E Enjte, 03.28.2024, 09:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA NGA HENRIK IBSEN (1828-1906)
E Mërkurë, 12.08.2010, 11:44am (GMT+1)

Voal-online 8 dhjetor-Populli është si anija, secili duhet të jetë i përgatitur për ta marrë timonin.

Zogu i pyllit nuk dëshiron kurrë kuvli.

Njeriu kurrë nuk duhet veshur me kostumet më të bukura kur ai shkon në betejë për lirinë dhe të vërtetën.

Pakica mund të ketë të drejtë, dhe shumica e ka gjithmonë gabim.

Një mijë fjalë nuk do të linin një mbresë kaq të thellë sa një veprim.

Kështjellat në ajër - atje është shumë e lehtë të gjesh strehë. Dhe është gjithashtu shumë e lehtë t'i ndërtosh.

Mos e përdor fjalën e huaj "ideal". Ne kemi fjalën e hatashme burimore "gënjeshtër".

A di çfarë jemi ne që e mbajmë veten si shtylla të shoqërisë? Ne jemi vetëm tullat e saj, as më shumë, as më pak.

Jeta në shtëpi nuk është më e lirë dhe e bukur nëse ajo është e ngritur mbi mërzitjen dhe borxhet.

Druaj për të gjithë ata që do t'u shkulen mjekrat nga këto makina. Sa punë i është dashur shkencës dhe kapitalizmit për t'i vënë në përdorim të gjitha këto shpikje, përpara se shoqëria të ketë prodhuar një brezni e cila të jetë e kualifikuar që t'i përdorë ato!

Është e pafalshme që shkencëtarët t'i torturojnë kafshët; le t'i bëjnë eksperimentet e tyre mbi gazetarët dhe politikanët.

Shiko të lutem në zemrën e çdo njeriu dhe do të gjeni gjithmonë tek secili së paku një njollë të zezë të cilën ai e fsheh.

Martesa! Asgjë tjetër nuk kërkon më shumë prej një burri.

Njëra nga cilësitë e lirisë është se, sa kohë që luftojmë për të, ajo zgjerohet. Prandaj ai që ndodhet në mes të betejës dhe thotë "ia arrita", vetëm sa tregon se sapo e ka humbur atë.

Ata njerëz që nuk dinë ta ruajnë shëndetin e tyre, duhet ta kenë nderin ta varrosin veten, dhe të mos humbet kohë me ta.

Ligësia është kompromis.

Shtyllat e së vërtetës dhe shtyllat e lirisë - ato janë shtyllat e shoqërisë.

Njeriu më i fuqishëm i botës është ai që rri më shumë i vetmuar.

Armiku më i keq i së vërtetës dhe lirisë në shoqërinë tonë është shumica kompakte.

Këta heronj të financave janë si rruazat në një pè; kur bie njëra, bien të gjitha pa përjashtim./Elida Buçpapaj

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AFORIZMA NGA NATALIE IMBRUGLIA (Natalie Imbrulja, 1975) (12.03.2010)
AFORIZMA NGA EUGENE IONESCO (Eugjen Jonesko, 1912-1994) (11.26.2010)
AFORIZMA TË ALIJA IZETBEGOVIC (Alija Izetbegoviç, 1925-2003) (11.17.2010)
AFORIZMA NGA SALMA HAYEK (Salma Hajek, 1966) (11.11.2010)
AFORIZMA NGA VACLAV HAVEL (Vasllav Havel, 1936) (11.05.2010)
AFORIZMA NGA HEINRICH HEINE (Hajnrih Hajne, 1797-1856) (10.28.2010)
AFORIZMA NGA VICTOR HUGO (Viktor Hygo, 1802-1885) (10.17.2010)
AFORIZMA TË GEORG WILHELM FRIEDRICH HEGEL (Georg Vilhelm Fridrih Hegel, 1770-1831) (10.02.2010)
AFORIZMA NGA AUDREY HEPBURN (Odrei Hepbërn, 1929-1993) (09.19.2010)
AFORIZMA TË ALFRED HITCHCOCK (Alfred Hiçkok, 1899-1980) (09.14.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]