VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AFORIZMA NGA SALMA HAYEK (Salma Hajek, 1966)
E Enjte, 11.11.2010, 10:02am (GMT1)

 

Voal-online 11 nëntor-Këtë ua them me zë të lartë të gjitha grave të botës: edhe nëse ju jeni 71 vjeçe, mos i jepni rëndësi nëse ai ju dashuron vërtetë. Është gjithmonë mirë të flirtosh me atë. Është një sport i hatashëm.

Sa për mua, mund të them se edhe mua më pëlqen të punoj. Por të mos punoj më pëlqen më shumë. Skenari i përkryer është kur ju punoni dhe arrini një rezultat, pastaj pushoni nja katër, pesë apo gjashtë muaj. Por duke e ditur se do të rifilloni të punoni prapë.

Mënyra si i përshkruaj personazhet e mia është krejt e ndryshme nga mënyra si e përshkruaj veten time.

Unë synoj për një jetë plot me filma.

Pas ca kohësh do të luaj një film të quajtur Breaking Up, dhe roli im nuk është shkruar për një latine, dhe personazhi im nuk është veçanërisht bukuroshe ose tunduese, ose ekzotike.

Unë ndjehem keq për të gjitha ato gra të cilat vdiqën pa ndjerë kurrë se bënë diçka të jashtëzakonshme me jetët e tyre.

Unë kam një theks meksikan, por kjo nuk do të thotë se jam një latine e kulluar.

Nuk i shikoj femrat si konkurueset apo si të paragjykuarat e mia. Femrat me të vërtetë më frymëzojnë. E ndjej veten të lidhur me të gjitha llojet e femrave. Ndjehem e zemëruar, sepse e ndjej se jemi keqtrajtuar gjatë historisë në vende të ndryshme, përfshirë Amerikën. Unë i admiroj femrat.

Kam një fermë dhe e adhuroj. Nuk kam në të vërtetë çfarë të bëj, por edhe të rrish e t'i shikosh zogjtë e pulave, është mrekulli.

E kam një shtëpi të vogël që ia kalon çdo gjëje, përveç artit, të cilin unë e dashuroj.

Unë jam në kërkim të një burri që është më i zoti se unë.

E di se e vetmja arsye pse nuk i kam marrë shumë role të rëndëshme është se jam latine - dhe ata ma thonë këtë sy më sy shpesh herë.

Unë e bind veten se po të besoj në diçka dhe po ta ngul aty mendjen, do ta realizoj patjetër.

Besoj se është mrekulli kur gratë përpiqen të duken sa më tunduese për burrat e tyre.

Mendoj se nuk është një femër fatale ajo që nuk përpiqet t'i manipulojë burrat ose të jetë si një vejushë e zezë. Ajo femër e do atë burrë. Ajo femër e do atë burrë pa masë. Ajo femër e do atë burrë aq shumë sa dëshiron të jetë me të.

Unë dua të punoj për një kohë të gjatë dhe të vazhdoj të rritem në punën time, dhe nëse jam shumë me fat e shumë e bekuar, ndoshta diku ndonjëri nga filmat e mi do të bëhet klasik.

Unë jam shumë e mirë në punë, por jam tejet e mirë në lojë.

I kam vjedhur disa zemra dhe ato janë në koleksionin tim privat!

Nëse do të kisha ndonjë përgjegjësi në Amerikë do të merresha me problemin e dhunës shtëpiake. Ajo është djepi i shumicës së problemeve: ekonomike, psikologjike dhe edukative.

Aftësitë e mia në timon të mësuara në Meksikë, më kanë ndihmuar t'ia dal më së mirë në Hollywood.

Edhe mua ma kanë vjedhur zemrën - por unë kam shkuar dhe e kam marrë mbrapsht çdo herë pa përjashtim!

Filmi im i ri, Fools Rush In, është një komedi romantike dhe vajza që luaj është shumë e ngrohtë, shumë e ëmbël.

Asnjë femër nuk do të jetë viktimë e keqpërdorimit fizik. Femrat duhet të ndihen jo të vetmuara.

Njerëzit shpesh thonë se 'bukuria është në sytë e mirënjohësit', dhe unë them se gjëja më e çmuar e të menduarit për bukurinë është ta kuptosh se ti je mirënjohësi. Kjo na aftëson ne ta gjejmë bukurinë në vende ku të tjerët nuk guxojnë ta gjejnë, përfshirë edhe brendësinë tonë.

Të prodhosh është ferr, të shkruash skenare është sfilitëse, të luash role është vërtetë kënaqësi, të bësh regjinë është vërtetë parajsë.

Kështu t'i vihesh në pritje e pastaj ata ta japin skenarin dhe kjo është e tmerrëshme. Pastaj ti duhet të rishkruash pjesën tënde dhe ata janë tejet të tronditur ngaqë ti nuk e ke pëlqyer. Unë e kam përjetuar këtë përvojë shtatë vjet rresht.

Disa burra kanë një teori të marrë për femrat e bukura - e cila diku në njëfarë kohe do të shndërrohet në përbindëshe. Filmat ua japin atyre mundësinë të shikojnë si ndodh ky proces.

Më e rëndësishmja është të besosh në diçka aq fort sa të mos dekurajohesh kurrë.

Ka një mënyrë të pavetëdijshme të konceptimit të dhunës si një mënyrë shprehëse, si një normalitet, dhe kjo ka shumë ndikim tek të rinjtë në mënyrën se si ata e përthithin edukimin dhe çfarë shpresojnë ata të arrijnë në jetë.

Ka diçka të veçantë rreth personazhit. Kjo nuk ndodh gjithmonë, por ka disa personazhe me të cilat ju vërtetë krijoni marrëdhënie, a thua se janë miqtë tuaj.

Kur erdha për herë të parë në Hollywood më thanë se duhet të gjej një agjent, sepse kjo do të ishte mirë për karrierën time. Kështu që unë shkova në një party me të dhe ishte mirë për 'karrierën' time. E gjitha çfarë mendonte ai ishte se unë duhej të bëja një fejesë të famshme. Nuk është nevoja ta them se u ndjeva pa masë e rrënuar.

Kur ke diçka të rëndësishme për ta thënë dhe e gjen mjetin për ta thënë atë, atëherë mos nguro. Është një gjë që ndodh kaq rrallë, saqë ia len çdo minutë që ke shpenzuar për të. Madje edhe sikur asnjë rezultat të mos e kesh, ia vlen gjithmonë të luftosh për këtë./Elida Buçpapaj

Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.