VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AFORIZMA TË JAMES JOYCE (Xhejms Xhojs, 1882-1941)

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 12:50pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA TË JAMES JOYCE (Xhejms Xhojs, 1882-1941)
E Martë, 12.21.2010, 10:13am (GMT+1)

Voal-online 21 dhjetor-Gjeniu nuk bën gabime; gabimet e tij janë me dashje dhe janë parahyrjet e zbulimit.

Pastaj e pyetaj atë me sytë e mi për të pyetur prapë po dhe ai pastaj më pyeti mua nëse them unë po dhe zemra e tij po përpëlitej si e çmendur dhe po i thashë unë po dua.

Më mirë të shkojmë trimërisht në botën tjetër, në kulmin e lavdisë e të pasionit, se të tretemi e të venitemi trishtueshëm nga mosha.

Kristofer Kolombi, siç e dinë të gjithë, është nderuar pas vdekjes, sepse ai ishte i fundit që e zbuloi Amerikën.

Unë jam nesër apo në një ditë të së ardhmes ai çfarë bëj sot. Unë jam sot çfarë unë u bëra dje ose një ditë të së shkuarës.

Iu druaj atyre fjalëve të mëdha që na bëjnë ne kaq të palumtur.

Mendoj se një fëmijë duhet lejuar të marrë emrin e babait të tij ose të nënës së tij sipas dëshirës me kalimin e moshës. Atësia është një trillim ligjor.

Kam krijuar kaq shumë enigma dhe gjëegjëza sa profesorët do të jenë të zënë për shekuj të tërë duke hamendur se çfarë doja të thoja, dhe kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar pavdekësinë e dikujt.

Nëse Irlanda ka për t'u bërë një Irlandë e re, ajo duhet të bëhet më parë evropiane.

Irlanda është dosa plakë që ha gicat e saj.

Irlanda esëll është Irlandë e vdekur.

Papërgjegjshmëria është pjesë e kënaqësisë së të gjitha artve; ajo është pjesa të cilën shkollat nuk mund ta dallojnë.

Burrat qeverisen nga vijat e drejta të intelektit - gratë: nga vijat e lakuara të emocioneve.

Goja ime është plot me dhëmbë të prishur dhe shpirti im është plot me ambicje të prishura.

Fjalët e mia në mendjen e saj: gurë të ftohtë e të shndritshëm duke u fundosur në një moçal.

Kombet kanë egon e tyre, tamam si individët.

As penë, as bojë, as tryezë, as dhomë, as kohë, as qetësi, as pjerrësi.

Poezia, madje edhe kur në dukje është tejet fantastike, gjithmonë është një revoltë kundër artificiales, një revoltë, në një mënyrë, kundër aktualitetit.

Shekspir është i lumtur t'iu zerë pritë të gjitha mendjeve që e kanë humbur drejtpeshimin.

Veprimet e njerëzve janë përkthyesit më të mirë të mendimeve të tyre.

Artisti, si Zoti krijues, rri brenda ose prapa ose mbi punëdoren e tij, i padukshëm, i pastruar nga ekzistenca, indiferent, duke i brejtur thonjtë e gishtave.

Kërkesa që ia bëj lexuesit im është që ai t'a kushtojë krejt jetën e tij duke lexuar veprat e mia.

Burrat e tanishëm janë vetëm dokrra e çka mund të kërkojnë ata nga ju.

Mendon se je duke i ikur vetes e në fakt je duke rendur drejt vetes. Rruga më e gjatë jashtë është rruga më e shkurtër për në shtëpi.

Kur të vdes, Dublini do të jetë i shkruar në zemrën time.

Të shkruash anglisht është tortura më e pafajshme e përckatuar gjithnjë nga mëkatet që ke kryer në një jetë të mëparëshme. Publiku lexues anglez i shpjegon arsyet pse./Elida Buçpapaj

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AFORIZMA NGA MICHAEL JACKSON (Majkëll Xhekson, 1958-25.06.2009) (12.14.2010)
AFORIZMA NGA HENRIK IBSEN (1828-1906) (12.08.2010)
AFORIZMA NGA NATALIE IMBRUGLIA (Natalie Imbrulja, 1975) (12.03.2010)
AFORIZMA NGA EUGENE IONESCO (Eugjen Jonesko, 1912-1994) (11.26.2010)
AFORIZMA TË ALIJA IZETBEGOVIC (Alija Izetbegoviç, 1925-2003) (11.17.2010)
AFORIZMA NGA SALMA HAYEK (Salma Hajek, 1966) (11.11.2010)
AFORIZMA NGA VACLAV HAVEL (Vasllav Havel, 1936) (11.05.2010)
AFORIZMA NGA HEINRICH HEINE (Hajnrih Hajne, 1797-1856) (10.28.2010)
AFORIZMA NGA VICTOR HUGO (Viktor Hygo, 1802-1885) (10.17.2010)
AFORIZMA TË GEORG WILHELM FRIEDRICH HEGEL (Georg Vilhelm Fridrih Hegel, 1770-1831) (10.02.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]