E Enjte, 03.28.2024, 10:20pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA NGA ANGELINA JOLIE (Anzhelinë Zholi, 1975)
E Djelë, 01.09.2011, 02:27pm (GMT+1)

Voal-online 9 janar-Të gjitha femrat kanë një këndvështrim të ndryshëm rreth jetës dashurore apo dëfrimit, apo mënyrës së përjetimit të tyre.

Ti babai im je një aktor i madh, por je më i mirë si baba.

Luaj gjithmonë role femrash të cilat janë ideali im.

Nuk besoj në fajin, besoj në përjetimin e shtysave sa kohë që nuk ke kurrën e kurrës ndërmend t'i bësh dëm dikujt. Dhe mos i gjyko njerëzit asnjëherë. Unë mendoj se duhet jetuar në liri të plotë.

Nuk më duke vetja aq e bukur, sepse mund të dalloj plot të meta. Njerëzit kanë vërtetë mendime bajate. Ata më quajnë mua thatanike, por kjo mua më bën të lumtur.

Mendoj se shumë njerëz në Hollywood kanë menduar gjithnjë se unë nuk jam normale, por unë jam e përkushtuar ndaj punës dhe kjo ka rëndësi.

Më pëlqen dikush që të jetë paksa i çmendur, por që vjen nga një mjedis i mirë.

Më pëlqen të fshihem prapa personazheve që luaj. Pavarësisht si mendon publiku, unë jam një person privat që e ka shumë të vështirë përballjen me famën.

Përpara se të vdes, do të më pëlqente të provoja gjithçka në këtë botë.



Nuk jamë ndjerë kurrë e qetë dhe pa halle. Nuk ka kuptim jeta nëse i ke këto ndjesi.

Nuk më pëlqen asnjëherë të jem e mallëngjyer. Njerëzit më thonë se unë e step veten kur ndodhem përballë ndodhive të tyre. Prapë vazhdoj kështu.


Jam duke bërë plot gjëra që i bëjnë femrat e forta. Njerëzve iu pëlqen të më shikojnë me ramë në dorë, me veprime të ashpra, si njëfarë makine. Mua më pëlqen të luaj femra të forta dhe shumë femërore.

Mendoj se të gjitha femrat kanë kaluar periudha kur e kanë urryer veten, kjo nuk është e pëlqyeshme. Më e mira është të braktisësh në jetë gjithçka që të sjell shqetësime. Kjo më pëlqen. Më duket shumë tërheqëse.

Kaloj nga një film në një tjetër, sikur kërcej nga një botë tek një tjetër. Kështu jetoj tek personazhet e mi dhe e harroj veten tim. Harroj se kush jam unë. Dhe gjërat shkojnë vërtet mbrapsht.

Më pëlqen të besoj se njerëzit më përkrahin mua në rolet e mia ose e shohin veten e tyre tek unë në filma. Njerëzit që e ndjejnë se më njohin, nuk kanë e nuk mund të kenë keqkuptime. Ata më kuptojnë. Unë e besoj këtë.

Po më bëhet një rrudhë tek cepi i syrit, dhe nuk po merrem dot me të. Më pëlqen që ju ta dini këtë.

Jam e lumtur që jam vetja ime, çka nuk kam qenë kurrë më parë. Gjithnjë jam fshehur nëpërmjet njerëz të tjerë, ose jam përpjekur ta gjej veten time nëpër personazhet, ose të jetoj jetët e tyre, por nuk i kam pasur ato gjëra në veten time.

Jam kryeneçe, por nuk jam kryengritëse pa arsye.

Kam dalë në përfundimin se të jesh i lumtur është një vendim. Ti asnjëherë nuk dëshiron që të jesh e keqja e të tjerëve, por dëshiron për vete tënde të jesh i lumtur. Kur bëhem e arsyeshme dhe nuk ju besoj më instinkteve të mia atëherë jam e shqetësuar.

E bër veten budallaqe? Punë e madhe. Nuk dua t'ia di asnjëherë se çfarë mendojnë të tjerët për mua.

Nëse unë mendoj më shumë për vdekjen se disa të tjerë, kjo ndoshta ndodh sepse e dua jetën më shumë se ata.

Kur i pyet njerëzit nëse do të kishin bërë prapë një gjë, ata thonë jo. Kjo më trondit.

Kur plot njerëz rreth e rrotull të thonë se je e mrekullueshme, atëherë ti mendon se je përralllore, por pastaj dikush të thotë se je hiç dhe ti i beson atij gjithashtu!

Oh, Zot, unë luftoj me vlerësimin e pakët ndaj vetessime gjithë kohën! Unë mendoj se të gjithë vuajnë nga kjo. E kam shumë keq punën me veten tim, kjo është e pabesueshme!

Nganjëherë im shoq më duket kaq i hatashëm sa mendoj se pse ai ndodhet me mua. Nuk e di nëse jam mjaft e mirë. Por nëse ndihem e lumtur, kjo është gjithçka për mua.

E vërteta është dëshira për të jetuar. Dhe mua më pëlqen që jam e lirë. Përndryshe do të ndihesha si kafshë e egër në kafaz. Më mirë të isha e vdekur. Dhe kjo është e thjeshtë vërtetë. Dhe mendoj se kjo ndjesi nuk është e pazakonshme.

Shërim? Nuk më duhet. Rolet që luaj janë shërimi im.

Ka diçka nga vdekja që është rehatuese. Mendimi se do të vdesësh nesër, të çliron ty ta vlerësosh jetën tënde tani.

Gjërat që më frymëzojnë, ato më shkatërrojnë.

Ne dashurojmë jo duke gjetur njeriun e përkryer, por duke mësuar ta shohim në mënyrë të përkryer një njeri të papërkryer.

Kudo që jam e gjej veten duke parë jashtë dritares dhe duke dëshiruar të jem diku tjetër.

Pa dhimbje nuk do të kishte kurrë vuajtje, pa vuajtje nuk do të mësonim kurrë nga gabimet tona. Me një fjalë, dhimbja dhe vuajtja janë çelësi i të gjitha dritareve, pa to, nuk do të kishte kurrsesi jetë./Elida Buçpapaj

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AFORIZMA NGA CARL JUNG (Karl Jung, 1875-1961) (01.02.2011)
AFORIZMA TË JAMES JOYCE (Xhejms Xhojs, 1882-1941) (12.21.2010)
AFORIZMA NGA MICHAEL JACKSON (Majkëll Xhekson, 1958-25.06.2009) (12.14.2010)
AFORIZMA NGA HENRIK IBSEN (1828-1906) (12.08.2010)
AFORIZMA NGA NATALIE IMBRUGLIA (Natalie Imbrulja, 1975) (12.03.2010)
AFORIZMA NGA EUGENE IONESCO (Eugjen Jonesko, 1912-1994) (11.26.2010)
AFORIZMA TË ALIJA IZETBEGOVIC (Alija Izetbegoviç, 1925-2003) (11.17.2010)
AFORIZMA NGA SALMA HAYEK (Salma Hajek, 1966) (11.11.2010)
AFORIZMA NGA VACLAV HAVEL (Vasllav Havel, 1936) (11.05.2010)
AFORIZMA NGA HEINRICH HEINE (Hajnrih Hajne, 1797-1856) (10.28.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]