VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AFORIZMA NGA EUGENE IONESCO (Eugjen Jonesko, 1912-1994)
E Premte, 11.26.2010, 05:27pm (GMT1)

Voal-online 26 nëntor-Një njeri me shpirt nuk është si çdo njeri tjetër.

Një hundë që mund të shohë vlen sa dy hundë që nuhatin.

Një vepër arti është mbi të gjitha një aventurë e mendjes.

Një shërbyes civil nuk bën shakara.

Bukuria është një gjurmë e çmuar të cilën përjetësia e shkakton për t'u shfaqur tek ne dhe pasaj na e merr atë prapë. Ajo është një manifestim i përjetësisë dhe gjithashtu i vdekjes.

Gjithçka që ka qenë do të jetë, gjithçka që do të jetë është, gjithka që do të jetë ka qenë.

Shpjegimi na ndan ne nga hutimi, i cili është i vetmi shteg drejt së pakuptueshmes.

Unë kam dyshuar gjithmonë tek të vërtetat kolektive.

Ideologjitë na ndajnë ne. Ëndrrat dhe hallet na bashkojnë.

Nuk ka përgjigje brilante, ka vetëm pyetje brilante.

Si të gjitha revolucionet, revolucioni surealist ishte një përmbysje, një rindërtim, një shprehje e domosdoshmërive vitale dhe të pazëvendësueshme.

Të jetuarit është jonormal.

Asnjë shoqëri nuk ka qenë e zonja të çrrënjosë pikëllimin njerëzor, asnjë sistem nuk mund të na çlirojë ne nga frika e të jetuarit, nga frika jonë e vdekjes, nga etja jonë për absoluten. Është gjendja njerëzore ajo që i përcakton kushtet socialje, jo e kundërta.


Shakespeare ishte i madh përpara nesh. Vendi i tij ishte midis Zotit dhe dëshpërimit.

Kritiku duhet të përshkruajë dhe jo të japë recetë.

Nuk ka religjon ku çdo ditë e jetës të mos jetë konsideruar një burg; nuk ka filozofi apo ideologji që nuk mendon se ne jetojmë në marrëzi.

Ne nuk kemi kohë të kapim kohën tonë.

Ti mund ti parashikosh gjërat vetëm kur ato kanë ndodhur./Elida Buçpapaj

Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.