E Enjte, 11.14.2019, 12:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » INTERVISTË-PRESS
 
Ne jemi interneti - Vëzhgime me rastin e ditëlindjes së "world-wide-web"
E Djelë, 03.15.2009, 08:54am (GMT+1)

Përpara 20 vjetësh (13.3.1989) një ide e rëndësishmë pa dritën e botës, ideja për krijimin e world wide web-it. Thuajse askush nuk është sot në gjendje ta përfytyrojë jetën pa internetin.

 

Sadoqë numri i përdoruesve të internetit rritet vazhdimisht, njerëzit vazhdojnë të kenë kundrejt tij një lloj mosbesimi

 

I konceptuar fillimisht si një mjet ndihme për përmirësimin e komunikimit ushtarak, interneti gjatë viteve të ekzistencës së tij ka bërë një rrugë të gjatë.  Rrallëherë një zhvillim teknik është pritur me aq mosbesim nga kaq shumë njerëz si interneti, për t'u pranuar më pas dhe shfrytëzuar në dobi të tyre. 

E megjithatë pjesa më e madhe e përdoruesve, ose siç njihen në zhargon "users", edhe sot ende nuk e dinë se çfarë ndodh konkretisht kur dërgojnë një e-mail, bëjnë kërkime në internet apo përdorin online-banking, për të përmendur këtu vetëm disa nga përdorimet më të përhapura. E sadoqë numri i përdoruesve të internetit rritet vazhdimisht, njerëzit megjithë këtë padituri, apo ndoshta pikërisht për shkak të saj, vazhdojnë të kenë kundrejt tij një lloj mosbesimi.  Jo vetëm për shkak të frikës nga viruset, por edhe nga frika e përgjimit nga fqinji apo ministri i brendshëm. 

 

Përdoruesi është bërë një njeri prej qelqi

 

Në të njëjtën kohë pjesa më e madhe e përdoruesve sillen me moskokëçarje dhe patëkeq me "world-wide-web": në të vendosen ose dërgohen të pakoduara të dhëna personale, qarkullojnë fotografi, për të cilat pronarët ndoshta janë penduar prej kohësh. Por sa më e lehtë bëhet t'ia kalosh internetit diçka, aq më e vështirë është ta nxjerrësh sërish prej tij.

Përdoruesi bëhet kështu vetë një njeri prej qelqi dhe për pasojë disa protesta kundër cënimit të të dhënave personale bëhen absurde: më shumë se nga autoritetet apo individë të pakëndshëm, të prekurit dëmtohen nga vetë neglizhenca e tyre ose kjo e fundit i fton të tjerët të përfitojnë.  E meqenëse imazhi shqetësues i internetit, si i paparashikueshëm dhe i painfluencueshëm, vazhdon të ekzistojë, situata të sjell në mendje parrullën në muret e urave mbi autostradë: "Ju nuk ndodheni në trafik të bllokuar, ju jeni bllokimi".

 

A ka rol interneti në krizën globale?

 

E aplikuar në kontekstin e internetit mund të thuhej: ne jemi interneti. Çfarë do të ishim ne pa internetin?  Presidentë amerikanë fitojnë zgjedhjet me ndihmën e internetit, në rrjet mund të porositen bileta kinemaje dhe panine, mund të kërkohen apo të tradhëtohen partnerë. Ose mund të luhen lojra.  Se përse interneti megjithë mistifikimin vazhdon të konsiderohet relativisht i padëmshëm, shpjegohet me faktin që gjithçka duket se ndodh në një botë virtuale.

Kriza financiare vërtet nuk është shkaktuar nga interneti, por çfarë do të ishte ajo pa zhvendosjen moskokëçarëse apo të paskrupullt të milionave e miliardave, të cilat nuk shihen asnjëherë materialisht nga të interesuarit?  Përmasat e tmerrshme të humbjeve të muajve të fundit për shumë vetë humbasin ndoshta pak nga forca e tyre, pasi disa nuk janë në gjendje t'i përfytyrojnë të tilla shuma, ndërsa për të tjerë ato janë vetëm shifra në ekranin e kompjuterit:  një klik, shifra është atje, një tjetër klik dhe ajo zhduket, e me të ndoshta miliarda.

 

Për pjesën më të madhe interneti është një bekim që meriton mbrojtje

 

Do të ishte absurde që për këtë të fajësohej interneti. Nuk janë mundësitë teknike të internetit që krijojnë xhonglerë të paskrupuj financash, shfrytëzues pedofilë të fëmijëve apo persona të çmendur në gjendje amoku.  Njerëz të tillë kanë ekzistuar edhe më parë, interneti ndoshta ua bën atyre disi më të lehtë punën por vetëm kaq.

Për pjesën më të madhe interneti është një bekim: jo vetëm për ndihmat edhe të vogla qofshin, që ofron në jetën e përditshme por edhe në ndryshimin e sistemeve shoqërore.  Rregjimet restriktive e kanë sot më të vështirë t'ua ndalojnë shtetasve aksesin në internet. Edhe pse arrijnë ta bëjnë këtë në shumë raste, gjithnjë gjenden rrugë për të shmangur censurën.  Përmes internetit për herë të parë këta njerëz mund të kontaktojnë vetë direkt dhe pa filtra me botën jashtë, të informojnë veten dhe të tjerët.  Ky është një demokratizim i bazës, megjithë përpjekjet e përsëritura për të izoluar vende të tëra nga interneti.  Një përpjekje e mundimshme kur vetë këto vende duan të përdorin  internetin për të përhapur propagandën e tyre. 

Gjatë viteve të ekzistencës së tij interneti është zhvilluar në një të mirë të shtrenjtë dhe të çmuar dhe ai meriton çdo mbrojtje, si nga ana e shtetit, ashtu dhe nga ndërhyrjet kriminale dhe keqpërdorimi. Atje ku këto nuk mund të ndahen qartë nga njëra-tjetra, shpresa e vetme është përdorimi nga shfrytëzuesit i logjikës dhe arsyes. Dhe pa marrë parasysh disa përjashtime, ato janë shpesh më të mëdha nga sa mendohet. DW/Voal-online.



Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 

 
VOAL
[Shko lart]