VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
AFORIZMA NGA THOMAS JEFFERSON (Tomas Xhefërson, 1743-1826) E Djelë, 01.16.2011, 12:01pm (GMT1)
Voal-online 16 janar-Një Ligj i të Drejtave është diçka të cilin njerëzit ia kërkojnë çdo qeveri dhe të cilin asnjë qeveri nuk duhet ta refuzojë ose ta vonojë. Një burracak është shumë më tepër i prirur të grindet se çdo njeri shpirtmirë. Një trup i
fuqishëm e bën mendjen të fuqishme. Reklamat janë e vetmja e vërtetë që përmban një gazetë. E gjitha për çfarë tiranitë kanë nevojë për të mbijetuar është që njerëzit me të vetëdijë të lartë të heshin. Gjithashtu duhet ta ngulitim në mendje parimin e shenjtë se, ndonëse vullneti i shumicës në të gjitha rastet merr rëndësi, për të qenë i drejtë, duhet të jetë i arsyeshëm; se të gjitha pakicat zotërojnë të drejtat e tyre të barbarta, të cilat ligji i barbartë duhet t'i mbrojë, dhe shkelja e tij do të ishte shtypje. Gjithmonë
mbaji gjërat nga doreza e lëmuar. Një mik i
lënduar është më i hidhur se të gjithë armiqtë. Trupi i sëmurë është i padurueshëm, por më i padurueshmi nga të gjitha gjërat njerëzore është trupi pa mendje. Librat përbëjnë kapital. Një bibliotekë është jetëgjatë sa edhe një shtëpi, me qindra vjet. Pra librat nuk janë një artikull konsumi, por një kapital. Dhe shpesh, në rastin e njerëzve profesionistë, është i vetmi kapital. Miqësia
është e çmueshme, jo vetëm në hije, por edhe në dritën e jetës, dhe falë
qeverisjes së mirë të miqësisë pjesa më e madhe e jetës sonë është dritë. Shtyrja për
më vonë është më e pëlqyeshme se gabimi. Mos e kafsho
karremin e kënaqësisë, gjersa ti e di se përtej ti është grepi. Mos fol për çfarë ke bërë apo për çfarë ke ndërmend të
bësh. Gabimet e opinionit mund të tolerohen atje ku arsyeja lihet e lirë t'i luftojë ato. Secili qytetar duhet të jetë një ushtar. Kështu bënin
grekët dhe romakët, dhe duhet të bëhet kështu në çdo shtet të lirë. Përvoja ka treguar se njeriu është e vetmja kafshë që
e ha dikë të llojit të vet, sepse unë nuk mund të gjej një term më të butë për
të përkufizuar sjelljen e të pasurit ndaj të varfërit. Për një popull që është i lirë dhe dëshiron të jetë i
tillë, një polici e armatosur mirë dhe e organizuar mirë do të ishte siguria e
tij më e mirë. Ai që di më pak është më pranë së vërtetës, se ai
mendja e të cilit është e mbushur me rrena dhe gabime. Ndershmëria është kapitulli i parë në librin e
mençurisë. Jam shokuar kur më thanë se në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës shitja e një libri mund të bëhet temë e një hetimi, dhe e një hetimi
kriminal gjithashtu. Mendoj se më i lumturi është ai për të cilin bota flet
më pak, mirë apo keq. Unë shpresoj
se zgjuarsia jonë do të rritet bashkë me fuqinë tonë, dhe të na mësojë ne se,
sa më pak ta përdorim fuqinë tonë, aq më të mëdhenj do të jemi. Unë parashikoj të ardhmen e lumtur të amerikanëve nëse ata mund të parandalojnë qeverinë nga shkatërrimi i sindikatave nën pretekstin se po kujdesen për to. Unë mendoj
si romakët: se gjenerali i sotëm duhet të jetë nesër një ushtar po të jetë
nevoja. Nëse ka një
parim më thellë të rrënjosur në mendjen e çdo amerikani, ai është që ne kurrë
nuk do të bëjmë diçka nëpërmjet pushtimit. Nga pikëpamja e stilit, noto në drejtim të rrymës; nga pikëpamja e parimit, qëndro si shkëmb. Injoranca
është më e pranueshme se gabimi, dhe është më larg së vërtetes ai që nuk beson
në asgjë se ai që beson në diçka të gabuar. Është më mirë gjithmonë të mos kesh fare ide sesa të kesh ide të rreme; dhe të mos besosh në asgjë, sesa të besosh në mënyrë të gabuar. As pasuria, as luksi, por qetësia dhe puna ju japin lumturinë. Religjioni ynë duhet të lexohet në jetët tona dhe jo
në fjalët tona. Njerëzimi është më shumë i prirur të vuajë sesa të
luftojë për t'i larguar format me të cilat janë mësuar. Nga leximi i historisë jam bindur se qeverisja më e
keqe vjen nga tepërimi i qeverisjes. Nuk ka epërsi më të madhe ndaj të tjerëve se
gjakftohtësia dhe qetësia në çfarëdo rrethane. Individi guximtar është shumicë. Politika është një tronditje e tillë sa do t'ia
këshilloja kujtdo që ia dua të mirën të mos përzihet me të. Shija nuk mund të kontrollohet nëpërmjet ligjit. Qeveria më e fuqishme është ajo ku çdo njeri ndjehet pjesë e saj. Deti zhurmëmadh i lirisë nuk është kurrë pa dallgë. Kujdesi për jetën dhe lumturinë njerëore, dhe jo shkatërrimi i tyre, është qëllimi i parë dhe më i mirë i çdo qeverie. Toka iu përket të gjallëve, nuk iu përket të vdekurve. Shkëlqimi i një mendimi të ngrohtë vlen për mua më shumë se vlera e çdo paraje. Zoti që na krijoi, na e dha njëkohësisht edhe lirinë. Mendimi i mirë i njerëzimit, si leva e Arkimedit, sapo t'i jetë dhënë pika e mbështetjes, e lëviz botën. Njeriu që nulk lexon asgjë është më i ditur se ai që
nuk lexon asgjë tjetër veç gazetave. Edhe lufta më e suksesshme rrallë paguan për humbjet e
shkaktuara. Shpirti i rezistencës ndaj qeverisë është kaq i vlefshëm në disa raste sa do të doja ta mbaja gjithmonë të gjallë. Ka një aristokraci natyrale tek njerëzit. Bazat e saj janë virtuti dhe talentet. Nuk ka të vërtetë që unë i trembem ... ose që do të doja të ishte e panjohur për tërë botën. Njerëzit e druajtur parapëlqejnë më shumë qetësinë e despotizmit se detin e zhurmshëm të lirisë. Për të depërtuar dhe për t'i davaritur retë e errësirës, mendja njerëzore duhet të forcohet nëpërmjet shkollimit. E vërteta sigurisht që është një degë e moralit dhe tejet e rëndësishme për një shoqëri. Ecja është ushtrimi më i mirë fizik. Bëjeni zakon të ecni shumë shpejt. Kalimi nga depostizmi në liri nuk është shesh me lule. Nëse më lihej mua në dorë të vendos a duhej të kishim
një qeveri pa gazeta apo të kemi gazeta pa një qeveri, unë do ta parapëlqeja
menjëherë pa nguruar këtë të dytën. Kurdo që jeni duke bërë diçka, veproni sikur e gjithë bota është duke ju parë. Atje ku shtypi është i lirë dhe ku çdo njeri mund ta lexojë, gjithçka është e sigurt. Ne nuk mund të stivosemi në qytete të mëdha si në Evropë, ne do të bëhemi të korruptuar si Evropa.
Elida Buçpapaj
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |