VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Borë në Veri të Shqipërisë ku rëndohet qarkullimi në disa akse 

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 10:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » SHQIPTARËT
 

Borë në Veri të Shqipërisë ku rëndohet qarkullimi në disa akse 


E Shtunë, 12.13.2008, 03:52pm (GMT+1)

13 Dhjetor - Shiu dhe dëbora që nisi sot në mëngjes në zonën verilindore të Shqipërisë  kanë shkaktuar probleme në disa akse të rëndësishme të vendit. Kështu bëjnë me dije mediat e vendit, të cilat citojnë burime nga Drejtoria rajonale e Rrugëve që informon se reshjet e dëborës që nisën në mëngjes në gjithë rajonin verilindor, kanë shkaktuar vështirësi në lëvizjen e mjeteve në aksin kryesor rrugor që lidh Tiranën me Kukësin dhe me doganën e Morinit.
Trashësia e dëborës në këtë zonë ka arritur mbi 10 centimetra dhe për normalizimin e situatës është dërguar një borëpastruese. Nga të njëjtat burime mësohet se shiu i dendur dhe dëbora në zonat e larta kanë shkaktuar bllokimin e akseve që lidhin komunat e Arrnit, Grykë Cajës, Zapodit e Kalisit me pjesën tjetër të vendit.
Në disa fshatra të këtyre komunave trashësia e dëborës ka arritur mbi 30 centimetra. Reshjet e shiut e dëborës kanë shkaktuar probleme edhe në rrugët që lidhin Kukësin me Shishtavecin e Peshkopinë, ku ka patur rrëshqitje dheu e gurësh në trasenë e rrugës. Ndërkohë janë intensifikuar përpjekjet për mbajtur hapur akset kryesore rrugore, veçanërisht atë Morin-Kukës-Qafë Shllak ku është dhe lëvizja më e madhe e automjeteve. (Voal-online)





Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]