VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AFORIZMA TË ALIJA IZETBEGOVIC (Alija Izetbegoviç, 1925-2003)
E Mërkurë, 11.17.2010, 11:08am (GMT1)

Gjithsesi kjo është një betejë e vështirë politike, e cila do të vazhdojë për shumë vite dhe në të cilën populli ynë nuk dëshiron të vdesë më. Unë nuk jam i sigurtë sa do të jemi të zotët të fitojmë, por jam i sigurtë se nuk do të humbasim asgjë nga këto që i kemi tani.


Sa për sovranitetin e Bosnje-Hercegovinës kuptohet se ne u pajtuam që të kemi sovranitet të kufizuar për një kohë të kufizuar. Kjo del e qartë nga Marrëveshja e Dejtonit.


Bosnja është një vend i ndërlikuar: tri fe, tri kombe dhe ata "të tjerët". Nacionalizmi është i fortë në të tri kombet; në dy prej tyre ka shumë racizëm, shovinizëm, separatizëm; dhe tani supozohet që ne ta krjojmë një shtet nga kjo.

Unë besoj se populli, në vend të rrenave të hijshme, duhet t'ia tregojmë të vërtetën, pavarësisht sa e shëmtuar të jetë ajo. E çfarë mund të bëjmë, fati nuk ka qenë i mirë me ne; por, me ndihmën e Zotit, ne do të kemi sukses.


Në këto negociata ne nuk jemi një objekt jondihmues, ndonëse të gjitha fuqitë botërore janë përfshirë. Ne luajmë një rol aktiv dhe përpiqemi të ndikojmë në fatin tonë; ne i kemi letrat tona fituese dhe i përdorim ato.

Bashkësia ndërkombëtare po i çon gjërat përpara në Bosnje... por është duke e bërë këtë në kurriz të popullit myliman. Unë e përjetoj këtë si një padrejtësi, janë gjëra me të cilat unë nuk mund të pajtohem.

Ne boshnjakët sigurisht që duhet të luftojmë për integritetin e Bosnjës./Elida Buçpapaj

Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.