VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Projekti i liqenit të Shkodrës më i rëndësishmi për zonën

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 02:25pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » SHQIPTARËT
 

Projekti i liqenit të Shkodrës më i rëndësishmi për zonën


E Premte, 03.27.2009, 01:37pm (GMT+1)

Ka nisur nga zbatimi, njëri prej projekteve më të rëndësishëm në drejtim të furnizimit me ujë të pijshëm dhe mbrojtjes ambjentale të liqenit të Shkodrës. Ndërmarrja e ujësjellës-kanalizimeve, do të jetë zbatuesja e këtij projekti, që financohet me fondin prej 16 milion eurosh, të akorduara nga Banka Gjermane e Kreditimit KFV, Agjensia Austriake për Zhvillim ADA dhe Sekretariati Shtetëror Zviceran për Ekonominë SECO. Për drejtorin e ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve Shkodër, Ëngjëll Gjondrekaj: "Ky është projekti më i madh që realizohet në qytetin e Shkodrës dhe rasti i parë, që tre donatorë të fuqishëm punojnë së bashku në Shqipëri. Unë falenderoj për ndihmën dhe mbështetjen". Drejtori Ekzekutiv i njërës prej firmave zbatuese Frank Enrischer, thekson se ky projekt vjen si rezultat i bashkëpunimit 20-vjeçar me donatorin gjerman, i cili ka investuar më shumë se 130 milion euro për këto dy sektor të rëndësishëm: "Ne, jemi shumë të ndërgjegjëshëm, se sa i rëndësishëm është ky projekt për këtë rajon. Ne do të vendosim një bashkëpunim shumë të ngushtë njëri me tjetrin, të cilin e shohim si bazë për kryerjen me sukses të këtij projekti". Me financimin dhe ndërhyrjen e donatorit të huaj, është bërë i mundur rehabilitimi i një prej ujësjellësve kryesorë në Malësi të Madhe. Sipas Kryetarit të Komunës Kastrat Gjovalin Vneshti, janë në përfundim edhe tre ujësjëllës të tjerë në këtë rajon. Me rehabilitimin e plotë të sistemit, rreth 80 përqind të popullësisë, do të furnizohet me ujë të pijshëm: "Për fazën e parë, vlera e projektit të përfunduar shkonte në 800 mijë euro. Ndërsa shuma për rehabilitimin e ujësjellëit që është në vazhdim, arrin në 700 milion lekë. Dhe mendohet që brenda muajve mars-pril do të përfundojë ujësjellësi i Kastratit". Në projektin e parë, 1995-2007, nga investitorët Gjermanë, u investuan rreth 8 milion euro për sektorin e ujësjellës-kanalizimeve. Për projektin e dytë, që sapo ka filluar, donatori Gjerman investoi 9 milion euro, ndërsa pjesa tjetër prej 6 milion eurosh u financuan nga donatorët partner në këtë projekt.




Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]