VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AFORIZMA TË ALIJA IZETBEGOVIC (Alija Izetbegoviç, 1925-2003)

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 10:10am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA TË ALIJA IZETBEGOVIC (Alija Izetbegoviç, 1925-2003)
E Mërkurë, 11.17.2010, 11:08am (GMT+1)

Gjithsesi kjo është një betejë e vështirë politike, e cila do të vazhdojë për shumë vite dhe në të cilën populli ynë nuk dëshiron të vdesë më. Unë nuk jam i sigurtë sa do të jemi të zotët të fitojmë, por jam i sigurtë se nuk do të humbasim asgjë nga këto që i kemi tani.


Sa për sovranitetin e Bosnje-Hercegovinës kuptohet se ne u pajtuam që të kemi sovranitet të kufizuar për një kohë të kufizuar. Kjo del e qartë nga Marrëveshja e Dejtonit.


Bosnja është një vend i ndërlikuar: tri fe, tri kombe dhe ata "të tjerët". Nacionalizmi është i fortë në të tri kombet; në dy prej tyre ka shumë racizëm, shovinizëm, separatizëm; dhe tani supozohet që ne ta krjojmë një shtet nga kjo.

Unë besoj se populli, në vend të rrenave të hijshme, duhet t'ia tregojmë të vërtetën, pavarësisht sa e shëmtuar të jetë ajo. E çfarë mund të bëjmë, fati nuk ka qenë i mirë me ne; por, me ndihmën e Zotit, ne do të kemi sukses.


Në këto negociata ne nuk jemi një objekt jondihmues, ndonëse të gjitha fuqitë botërore janë përfshirë. Ne luajmë një rol aktiv dhe përpiqemi të ndikojmë në fatin tonë; ne i kemi letrat tona fituese dhe i përdorim ato.

Bashkësia ndërkombëtare po i çon gjërat përpara në Bosnje... por është duke e bërë këtë në kurriz të popullit myliman. Unë e përjetoj këtë si një padrejtësi, janë gjëra me të cilat unë nuk mund të pajtohem.

Ne boshnjakët sigurisht që duhet të luftojmë për integritetin e Bosnjës./Elida Buçpapaj

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AFORIZMA NGA SALMA HAYEK (Salma Hajek, 1966) (11.11.2010)
AFORIZMA NGA VACLAV HAVEL (Vasllav Havel, 1936) (11.05.2010)
AFORIZMA NGA HEINRICH HEINE (Hajnrih Hajne, 1797-1856) (10.28.2010)
AFORIZMA NGA VICTOR HUGO (Viktor Hygo, 1802-1885) (10.17.2010)
AFORIZMA TË GEORG WILHELM FRIEDRICH HEGEL (Georg Vilhelm Fridrih Hegel, 1770-1831) (10.02.2010)
AFORIZMA NGA AUDREY HEPBURN (Odrei Hepbërn, 1929-1993) (09.19.2010)
AFORIZMA TË ALFRED HITCHCOCK (Alfred Hiçkok, 1899-1980) (09.14.2010)
AFORIZMA TË THEOPHILE GAUTIER (Teofil Gotjé, 1811-1976) (09.06.2010)
AFORIZMA TË NËNË TEREZËS (26 gusht 1910 - 5 shtator 1997) (08.30.2010)
AFORIZMA TË GALILEO GALILEIT (1564- 1642) (08.12.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]