VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
AFORIZMA NGA HENRIK IBSEN (1828-1906) E Mërkurë, 12.08.2010, 11:44am (GMT1) Voal-online 8 dhjetor-Populli është si anija, secili duhet të jetë i përgatitur për ta marrë timonin. Zogu i pyllit nuk dëshiron kurrë kuvli. Njeriu kurrë nuk duhet veshur me kostumet më të bukura kur ai shkon në betejë për lirinë dhe të vërtetën. Pakica mund të ketë të drejtë, dhe shumica e ka gjithmonë gabim. Një mijë fjalë nuk do të linin një mbresë kaq të thellë sa një veprim. Kështjellat në ajër - atje është shumë e lehtë të gjesh strehë. Dhe është gjithashtu shumë e lehtë t'i ndërtosh. Mos e përdor fjalën e huaj "ideal". Ne kemi fjalën e hatashme burimore "gënjeshtër". Jeta në shtëpi nuk është më e lirë dhe e bukur nëse ajo është e ngritur mbi mërzitjen dhe borxhet. Është e pafalshme që shkencëtarët t'i torturojnë kafshët; le t'i bëjnë eksperimentet e tyre mbi gazetarët dhe politikanët. Martesa! Asgjë tjetër nuk kërkon më shumë prej një burri. Ata njerëz që nuk dinë ta ruajnë shëndetin e tyre, duhet ta kenë nderin ta varrosin veten, dhe të mos humbet kohë me ta. Ligësia është kompromis. Shtyllat e së vërtetës dhe shtyllat e lirisë - ato janë shtyllat e shoqërisë. Njeriu më i fuqishëm i botës është ai që rri më shumë i vetmuar. Këta heronj të financave janë si rruazat në një pè; kur bie njëra, bien të gjitha pa përjashtim./Elida Buçpapaj Elida Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |