VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
AFORIZMA NGA CARL JUNG (Karl Jung, 1875-1961) E Djelë, 01.02.2011, 11:24am (GMT1) Voal-online 2 janar-Një
"britmë" është gjithmonë vetëm e tillë - një zhurmë dhe jo muzikë. Një femër veçanërisht e bukur është burim terrori. Si rregull, një femër e bukur është një dëshpërim i tmerrshëm. Të gjitha punët e njeriut e kanë prejardhjen në fantazinë krijuese. E çfarë të drejte kemi atëherë ta përçmojmë imagjinatën. Për aq sa ne mund të kuptojmë, i vetmi qëllim i ekzistencës njerëzore është një kandil në erë në errësirën e qenies. Madje as një jetë e lumtur nuk mund të jetë pa një përmasë errësire, dhe fjala lumturi do ta humbte kuptimin e saj nëse nuk do të ishte e baraspeshuar me trishtimin. Është shumë më mirë që gjërat të merren ashtu si vijnë, me durim dhe gjakftohtësi. Të gjitha format e narkomanisë
janë të këqija, pavarësisht se narkotiku është alkool, morfinë apo idealizëm. Kushtoju asaj dëshirë dhe asaj rruge për të cilat përvoja tregon se janë tuat. Talentet e mëdhenj janë frutat më të mirë dhe shpesh frutat më të rrezikshëm të pemës së njerëzimit. Ato varen në degët më të njoma, ku është e lehtë t'i kafshosh. Unë kam trajtuar me qindra të
sëmurë. Në mesin e atyre në moshën e dytë të jetës - domethënë mbi 35 vjeçarë -
nuk ka një nga ata që problemi i tyre të mos jetë në thelb mosgjetja e
botëkuptimit fetar mbi jetën. Në kaos është një kozmos, në gjithë çrregullimin është një rregull sekret. Gjithçka varet nga mënyra si i shikojmë gjërat, dhe jo nga mënyra si janë ato në të vërtetë. Është një fakt që nuk mund të
mohohet: ligësia e të tjerëve bëhet ligësi e jona, sepse ajo zgjon diçka të
keqe në zemrat tona. Dija nuk qëndron vetëm mbi të vërtetën, por edhe mbi gabimin. Njeriut i duhen vështirësitë;
ato janë të nevojshme për shëndetin. Dikush shikon mbrapa me
vlerësim ndaj mësuesve brilanë, por me mirënjohje ndaj atyre që i prekën në
ndjenjat njerëzore. Biografia është një material bazë kaq i domosdoshëm, por
ngrohtësia është element vital për rritjen e bimeve dhe për shpirtin e fëmijës. Nganjëherë, në të vërtetë, ka një hendek të madh midis gjeniut dhe cilësive të tij njerëzore, sa dikush pyet nëse diçka më pak talent të kishte pasur do të kishte qenë më mirë. Krijimi i diçkaje të re nuk
është e lidhur me intelektin, por nga loja e instinktit duke vepruar nga nevoja
e brendshme. Mendja krijuese luan me objektin të cilin ajo e dashuron. Më e vogla e gjërave me
kuptim ia vlen më shumë në jetë se më e madhja e gjërave pa atë (kuptimin) Konfliktet më të thella, nëse kapërcehen, lënë prapa një ndjesi të sigurisë dhe të qetësisë e cila jo lehtë mund të trazohet. Janë pikërisht konfliktet e thella dhe përplasja e tyre, të nevojshme për të prodhuar rezultate të vlefshme dhe afatgjata.
Nuk ka vetëdijësim pa dhimbje. Nëpërmjet krenarisë ne
gjithmonë e mashtrojmë veten tonë. Por thellë nën sipërfaqe të mesatares së
vetëdijës një zë i qetë, i vogël na thotë ne se diçka nuk shkon mirë.
Elida Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |