund të jenë shumë interesante në zhvillimin e gazetarisë.




Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 

 
VOAL
[Shko lart]