VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
AFORIZMA TË JAMES JOYCE (Xhejms Xhojs, 1882-1941) E Martë, 12.21.2010, 10:13am (GMT1) Voal-online 21 dhjetor-Gjeniu nuk bën gabime; gabimet e tij janë me dashje dhe janë parahyrjet e zbulimit. Pastaj e pyetaj atë me sytë e mi për të pyetur prapë po dhe ai pastaj më pyeti mua nëse them unë po dhe zemra e tij po përpëlitej si e çmendur dhe po i thashë unë po dua. Më mirë të shkojmë trimërisht në botën tjetër, në kulmin e lavdisë e të pasionit, se të tretemi e të venitemi trishtueshëm nga mosha. Unë jam nesër apo në një ditë të së ardhmes ai çfarë bëj sot. Unë jam sot çfarë unë u bëra dje ose një ditë të së shkuarës. Mendoj se një fëmijë duhet lejuar të marrë emrin e babait të tij ose të nënës së tij sipas dëshirës me kalimin e moshës. Atësia është një trillim ligjor. Nëse Irlanda ka për t'u bërë një Irlandë e re, ajo duhet të bëhet më parë evropiane. Irlanda esëll është Irlandë e vdekur. Fjalët e mia në mendjen e saj: gurë të ftohtë e të shndritshëm duke u fundosur në një moçal. Kombet kanë egon e tyre, tamam si individët. As penë, as bojë, as tryezë, as dhomë, as kohë, as qetësi, as pjerrësi. Shekspir është i lumtur t'iu zerë pritë të gjitha mendjeve që e kanë humbur drejtpeshimin. Veprimet e njerëzve janë përkthyesit më të mirë të mendimeve të tyre. Kërkesa që ia bëj lexuesit im është që ai t'a kushtojë krejt jetën e tij duke lexuar veprat e mia. Burrat e tanishëm janë vetëm dokrra e çka mund të kërkojnë ata nga ju. Mendon se je duke i ikur vetes e në fakt je duke rendur drejt vetes. Rruga më e gjatë jashtë është rruga më e shkurtër për në shtëpi. Kur të vdes, Dublini do të jetë i shkruar në zemrën time. Elida Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |